verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediat e robëruara: A dëshirojnë gazetarët liri?

on 4 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Генралниот сектретар на ЦЕИ, Giovanni Caracciolo di Vietri на консултации со македонскиот министер за надворешни работи, Никола Поповски по повод преземањето на претседателството врз организацијата од јануари 2015. Фото: ЦЕИ, октомври 2014
Sekretari gjeneral i IEQ – Iniciativës së Evropës qendrore, Giovanni Caracciolo di Vietri në konsultime me ministrin maqedonas për punë të jashtme, Nikolla Poposki me rastin e kryesimit me organizatën prej janarit të vitit 2015. Foto: IEQ, tetor 2014

 

Apo më komode dhe më e levërdishme është pozita që të jenë në prehërin e pushtetit dhe në kosharen qeveritare.

 

Shkruan: Еroll Rizaov

 

Sado që të duket e pabesueshme, megjithatë ka gjasa që liritë mediatiek në Maqedoni të kthehen në nivelin e vitit 2008 kur ishim në vendin e 34 në rang listat botërore. Këtë mundësi që ta largohet barra e rëndë dhe e turpshme që e bart edhe pushteti edhe gazetaria, mirëpo edhe e gjithë shoqëria, e ofron Iniciativa e Evropës Qendrore (CEI), e cila është edhe promovuesja më e madhe e lirisë së mediave në Ballkan. Prej një janarit të vitit 2015, Maqedonia do të kryesojë me këtë organizatë rajonale me ndikim, që u ndihmon vendeve ballkanike të hyjnë në BE.

Do të ishte reale dhe e afër mendjes së shëndoshë të besohet se kryesuesi i një organizate të këtillë të rëndësishme do ta ndjejë barrën e përgjegjësisë që t’i ngrejë standardet mediatike në vendin e vet në nivel më të lartë. Në qoftë se jemi në krye të një organizate të madhe që kujdeset për liritë mediatike do të ishte me vend që të mos skuqemi nga turpi kur kryetari do të japë vërejtje se diku në Ballkan ka presion mbi gazetarët.

Marrja e funksionit të kryetarit natyrisht e imponon një obligim të tillë, ndërsa nga ana tjetër ky është një rast i mirë për qeverinë që në raportet me Brukselin ta zgjidhë njërën nga vëretjet më të mëdha dhe më serioze për liritë e kufizuara mediatike në Maqedoni. Kryeministri Gruevski paralajmëroi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e Maqedonisë dhe i tregoi prioritetet në udhëheqjen me CEI-në. Kryesisht kjo do të jetë rritja ekonomike, ndërtimi i infrastrukturës, rritja e punësimit dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe pluralizmit.

A mund të pritet që kryeministri Nikolla Gruevski ta pranojë këtë realiteti dhe të ndërmarrë disa veprime të rëndësishme para konferencë së parë të CEI-t në vitin 2015. I pari dhe më aktuali është që menjëherë të rishqyrtohet ligji para se të hyjë në fuqi për rritjen dramatike të të dhënave për honorare për 30 deri në 40 për qind. Praktikisht, kjo politikë “ndëshkuese” do ta ngulfasë gazetarinë, e cila edhe ashtu është e varfër. Kjo shihet nga fakti se redaksitë e gazetave, televizioneve dhe portaleve të internetit, një numër i madh i organizatave joqeveritare që e ndihmojnë gazetarinë, mbi 70 për qind mbështeten në bashkëpunëtorë me honorar, të ardhurat mujore të të cilave janë në kufi të mbijetesës. Rritja e të dhënave për 30 për qind e më tepër, punëdhënësit dhe numri më i madh i donatorëve nuk do ta pranojnë këtë si obligim të vetin. Ngritja e lartë e harxhimeve do të shkaktojë edhe marrjen e kundërmasave për zvogëlimin e bashkëpunimit honorarik dhe numrin e gazetarëve të angazhuar me kontratë në vepër. Pa punë do të mbeten një numër i madh i njerëzve, pa të cilët, mediat vështirë se do të funksionojnë me kualitetin e njëjtë.

 

A ËSHTË I MUNDUR GJESTI I PAJTIMIT

Gjëja e dytë është se a ka mundësi qeveria të bëjë një gjest pajtimi ndaj shoqatave të gazetarëve dhe t’i pranojë të gjitha vërejtjet e gazetarëve për ligjet për mediat dhe organet rregullatore që janë në përputhje me praktikat dhe legjislacionin evropian. Kjo do ta hapte rrugën për kthimin e besimit të qytetarëve te mediat, e poashtu do t’i kthente edhe standardet më të larta gazetareske dhe redaktuese. Gjëja e tretë është shpërndarja e barabartë e fushatave qeveritare dhe qasja e barabartë e të gjitha mediave deri te paratë e buxhetit që për shumë vite ndahen më shpesh si mjete korruptive për televizionet komerciale më me ndikim dhe për RTM-në si shërbim publik. Kështu, nëpërmjet derës së madhe do të vendosej pavarësia e politikave redaktuese dhe roli i kryeredaktorëve dhe i kolegjiumeve redaktuese. Në masë të madhe kjo do t’i amortizonte raportet e pronarëve ndaj redaktimit dhe do ta shënonte kthimin në skenën publike të dialogut dhe të debateve demokratike ku do të vinte në shprehje diversiteti, toleranca, me një fjalë do të kthehej pluralizmi atje ku ka qenë, në fillim. Debllokimi i qasjes së opozitës deri te televizioni publik dhe te televizionet komerciale dhe gazetat, pa dyshim do ta vinte në funksion edhe parlamentin shumëpartiak, i cili tani është jolegjitim, për shkak se më shumë se gjashtë muaj funksionon pa opozitë relevante.

Dhe ndoshta hapi më i rëndësishëm i një qeverie me vetëbesim gjatë marrjes së udhëheqësisë me CEI-n do të ishte oferta serioze për shoqatat e gazetarëve për një projekt të përbashkët për subvencione të mediave dhe për përkrahjen e nevojshme financiare, që nuk do të ketë ndikim negativ në kualitetin e informimit dhe pavarësinë e mediave dhe të gazetarëve. Ndoshta disa njerëz do të befasohen, mirëpo në Evropë dhe në botë, numri më i madh i mediave marrin ndihmë solide nga arka shtetërore dhe nga një numër i madh i fondeve dhe i fondacioneve. Maqedonia është një nga vendet e rralla ku në fushën e mediave janë në fuqi disa nga ligjet më rigjide liberale. Kjo për vendet e varfëra me një treg të pazhvilluar të mediave dhe të marketingut dhe kulturë të pamjaftueshme të komunikimit, është vendim vdekjeprurës edhe për kualitetin e informimit edhe për liritë mediatike.

 

DYER TË HAPURA PËR KORUPSION

Në Maqedoni më shumë se dhjetë vite janë hequr të gjitha subvencionet për mediat, që i hapi gjerësisht dyert për qasje korruptive dhe presion ekonomik mbi mjetet e informimit publik. Shembujt e dallimit në qasje te subvencionet dhe përkrahja financiare mediatike në të gjitha vendet e BE-së janë të zbatueshme edhe në Maqedoni. Format e ndryshme të përkrahjes buxhetore dhe të përkrahjes tjetër për mediat në Austri dhe në vendet skandinave, në Francë dhe në Gjermani mund të jenë hap i madh përpara në përmirësimin e kualitetit të informimit të qytetarëve të Maqedonisë, e poashtu mund t’i zvogëlojnë edhe tensionet në mes esnafit të gazetarëve, ndarjeve përplot me urrejtje të cilat u përkrahën nga politika më së shumti me kursimin selektiv të arkës shtetërore vetëm për përkrahësit e politikave qeveritare.

Ka edhe shumë gjëra që duhet t’i bëjnë vetë redaktsitë, redaktorët, menaxhmenti, pronarët e mediave, mirëpo sikur të fillohej me këto hapa në muajt e parë të vitit 2015, Maqedonia do të jepte një shenjë shumë serioze edhe për BE-në edhe për NATO-n, veçanërisht për fqinjët ballkanikë, se me vendosmëri është përcaktuar për demokraci parlamentare dhe gjithçka që e shoqëron atë.

Е tani vijmë deri te çështja kryesore, se a do Qeveria e Maqedonisë, dhe një pjesë e mirë e gazetarëve, të kenë media të lira, apo duan një pozitë shumë më komode dhe më të levërdishme të mbeten në prehërin e pushtetit dhe në kosharen qeveritare, ku masat për sukses janë në kundërshtim me profesionalizmin gazetaresk. Kur qeveria dhe gazetarët do t’i plotësonin këto obligime, fillimisht ndaj publikut të vet, ky do të ishte me siguri hapi më i rëndësishëm për kthimin e demokracisë dhe të lirisë, si dhe të drejtave të rrezikuara të njeriut.

Është e vështirë të besohet se kryeministri Nikolla Gruevski pas pothuajse nëntë vite të qeverisjes dhe tre vite të tjera mandat, do të ndërmarrë një veprim me rëndësi shtetërore dhe do të vendosë të hapë një pako të madhe demokratike dhe të hapërojë drejt Evropës. Ky do të ishte investimi i tij më i madh për ardhmërinë e Maqedonisë, sado i vonuar.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja