verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me qëndrime personale dhe pa burime, gazetaria bëhet skandal

on 23 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Skandaloze, “BESA” e fut edhe ZOTIN ne propagandë partiake (VIDEO)]

Në punën e përditshme të gazetarëve, ngjarjet politike krijojnë një lloj asimetrie psikologjike. Gazetari duhet të bëjë distancë mes bindjeve të tija dhe asaj që duhet të raportohet, edhe nëse nuk i pëlqen subjekti apo ngjarja për të cilën raportohet. Gazetarët mund edhe të kenë mllefet e tyre personale, ato ndoshta edhe mund të akumulohen, mirëpo në asnjë moment nuk duhet të projektohen në punën e tyre, e sidomos në shkrimin e lajmeve.

[Recension: Skandaloze, “BESA” e fut edhe ZOTIN ne propagandë partiake (VIDEO)]

Linku për te artikulli origjinal: Skandaloze, “BESA” e fut edhe ZOTIN ne propagandë partiake (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 15.11.2016

Data e recensionit: 16.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Lajmi në drini.mk që flet për konventën promovuese të kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Besa, reflekton një revoltë të theksuar të autorit të këtij lajmi. Shqetësimi kryesor i autorit është se përse Lëvizja Besa është dashur të përmendë termin “Zot” në kuadër të një fushate politike dhe përse feja, sipas tij, të instrumentalizohet për qëllime politike nga ana e Lëvizjes Besa. Ja si duket teksti i klipit që promovon konventën e kësaj partie:

“Nëse beson në DREJTËSI!

Nëse beson në ZOT!

Nëse beson se është koha e NDRYSHIMEVE TË MËDHA!

Nëse beson se fëmijët tanë meritojnë NJË TË ARDHME MË TË MIRË!

Nëse beson se është koha TA KTHEJMË DINJITETIN!

Nëse beson se duhet të marrim atë QË NA TAKON NË KËTË SHTET!

EJA në konventën e Rilindjes me Besë!”

Ndoshta për dikë edhe mund të jetë e kuptueshme revolta që shfaq gazetari në këtë rast, por ajo assesi dhe në asnjë moment nuk mund të jetë e tolerueshme kur shfaqet brenda tekstit të një lajmi. Është e ndaluar rreptësisht në gazetari demonstrimi i revoltës, urrejtjes, dhunës dhe pakënaqësive të ndryshme që mund të ketë gazetari në raport me ngjarjen.

Nuk bëhet kështu, nga cilido kënd që ta kapësh. Gazetari në këtë rast mund edhe të ketë ngritur një pyetje të qëlluar nga aspekti i interesimit të qytetarëve, kur pyet se a është e drejtë apo jo që kjo parti politike të zhvillojë fushatën me një frymë fetare. Dhe, më pastaj, thotë se kjo ngelet të gjykohet nga qytetarët dhe njohësit e këtyre çështjeve.

Shumë mirë pra, pyetja që shtron dilemën është në rregull, që duhet të vlerësohet nga ekspertë, edhe kjo është në rregull. Atëherë ku janë qëndrimet e ekspertëve, apo anketa me qytetarë? Përse nuk është kërkuar ndonjë qëndrim, të paktën nga një burim i vetëm? Është gabim trashanik që gazetari të japë vlerësime personale mbi lajmin që ka shkruar vetë. Nuk e gjeni askund në botë këtë praktikë. Patjetër të sigurohet ndonjë prononcim nga dikush. Për ndryshe, që gazetari t’i ikte këtij konflikti në raport me profesionin, fare lehtë mund të shkruante një kolumnë ku do të paraqiste qëndrimet personale mbi përdorimin apo keqpërdorimin e besimeve fetare për arritjen e qëllimeve politike. Në këtë rast do të ishte shumë më në rregull shkrimi, ndërsa ashtu siç është, nuk shkon.

Mos harrojmë, nëse bëjmë një krahasim, të njëjtën gjë e bëri lideri i BDI-së në Dibër kur një pjesë të fjalimit ua kushtoi çështjeve fetare përpara të pranishmëve në tubimin e kësaj partie, mbase edhe në kontekst tjetër por…Nëse ngritet si shqetësim, kështu duhet bërë. Merren ekspertët dhe flasin se çfarë do të thotë kur partitë politike të bëjnë retorikë fetare gjatë një fushate politike (edhe pse këtu s’ka fare retorikë fetare, por kjo është një temë tjetër), vallë kjo e rrezikon sekularitetin e shtetit, ku fillojnë dhe ku mbarojnë limitet e prezantimit të fesë në këtë rast, sa e dobishme apo e dëmshme është që një parti politike të thirret në Zot, çfarë fitojnë apo humbin qytetarët nga qëndrimet e tilla, a duhet të ngrihet kaq shumë pluhur vetëm nëse në një afishe partiake është përmendur termi “Zot”, a e kanë bërë një gjë të tillë edhe parti të tjera në vend, si qëndrojnë punët në vendet tjera demokratike , si dhe një sërë çështjesh të tjera që personat kompetentë do t’i thoshin me shumë qetësi. Mund të ishin njohës të sistemeve politike, njohës të filozofisë, sekulariste e teistë, sociologë, teologë, komunikologë, politikologë, qytetarë të zakonshëm që kanë qëndrime të kundërta, e kështu me radhë.

Kësisoj, do të kishim një lajm të kompletuar, i cili do t’iu ofronte mundësi lexuesve që në mënyrë të pavarur të bëjnë vlerësime mbi këtë veprim të një partie politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja