verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me tekst skandaloz nuk raportohet për skandale!

on 17 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Skandal/ aktivistët e BDI-së në Hasanbeg: nëse na jepni votat, ua sjellim bagerat]

Manipulimet e partive në pushtet me elektoratin janë të një rëndësie të veçantë. Dhe, me të drejtë gazetari mund të shtrojë publikisht dyshime dhe dilema. Mirëpo dyshimet apo përfundimet mbi çështjen që e trajton duhet t’i argumentojë në mënyrë precize, me burime dhe me fakte, me qëllim që informacioni të arrijë të opinioni i plotë, i vërtetuar dhe objektiv.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Skandal/ aktivistët e BDI-së në Hasanbeg: nëse na jepni votat, ua sjellim bagerat

Data dhe koha e publikimit: 12.08.2016

Data e recensionit: 17.08.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë pretendon të informojë për një skandal, por të njëjtin nuk e verifikon më asnjë argument. Në tekst thuhet se banorëve të lagjes së Hasanbegut në Shkup u thuhet se “nëse duan që të pastrojnë shtëpitë e tyre duhet t’i sigurojnë që do ta votojnë BDI-në”.

“Hasanbegasit po alarmojnë se aktivistët e BDI-së në këto lagje shqiptare u thonë banorëve, se nëse duan që të pastrojnë shtëpitë e tyre duhet t’i sigurojnë që do ta votojnë BDI-në, e më pas do t’u dërgojnë mjetet e nevojshme për pastrimin e shtëpive të tyre, si bagera etj. Ata thonë se këtë nuk ua ka guxuar të ua bëjë as Çubrilloviçi e as Millosheviçi.”

Autori i tekstit për pohimet e mësipërme nuk ka asnjë argument të vetëm. Asnjë audio incizim nga prononcimet e banorëve, asnjë deklaratë të shkruar apo video. E të mos flasim për mospërfshirjen apo mungesën e prononcimit të palës së ‘akuzuar’. Këto elemente do të ishin argumente për atë që e ngre si skandal autori. E vërteta gazetareske është e barabartë me përmbledhje faktesh. Po ashtu, edhe transparenca e gazetarëve matet me fakte.

Po të vërtetohej skandali, me një informacion të plotë, preciz dhe të verifikuar, opinioni do të fitonte pasqyrë reale për politikat manipuluese. Në këso rastesh, në vend të zbulimit të sjelljes skandaloze të partisë në pushtet , siç ka pretenduar përmbajtja, skandali shkon si “autogol” për vetë tekstin dhe autorin e tij.

“Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur. Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar”, thonë standardet të etikës gazetareske.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

Spekulon pa fakte

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja