Kuriozitetet për punën e gazetarit nuk duhet të merren si devijim nga lajmi
Published in Recensione
on 22 - 12 - 2015 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Nga vezët e drejtuar komunës pëson edhe gazetari i Telegrafit”]
Protestat e javës së kaluar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Tetovë, u ndoqën me vëmendje të madhe nga mediat. Secila medie tentoi të përcjellë këndvështrim ekskluziv të ngjarjes me qëllim të tërheqjes së vëmendjes. Disa nga portalet e ndoqën protestën duke informuar publikun direkt nga vendngjarja. Njëri nga ata raportoi edhe për incidentin me gazetarin e saj. Një lajm i tillë ka interes por duhet patur kujdes që ngjarja mos devijojë vëmendjen nga vetë lajmi.
Linku deri te artikulli origjinal: “Nga vezët e drejtuar komunës pëson edhe gazetari i Telegrafit”
Data dhe koha e publikimit: 18.12.2015, 14:58
Data e recensionit: 20.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Protestat zakonisht zënë hapësirë të madhe mediatike pikërisht për faktin se bëhet fjalë për interes publik (ose të një grupi të publikut), gjë që është edhe synim i gazetarit. Incidentet ose demonstrimet që vinë nga protestuesit, zakonisht janë ngjarje të pritshme. Në këtë rast, gjuajtja e ndërtesës së Komunës së Tetovës me vezë, në shenjë proteste, ishte kulmi i kësaj ngjarje. Media që ne analizojmë raportoi me korektësi për ngjarjen. Në një nga lajmet e saja ajo njoftoi edhe për incidentin që i ndodhi gazetarit të saj.
Gjatë protestës për ajër të pastër në Tetovë nga protestuesit para komunës së Tetovës është qëlluar me vezë edhe gazetari i Telegrafit, Elmedin Memishi.
Publikimi i këtij lajmi duhet ku rastësisht ka pësuar edhe gazetari i saj, duhet marrë si kuriozitet, si nga media ashtue dhe nga lexuesi. Nëse nuk ke ndjekur raportimet në vazhdimsi dhe lexon vetëm këtë lajm, a dashur mund te krijohet përshtypja se fokusi është tek gazetari dhe jo tek ngjarja, edhe pse media ka ndjekur protestën me korrektësi.
Keqkuptimi mund të lindë nga formulimi i tektit, ose më saktësisht rrjeshti më poshtë:
Gjithashtu, përveç gazetarit të Telegrafit është goditur edhe objekti i Komunës së Tetovës me vezë, gur dhe gjësende tjera.
Pavarësisht se lajmi qartësisht ishte një kuriozitet, raportimi duhet të bëhet pa shkaktuar keqkuptime.
Sulmet ndaj gazetarëve krijojnë bujë sepse cilësohen si sulme ndaj fjalës së lirë por në këtë rast nuk ka qenë aspak i tillë. Madje na ilustrohet me fotografi ku gazetari shihet që nuk e ndjen veten të rrezikuar dhe e ka pranuar me shumë sportivitet. Përderisa incidenti nuk ka qenë i qëllimshëm dhe nuk ka ndodhur asgjë më shumë, për publikun mbetet një informacion që tregon natyrën e punës së gazetarit. Ky infprmacion mund të jepej si kuriozitet dhe jo i përshkruar me fjalinë “përveç gazetarit të Telegrafit është goditur edhe objekti i Komunës së Tetovës”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e