verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Mediat shqiptare në Maqedoni me qasje objektive ndaj PSP-së

on 2 - 03 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Сосема друга приказна - телевизиски станици на албански јазик. Фото: скриншот
Tregim krejtësisht tjetër – stacionet televizive në gjuhën shqipe. Foto: screenshot

Fakti që madje 82,7 për qind e shqiptarëve të anketuar të Maqedonisë kanë qëndrim pozitiv ndaj prokurores speciale Janeva dhe ndaj ekipit të saj, është rezultat edhe i mungesës së fushatës negative në media që konsumohen nga ky segment i popullatës.

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Anketa të cilën e bëri para do kohësh televizioni “Telma” në bashkëpunim me Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, pa dyshim korrespondoi me shumë tema aktuale politike që na mundojnë të gjithëve. Njëra nga ato pyetje, gjithsesi, është se a do të ketë sukses Prokuroria speciale publike në misionin e saj, a e ka mbështetjen e publikut dhe a do të jenë nesër politikanët fajtorë që këtij institucioni në mënyrë të pamëshirshme ia humbin kohën?

Të përkujtojmë se në pyetjen “A duhet të vazhdohet periudha gjatë së cilës PSP-ja do të mund të ngrejë padi të reja?”, 62,8 për qind janë përgjigjur me “po”, ndërsa kundër kanë qenë 28 për qind. Me këtë rast, përgjigja pozitive te maqedonasit e anketuar ka qenë 56,5 për qind, 36,1 janë deklaruar “kundër”, ndërsa te shqiptarët, përgjigje pozitive kanë dhënë madje 82,7 për qind, ndërsa vetëm 10,6 për qind kanë qenë kundër!

“Ky është vullneti i shprehur në mënyrën më të qartë në lidhje me të gjitha pyetjet që ua parashtruam”, thotë Аtanas Kirovski, drejtor dhe kryeredaktor i televizionit “Telma” dhe shton: “Madje dy të tretat e qytetarëve janë për atë që PSP-së t’i vazhdohet mandati dhe kjo është imperativ edhe për partitë! Kjo gjithsesi vlen veçanërisht për partitë shqiptare, të cilat nuk mund ta dëshmojnë këtë shprehje plebishitare të vullnetit te votuesit e tyre. Indikative është edhe ajo se në radhët e VMRO-DPMNE-së, parti e cila zhvilloi fushatë negative ndaj PSP-së, ka 20 për qind të simpatizuesve që e mbështesin Katica Janevën dhe ekipin e saj”.

Kirovski konsideron se pas gjithë kësaj rrëmuje të tranzicionit që zgjat mbi 20 vjet te ne, gjithnjë e më e madhe është dëshira për drejtësi dhe ajo është personifikuar pikërisht të PSP-ja.

Lidhja ndërmjet PPS-së dhe fushatës së LSDM-së – “E vërteta për Maqedoninë”, ta themi edhe atë, jo në atë mënyrë siç shkruan dhe flet për këtë shërbimi propagandues proqeveritar, e hap perspektivën se lidhja e tranzicionit politikë – financa do të bjerë. Domethënë, sigurisht se këto situata me “bombat” e Zaevit kishin edhe një ndikim të përgjithshëm, gjithsesi, pavarësisht nga perceptimi etnik. Kështu mund të arsyetohen edhe ndryshimet e mendimit publik.

IRI në dhjetor të vitit 2015 do të konstatojë se 16 muaj pas hulumtimit paraprak të mendimit publik në muajin maj të vitit 2014, deri në tetor të vitit 2015, rejtingu i VMRO-DPMNE-së ka rënë prej 34 në 24 për qind. Po të llogaritet kjo në përqindje apo vota, do të thotë se partia e Gruevskit vetëm për 16 muaj ka humbur një të tretën e votave apo 160.000 vota. Analistët e tij kanë mundur të llogarisin se koalicioni fitues i VMRO-DPMNE-së, sipas hulumtimit të cilin preferojnë ta citojnë, në këtë periudhë sa zgjat bojkoti i opozitës në Kuvend dhe pasi u emetuan bisedat e përgjuara, ka humbur mesatarisht nga 10.000 vota muaj, me çka është shkrirë mbështetja e tyre nga qytetarët dhe është kthyer në nivelin prej 320.000 votave, sa kanë fituar në zgjedhjet e vitit 2006.

Sipas anketës së IRI-t, bisedat e përgjuara dhe formimi i PSP-së i kanë ndihmuar LSDM-së që prej 10 për qind në maj të vitit 2014, kur ka pasur 283.000 vota, mbështetja të rritet për 12 për qind në tetor të vitit të kaluar, që shikuar matematikisht është për 20 për qind më shumë se trupi votues që kjo parti e kishte në ato zgjedhje, me çka edhe ajo i është afruar numrit prej 320.000 votuesve.

Prandaj, konsideron Gjorgji Spasov, Gruevski e ka bllokuar reformën e mediave, “Gruevski e ka bllokuar reformën e mediave, “të cilat edhe më tutje janë arma e tij më e fuqishme për ruajtjen e pushtetit dhe për t’i fituar zgjedhjet”. Ai, siç thotë Spasovi, “edhe në këtë periudhë të tranzicionit, i shfrytëzon ato për lartësim të përditshëm të veprave të tij dhe të veprave të partisë së tij dhe i shfrytëzon ato jo për të krijuar klimë të besimit siç kërkon Marrëveshja e Përzhinës, por për ashpërsimin e retorikës politike, për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, për njollosjen dhe për nënçmimin e liderëve të opozitës dhe për frikësimin e popullit nga ’qëllimet e saj të rrezikshme’, gjegjësisht nga ’skenarët e zinj’ që ajo i përgatit”. Sipas Spasovit, Gruevski e bllokon punën e Prokurorisë speciale publike që të mos lejojë drejtësia gjyqësore të dalë në shesh para zgjedhjeve të caktuara në vitin 2017.

Komunikologu Sеfer Tahiri, i cili mori pjesë në debat në televizionin “Telma”, me rastin e kësaj ankete dhe prej të cilit kërkuam që për “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM) të komentojë se si mosekzistimi i fushatës së zezë ndaj PSP-së, gjegjësisht raportimi normal dhe objektiv për PSP-në, mundësoi një mbështetje aq të madhe për Janevën dhe kolegët e saj, theksoi:

“Për shkak të kontekstit të ri politik dhe të komunikimit, gjithmonë duhet të bëhet dallim ndërmjet mediave tradicionale dhe mediave të reja. E njëjta vlen edhe kur i trajtojmë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni nga aspekti i qëndrimit të tyre ndaj aktorëve politikë. Në një pjesë të mediave në internet kishte një diskurs mediatik, i cili ishte në ndikimin e drejtpërdrejtë të politikës, i plotësuar me stigmatizim, demonizim dhe me njollosje të personave, grupeve, mirëpo edhe të partive politike. E njëjta mund të konstatohet për televizionet në nivel nacional: “Alsat M”, “Shenja” dhe TV21, te të cilat kemi qëndrim profesional ndaj partive politike dhe qëndrimeve të tyre, në kuptim se partive politike u jepet hapësirë në emisionet informative, edhe pse nuk përjashtohet anshmëria politike-partiake në momente të caktuara”.

Mirëpo, për dallim nga mediat tradicionale në gjuhën maqedonase, vazhdon Tahiri, në të cilat personat dhe partitë politike që mendojnë ndryshe linçohen publikisht, dhe një pjesë e këtyre mediave dhe gazetarëve e marrin rolin e prokurorisë dhe të gjykatave, në mediat elektronike në gjuhën shqipe kjo nuk ndodh, ndërsa arsyeja kryesore për këtë është fakti që në to nuk emitohen të ashtuquajtura fushata me interes publik, të cilat ishin të financuara nga pushteti, e të cilat në fakt, siguruan mjete të mëdha financiare për mediat. Dhe si rezultat i mbështetjes financiare nga ana e pushtetit, në një pjesë të mediave në gjuhën maqedonase kishim diskurs propagandues, gjegjësisht anshmërinë politike e manifestuan në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, për dallim nga mediat në gjuhën shqipe, në të cilat ajo manifestohet në mënyrë delikate dhe të sofistikuar, pa pasur konstruksione mediatike-partiake dhe manipulime të realitetit politik.

Anëtari i organit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, Lulzim Haziri, për TV21 para do kohësh deklaroi se “disa media nacionale me dygjuhësinë e tyre imponuan vlera të reja në hapësirën mediatike. Me paraqitjen e mediave të reja u pasurua hapësira mediatike në Maqedoni, ka më shumë vend për debate, të cilat mungonin, veçanërisht te mediat në gjuhën maqedonase. Për shkak se, shumica prej tyre emitonin monologë në vend të debateve, ndërsa mediat në gjuhën shqipe janë sinonim për debate.

Dhe fakti që mediat që emitojnë programe në gjuhën shqipe ose në dy gjuhë ishin në grupin e atyre që mbetën të padënuara, pothuajse deri në ditët e fundit të periudhës 100-ditëshe të mbikëqyrjes, gjithsesi, dëshmon se në mes tjerash, prej tyre nuk buronte energji negative, e cila ishte karakteristike për një pjesë të mediave kryesore maqedonase. Mungesa e fushatës së zezë në një pasqyrë të përgjithshme të raporteve të ASHMAA-së për përmbajtjet e tyre mediatike, gjithsesi tregon se nuk ka fushatë të zezë edhe sa i përket qëllimeve të tjera politike.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.