verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediat e lira dhe liria e të shprehurit në Maqedoni

on 10 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

27-02-2014-7

Insituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen, partner në Programin për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë, së bashku me Ambasadën e Francës në Shkup, i përkushtoi dy ditë punë në muajin shkurt për ta analizuar lirinë e media dhe lirinë e të shprehurit në Maqedoni.

Dita e parë, 26 shkurt 2014, ishte e rezervuar për tryeza të rrumbullakëta dhe për debat (e organizuar në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis) me ekspertë nga Franca dhe Maqedonia nga fusha e drejtësisë dhe e gazetarisë. Së bashku me publikun, që kryesisht përbëhej nga gazetarë dhe ekspertë që punojnë në këtë fushë, ekspertët e krahasuan lirinë e të shprehurit dhe të mediave në Maqedoni dhe në Francë, nga këndvështrimi i praktikës juridike.

Ekspertët francezë nga organizata Reporters without Borders (Raportuesit pa kufinj) iu drejtuan publikut duke e prezantuar metodologjinë për Indeksin e tyre të më të ri botëror për lirinë e shtypit për vitin 2014. Sipas rezultateve, Maqedonia ishte në vendin e 123-të, duke shënuar rënie të madhe prej 84 vendesh në krahasim me pozitën prej para 4 vitesh. Gjatë prezantimit ishte e qartë se gazetarët maqedonas ballafaqohen me autocensurë, që është e papranueshme për një vend kandidat për anëtarësi në BE. Gjendja aktuale në shoqëri, dënimet e larta për gazetarët dhe gjykimi i paradokohshëm i një gazetari maqedonas, ishin disa nga arsyet e debatit të nxehtë me publikun. Në krahasim me mediat franceze, “që janë larg nga të qenit të përkryera”, siç theksuan ekspertët francezë, Maqedonia megjithatë është shumë larg lirisë së të shprehurit që do të mund të jetë e pranueshme në një shoqëro evropiane.

Në këtë debat u përfshinë edhe çështje të tjera nga ky domen, ndërsa juristët, profesorët dhe studentët e drejtimit juridik biseduan për situatën në dy territore. Kjo është konferenca e tretë që mbahet në kuadër të drejtësisë krahasuese franceze-maqedonase, që u mbajt në hapësirat e Fakultetit Juridik në Shkup. Në debat u hapën disa këndvështrime të reja sa i përket lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave, duke i krahasuar dy territoret, por edhe shoqëritë e tjera demokratike nëpër histori. Evolucioni i mendimit të lirë dhe i të shprehurit të lirë dhe mënyra e të shprehurit, sot ka shumë dallime në Francë dhe në Maqedoni. Debatet u fokusuan në çështjen se si të sigurohet dhe si të zhvillohet liria e të shprehurit, si të ruhet dhe si të shmanget gjuha e urrejtjes në të gjitha nivelet. Nga këndvështrimi juridik, edhe pse e rregulluar me dispoziatd dhe ligje, vija e hollë mund të kalohet (edhe atë lehtë). Mbi mediat dhe informatat ndikojnë shoqëria dhe politika, si dhe teknologjia nëpërmjet veglave për rrjetëzim social, në internet dhe jashtë tij. Mbetet një pyetje: si të sigurohet dhe si të zhvillohet ajo liri, si e drejtë themelore e çdo krijese njerëzore.

Dy konferencat i hapi zonja Karen Roshe, këshilltare në Ambasadën e Francës në Maqedoni dhe z. Sebastian Botro Bonter, drejtor i Institutit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen, si dhe z. Borçe Davitkovski, dekan dhe profesor në Fakultetin Juridik në Shkup. Moderator i ditës së parë ishte Vlladimir Petreski, redaktor i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media. Njëri nga folësit në debatin me temë “Zhvillimi i perspektivës së lirisë së mediave në kohën digjitale” isht edhe Filip Stojanovski, koordinator programor në fondacionin Metamorfozis dhe udhëheqës i projektit Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, që është pjesë e programit të USAID-it për përkrahjen e mediave të pavarura në Maqedoni.

 

Për më tepër informata rreth temave të diskutuara, folësit dhe ekspertët, vizitoni ueb-faqen e Institutit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen.

Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen është partner në Programin për bashkëpunimin e decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë, që koordinohet nga ALDA. Për më tepër informata në lidhje me të drejtat e njeriut dhe komponentet e tjera për bashkëpunim në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Normandisë së Ulët dhe Maqedonisë, vizitoni ueb-faqen e projektit.

 

Burimi: alda-europe.eu „Free media and freedom of expression in Macedonia“

Abonohuni për lajmet më të reja