verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Media si dorë e zgjatur e propagandës partiake

on 22 - 12 - 2016       

[Recension: “BESA dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së, nuk ankohet në Gjykatën administrative!”]

Që në titull vërehet shtrembërim ose spin, si dhe koment që nuk përkon me një përmbajtje, e cila duhet të informojë. Edhe pse esenca e gazetarisë është që të prezantohen dhe gërshetohen faktet dhe mendimet e ndryshme, në këtë tekst qëndron vetëm një vlerësim, ai i autorit të tekstit, i cili e konsideron veten si burimin më të sigurtë për lajmin që e ka shkruar.

besa-dore-e-zgjatur-e-vmro-dpmne-se-nuk-ankohet-ne-gjykaten-administrative-shkurt-shqipLinku për te artikulli origjinal: BESA dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së, nuk ankohet në Gjykatën administrative!

Data dhe koha e publikimit: 19.12.2016

Data e recensionit: 21.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ky tekst është kokë e këmbë koment. Një shkrim që është futur në rubrikë të lajmeve sa për ta “shitur” më lehtë, por në fakt, i gjithë teksti është qëndrim personal i autorit. Që në titull jepen kualifikime të llojit “BESA dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së”,  gjë që paraqet kualifikim të rëndë, pa asnjë bazë prove të dhënë në tekst.

“Edhe pse nga Lëvizja Besa thonë se: “Organet e partisë kanë vlerësuar që mos të ankohen në Gjykatën administrative sepse dyshojmë në pavarësinë e saj”, por e vërteta është krejt ndryshe. Në sinkronizim të plotë me VMRO-DPMNE -në, pronari i kësaj lëvizje politike edhe kësaj rradhe ashtu si me mospasjen e gatishmërisë për të bashkëpunuar me partitë tjera opozitare para zgjedhjeve del në mbrojtje të VMRO-së dje jaranit të tyre Nikolla Gruevskit

Vetë pyet, vetë përgjigjet. Kjo nuk i ngjan një përmbajtjeje informative.  Në tekst është vendosur arsyetimi i Lëvizjes Besa, që shpjegon përse kjo parti nuk ka vijuar më tej me paditë në Gjykatën Administrative, por nuk është treguar se në çfarë mënyrë po e mbron ky subjekt VMRO DPMNE-në, ashtu siç sugjerohet në përmbajtje. Gazetarit kur shkruan lajme nuk i takon të bëjë analiza politike, ndërsa shkrimet e tilla duhet të jenë të destinuara për rubrikën e komenteve apo opinioneve.

Akuzat shkojnë edhe më larg….

“Të gjitha ankesat e Lëvizjes Besa për parregullësi gjatë procesit zgjedhor ishin një farsë dhe vazhdim i marketingut politik ku në asnjë procesverbal vëzhguesit e kësaj lëvizje nuk kishin ankimuar parregullësi tregon për lojën e ndytë që mundohen tu tregojnë shqiptarëve”

 Prej ku gjithë ky mllef? Prej ku vijnë të gjitha këto analiza dhe akuza?

“Edhe ankesa në një vendvotim në Gostivar ku edhe do të ketë rivotim është një kurth dhe një mashtrim ku gjoja dëshirojnë të përmbysin rezultatin në favor të LSDM-së është mashtrim i rradhës sepse edhe ashtu ky rezultat nuk u kryen ndonjë farë pune por i kryen punë të madhe shefit të tyre i cili jo më larg se dje në paraqitjen publike para protestuesve para KSHZ tha se Pobratimi i Besës nuk do marr pjesë në Rivotim dhe paralajmëroi mos njohje të rezultatit zgjedhor që është një alibi për tejzgjatje të këtyre zgjedhjeve dhe tentativë për të mbajtur zgjedhje të reja bashkë me zgjedhjet lokale në pranverë”

Nëse këto zgjedhje nuk kanë qenë të drejta dhe demokratike, ku është pengesa që ato të përsëriten në vitin e ardhshëm? Ose, fundja, gazetarët nuk janë ata që mund tregojnë se kur duhet të mbahen. Ne, si vëzhgues intensiv të të gjithë proceseve politike, mund të japim mendime se si do duhej të rregullohej ndonjë çështje duke u bazuar në vlerësiume të njohësve apo në përvoja pozitive, por në tekste analitike që nuk e kanë vendin në rubrikën e lajmeve. E sigurisht se nuk duhet të nxitemi nga tifozllëku për ndonjë parti ose të marrim anë në mbrojtje të interesave të ndonjë subjekti politik.

 

  • “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

  • Në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë, gazetarët do ta pranojnë gjykimin profesional vetëm prej kolegëve të tyre dhe do të jenë jashtë ndikimeve politike dhe ndikimeve të tjera”-

    Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja