verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediat, zgjedhjet dhe listat zgjedhore në shtet ku nuk është mbajtur regjistrimi i popullatës

on 16 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
„Таман стигнав да се родам пред попис за да бидам попишан.“ Кампања за попис во Велика Британија, 2006. Фото: John Dalton

Arrita të lindi para se të mbahet regjistrimi i popullatës që të  mund të regjistrohem. Fushata për regjistrimin e popullatës në Britaninë e Madhe, 2006. Foto: John Dalton 

 

Është me rëndësi esenciale që të ketë informacion mbi numrin e popullsisë, strukturën arsimore, moshën e popullsisë, sipërfaqet e tokës dhe të dhënat të ngjashme që duhet t’i ketë Enti Statistikor i Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, për shkak se në vendin tonë edhe kjo është e lidhur me politikën, është e pakontestueshme se mediat duhet të interesohen për këtë çështje në kontekstin e procesit të ardhshëm zgjedhor.

 

Shkruan: Doc. dr. Svetllana Veljanovska, doktor e të drejtës ndërkombëtare

 

Nga informacionet e shumta për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president, mediat si duket e kanë harruar thelbin për të cilin organizohen zgjedhjet: mundësia për t’u ofruar votuesve të një vendi që me votën e tyre të zgjedhin një nga kandidatët e ofruar, që t’ia bartin autoritetin e tyre për të marrë vendime në emër të tyre.

Debatet në lidhje me përmbajtjen e listave zgjedhore, për atë se a është dhe sa është ajo ” e (pa)pastër”, të cilat zhvillohen në media, prezantohen nga aspekti i gabuar i vëzhgimit. Pyetja e parë që duhet të parashtrohet dhe nga e cila varen të gjitha aktivitetet e mëtejshme, në fakt është ajo që është prezantuar në intervistën e “Utrsinki vesnik”-ut: Për listë të mirë zgjedhore duhet të ketë regjistrim të popullatës. Pse në Republikën e Maqedonisë një kohë të gjatë nuk ka regjistrim të popullatës?

Mediumi që do ta parashtrojë këtë pyetje dhe do të marrë përgjigje nga përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, e jo nga vëzhguesit ndërkombëtarë, do ta ketë privilegjin t’i hapë dyert për të pasur zgjedhje demokratike në Republikën e Maqedonisë.

 

Nëse Burma bën regjistrimin e popullatës, mundemi edhe ne

Portali Plusinfo dhe Radio Evropa e Lirë e prezantojnë qëndrimin e politikanëve se problemi është në konceptin e regjistrimit te ne:

“Mendimi im është se ne na duhet, një softuer kompjuterik, me anë të cilit saktë do të evidentohet prezenca e secilit qytetar në çdo moment, në secilën minutë, d.m.th kush është në shtet e kush jo, dhe në të mund të bëhet edhe një rubrikë shtesë ku secili do të mund ta deklarojë përkatësinë etnike dhe fetare, për shkak të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe dispozitave kushtetuese që lidhen me të.” Vullnet politikë, e jo softuer i ri për regjistrim të popullatës

 

Чиста работа – попис по пошта во САД: „Формуларите за пописот ви се доставени: Вашиот одговор е обврска според закон“, 2010. Фото: Quin Dombrowski

Punë e pastër – regjistrimi nëpërmjet postës në SHBA: “Formularët për regjistrim të popullatës gjenden brenda në zarf: Me ligj jeni të detyruar ta plotësoni atë”, 2010. Foto: Quin Dombrowski

 

Me këtë nuk janë dakord demografët, të cilët thonë se nuk mund të ndryshojë koncepti i regjistrimit për shkak se të gjitha vendet duhet t’i respektojnë rekomandimet për regjistrim të Komisionit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara. Përndryshe, ne do të ngatërrojmë popullsinë e një vendi me atë të një vendi tjetër, sepse ata do të jenë të regjistruar dy herë, një herë në vendin tonë, mirëpo edhe në vendin e tyre të banimit. Ekspertët, para së gjithash, problemin e definojnë si mungesë të funksionalitetit të institucioneve të sistemit.

Një pjesë e madhe mediave e transmetuan lajmin se në Mjanmar (ish Burma) më shumë se 30 vjet nuk ka pasur regjistrim të popullatës dhe se regjistrimi është duke u realizuar gjatë këtyre ditëve, me ç’rast nuk harruan të theksojnë dyshimet kanë të bëjnë me numrin e popullsisë dhe se fokusi do të jetë në përkatësinë fetare të grupeve etnike. Kombet e Bashkuara janë organizata e cila ka ofruar trajnim dhe formularët për regjistrim.

Ndoshta analogjia me këtë vend nuk është më e adekuatja me Republikën e Maqedonisë. Megjithatë, në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur tri regjistrime të popullsisë në vitin 1991, 1994 dhe 2002. Për secilin prej tyre ka pasur dyshime mbi vërtetësinë e të dhënave mbi popullsinë dhe përbërjen etnike, e ka pasur edhe dorëheqje apo shkarkim të anëtarëve të Komisionit shtetëror për regjistrim. Plusinfo

Pse mediat kanë nevojë për të dhënat nga regjistrimi?

Në çdo shoqëri normale demokratike regjistrimi është vetëm operacion statistikor. Është me rëndësi esenciale që të ketë informacion mbi numrin e popullsisë, strukturën arsimore, moshën e popullsisë, sipërfaqet e tokës dhe të dhënat të ngjashme që duhet t’i ketë Enti Statistikor i Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, për shkak se në vendin tonë edhe kjo është e lidhur me politikën, është e pakontestueshme se mediat duhet të interesohen për këtë çështje në kontekstin e procesit të ardhshëm zgjedhor.

 

Si punojnë institucionet shtetërore pa të dhëna nga regjistrimi i popullatës

 

Për regjistrimin që u zhvillua në verën e vitit 2011 dhe u ndërpre disa ditë para fundit, kishte dy teori për atë se pse ndodhi kjo: e para, se rezultatet nuk do t’u përgjigjen shqiptarëve, gjegjësisht se do të dalë se ata janë më pak se sa që pretendohet. Sipas të dytës, vendimin për ndërprerjen e regjistrimit e ka marrë pikërisht partia maqedonase në pushtet, pasi rezultatet paraprake treguan se një numër i konsiderueshëm i maqedonasve kanë migruar, sidomos nga pjesët lindore të vendit. Plusinfo

 

Пописна машина за пребројување и читање на дупчени картички (Hollerith Census Machine – компанијата потоа се спои со IBM), 1890 година. Денес се наоѓа во Computer History Museum. Фото: Scott Beale, 2006 godina

Makina për regjistrim që shërben për numërimin dhe leximin e fletëve shpuara (Hollerith Census Machine – më pas kompania është bashkuar me IBM), viti 1890. Sot gjendet në Computer History Museum. Foto: Scott Beale, 2006

 

Mediat nuk duhet të interesohen për atë se cila nga këto dy teori apo ndoshta ndonjë e tretë është e vërtetë, për shkak të së cilës regjistrimi nuk pati sukses. Ata duhet të tentojnë të gjejnë përgjigje për pyetje të tjera, ndërmjet të cilave edhe për këto:

  • Nga përfaqësuesit e Entit Statistikor të informohen (dhe të na informojnë neve si lexues, dëgjues dhe shikues), pse nuk janë në gjendje t’i respektojnë standardet e Komisionit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara që çdo dhjetë vjet të realizohet regjistrimi i popullatës (rekomandohet që kjo të bëhet në vitet që mbarojnë me 0 ose 1), të organizojnë regjistrim të popullatës si që është praktikë në çdo shtet demokratik. Të punësuarit e tyre, në momentin kur janë në vendet e punës, a i kryejnë detyrat e tyre të punës apo ato partiake?
  • Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë të informohen se në bazë të të cilave të dhëna statistikore i bëjnë projeksionet për funksionimin e ekonomisë?
  • Nga përfaqësuesit e Agjencisë për punësim të informohen se në bazë të të cilave të dhëna statistikore i marrin të dhënat për papunësinë në shtet? Nga cili numër i popullatës së aftë për punë e llogarisin përqindjen e të punësuarve, gjegjësisht të papunësuarve?
  • Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit – si vijnë deri tek numri i nevojshëm i vendeve të lira për ta shpallur konkursin për regjistrim në fakultete dhe në shkollat e mesme?
  • Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë – si e dinë se cila është sipërfaqja e tokës së punueshme dhe me cilat kultura është mbjellë? A janë të vërtetat të dhënat që i kanë dorëzuara bujqit?
  • T’i pyesin përfaqësuesit e partive opozitare se prej ku i kanë të dhënat që i shfrytëzojnë për kritikat e politikave qeveritare, pa marrë parasysh se për cilën lëmi bëhet fjalë apo i marrin ato të dhëna të cilat janë më të përshtatshme për kritikat që duhet t’i bëjnë?

 

4811068834_0955d1a325_o

Reklamë kanadeze për regjistrimin e vitit 1971: „Një qershori është dita për regjistrim. Ç’ka të re te ju?” Ilustrimi: Duncan Macpherson. Burimi: The Telegram (Toronto), 21 maj 1971. Foto: Jamie

 

Regjistrimi është kyç për të pasur listë reale zgjedhore

Regjistrimi i popullatës është kyç për të pasur listë reale zgjedhore, prej ku do të hiqen emrat e personave të vdekur dhe  të shpërngulur, me të cilët manipulohet në të gjitha zgjedhjet. Nuk do të ketë raportime të tipit:

vetëm nëse dihet saktë se sa persona me pasaporta biometrike e kanë raportuar vendqëndrimin e tyre në Shqipëri, Gjermani, Zvicër apo në Shtetet e Bashkuara dhe a mund ata të votojnë në Tiranë, Berlin, Çikago, ose në Shkup.

Bile edhe vetë vendimet e Gjykatës Administrative të cilat janë të bazuara në argumente formale, e jo substanciale, mund të përmirësohen vetëm nëse realizohet regjistrim i vërtetë.

Mediat kanë të drejtë dhe obligim në emër të lexuesve, dëgjuesve dhe të shikuesve të tyre t’i pyesin institucionet pse nuk është realizuar regjistrimi. Nëse ndonjëra nga mediat merr përgjigje të parezervë dhe të padyshimtë për ta përcaktuar numrin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë, që përputhet me numrin e dokumenteve personale të lëshuara dhe me numrin e votuesve të regjistruar në listat zgjedhore, atëherë ndoshta ende mund të ketë shpresë që të kemi zgjedhje të ligjshme.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja