verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediet dhe politika në spiralen e heshtjes

on 18 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
spiral-550x226
Tirani di Social Media dan Spiral Kebisuan by Hilman Fajrian

Sipas teorisë së spirales së heshtjes, pakica e cila përfaqëson një qëndrim të caktuar, cili nuk është i pranuar gjerësisht nga shoqëria, nuk flet për këtë për shkak të frikës nga izolimi, represioni ose pasojaet e tjera. Intensiteti i spirales së heshtjes varet drejtpërdrejt nga shkalla e demokracisë dhe nga zhvillimi ekonomik i një vendi.

Shkruan: Zoran Bojarovski

Tekstet gazetareske, përveç që e realizojnë funksionin e informimit, në mes tjerash, kanë edhe një rol shumë të rëndësishëm – t’i motivojnë qytetarët që të mendojnë. Askush nuk duhet të pajtohet domosdoshmërisht me atë që e distribuojnë mediet. Veçanërisht jo në Maqedoni, ku, sipas të gjitha raporteve, një numër i madh i kompanive mediatike, kryesisht, merren me propagandë.

Përkundrazi. Për problemet dhe për dukuritë që na rrethojnë, duhet të mendojmë me kokën tonë dhe të kërkojmë zgjidhje në përputhje me interesat e arsyeshme të komunitetit të cili e përbëjmë të gjithë ne dhe i cili (duhet të jetë) është funksional për shkak të këtyre vendimeve (tona).

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre. Kjo nuk është e drejtë ekskluzive vetëm e atyre që janë të zgjedhur në zgjedhje, të cilët kanë vende të punës me ndikim, e atyre që (mendojnë se) kanë çfarëdo qoftë fuqie financiare ose ndonjë fuqi tjetër.

Pse e potencoj këtë? Pse aq shumë insistojmë për të drejtën për të votuar dhe për shprehur zëshëm për çdo qytetar?

Për arsye se, për shkak të rrethanave të ndryshme, që kryesisht janë produkt i ambienteve jodemokratike, qytetarët, në mes tjerash, iu nënshtruan gjendjes që e shkakton – spiralja e heshtjes.

Teoria e spirales së heshtjes është fryt i punës së Elizabet Noel-Nojman në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Noel-Nojman ka qenë gazetare, hulumtuese e mendimit publik, hulumtuese e tregut, këshilltare e burrështetasve dhe profesoreshë universitare. Ajo e ka themeluar Institutin për hulumtim të mendimit publik “Alensbah” dhe Institutin për publicistikë në Majnc. Noel-Nojman ka shkaktuar ndikim serioz në shkencat shoqërore, veçanërisht në shkencat e komunikimit, më së shumti pikërisht me teorinë e saj për spiralen e heshtjes.

Sipas kësaj teorie, pakica e cila përfaqëson një qëndrim të caktuar, cili nuk është i pranuar gjerësisht nga shoqëria, nuk flet për këtë për shkak të frikës nga izolimi, represioni ose pasojaet e tjera. Intensiteti i spirales së heshtjes varet drejtpërdrejt nga shkalla e demokracisë dhe nga zhvillimi ekonomik i një vendi. Sa më demokratik dhe më i zhvilluar ekonomikisht që është vendi, aq më pak është e pranishme frika nga shprehja publike e qëndrimeve dhe e kundërta.

Përpiluesja e kësaj teorie, e cila për Maqedoninë është aq reprezentative dhe aplikatibe, ka konstatuar se disa individë duan të jenë në anën e vërtetë që të mos largohen nga loja e shumicës, edhe pse intimisht nuk pajtohen me këtë, për shkak të ndjenjës së gjashtë “kuazistatike”, e cila na paralajmëron për trendet e mendimit publik dhe na shtyen drejt kallëpeve që i krijon shumica.

Në mes tjerash, mjeti më efikas për krijimin e mendimit dominant janë mediet. Porositë që dëshirohen në mënyrë dominante dërgohen deri te receptorët e qytetarëve, te të cilët presioni nga frika prej izolimit dhe etiketimit është aq i fortë sa që i aktivizon mekanizmat për përshtatje, për konformizëm ndaj mendimit që mbisundon të cilin e imponon shumica.

Manipulimi i dytë më i shpeshtë është frika nga izolimi për të cilin flet teorial e spirales së heshtjes është keqpërdorimi i anketave, i hulumtimeve të mendimit publik.

Shumë shpesh spiralja e heshtjes, rezistenca e qytetarëve për të marrë pjesë në anketa, e dëmton përfaqësimin politik të mostrës së një hulumtimi. Kjo bën që në hulumtim të jenë më të përfaqësuar votuesit e partive që janë në pushtet, për shkak se në atë mënyrë bëhen shumicës dhe kjo krijon një pasqyrë shumë të gabuar, për shembull, për disponimin e votuesve. Kështu, rezultatet e gabuara jo vetëm që i çojnë qytetarët kah përfundimet e gabuara, por janë edhe një bazë e mirë për manipulim plotësues me mendimin publik.

Prandaj, luftoni për mendimin tuaj dhe mos i mbivlerësoni mediet, e as hulumtimet e mendimit publik, për shkak se pastaj mund të jetë – vonë!


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja