verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediet e robëruara dhe e vërteta e falsifikuar

on 1 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Фото: jornal.cat
Foto: jornal.cat

 

Mediet më të shikuara në vend në fakt nuk janë medie, por makina klasike propaganduese për PR, të cilat e hekurosin perden e zezë të gënjeshtrës, e cila 24/7 i mbulon sytë e publikut. Nuk është me rëndësi se cili institucion ose individ në publik do të prezantojë çfarëdo qoftë dëshmish për keqpërdorimin e të mirave publike, nuk është me rëndësi as ajo që e shohim dhe e dëgjojmë me sytë tona, propagandistët e prezantojnë vetëm atë që duan.

Shkruan: Sead Rizvanoviq

Në konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike, të cilën me shpirt e priste gjithë kombi, dhe në të cilën u hap hetim kundër, deri para disa kohësh, e ndoshta edhe akoma, de-facto, njeriut më të fuqishëm në vend, televizioni më i shikuar në vend parashtroi disa pyetje.

Mirëpo, media e cila haptazi lavdërohet me shikueshmërinë dhe ndikimin e saj, nuk pyeti se a ka kërkuar ekipi i Katica Janevës paraburgim për të dyshuarin e parë për torturë ndaj Ljube Boshkovskit. Pyetja që u parashtrua nga gazetari në rolin e çirakut propagandues kishte të bëjë me banesat e Katica Janevës, pyetje, në të cilën, përndryshe, prokurorja publike u përgjigj një javë më parë.

Mirëpo, askush që e dëgjoi konferencën për shtyp nuk u befasua me këtë absurd kuazi-gazetaresk, të gjithë disi jemi mësuar më, madje presim që mediet të cilat janë të përfshira në makinën propaganduese të neo-gebelsëve të mos parashtrojnë pyetje që janë me interes publik.

Është paradoksale, mirëpo ato medie nuk pyesin as kur interesi publik ekziston edhe te trupi votues proqeveritar, kinse ata qytetarë nuk i intereson se a do të arrestohet idoli i tyre, për cilat vepra do të akuzohet dhe a ka PSP-ja dëshmi të mjaftueshme për ato vepra.

Pyetja e dytë ishte e manipuluesve ishte se pse PSP-ja ka hyrë me polici në Regjistrin qendror që të sigurojë dëshmi për këto procedura. Kjo pyetje edhe më tepër e tregon shkallën e keqpërdorimit të hapësirës publike dhe rrezikun nga shtrembërimi i mendimit publik, për shkak se paraprakisht PSP-ja publikoi se Regjistri qendror nuk i dorëzon dëshmitë e kërkuara dhe se asistenca e policisë është dukuri normale.

Unë as që mund ta paramendoj situatën që cili do qoftë institucion në vend të refuzojë të dorëzojë dëshmi në Prokurorinë themelore publike të Marko Zvërlevskit, e aq më tepër cila do qoftë medie do ta problematizonte informatën se Zvërlevski ka kërkuar asistencë të policisë për t’i siguruar ato dëshmi.

NUK JANË MEDIE

Këto absurde tregojnë se mediet më të shikuara në vend, në fakt nuk janë medie, por makina klasike propaganduese për PR, të cilat e hekurosin perden e zezë të gënjeshtrës, e cila 24/7 i mbulon sytë e publikut. Nuk është me rëndësi se cili institucion ose individ në publik do të prezantojë çfarëdo qoftë dëshmish për keqpërdorimin e të mirave publike, nuk ësjtë me rëndësi as ajo që e shohim dhe e dëgjojmë me sytë tona, propagandistët e prezantojnë vetëm atë që duan.

Këto medie nuk udhëhiqen nga asnjë kod etik ose moral, ato, siç tha edhe njëra nga kryeredaktorët e gënjeshtrës, nuk udhëhiqen as nga standardet profesionale ndërkombëtare të gazetarisë, për shkak se ato nuk paraqesin standarde për ta. Mirëpo, është e qartë se këto medie nuk udhëhiqen nga asnjë normë e vendosur, as nga ligji i Dushanit, as nga ligjet e Hamurabit e as nga dhjetë urdhërat e Zotit, ato udhëhiqen vetëm nga interesat e tyre materiale, numri i metrave katrorë të banesave dhe pronave të blera, çmimi i automobilave dhe llogaritë bankare, ndërsa publiku mundet edhe më tutje të surbojë propagandë.

E vërteta e vrazhdë në Maqedoni është se makinat e njëjta propaganduese, megjithatë, janë mediet dukshëm më të shikuara në Maqedoni. Edhe pse lajmet e tyre janë duke rënë për nga shikueshmëria në krahasim me programin tjetër, megjithatë, ato televizione, të përforcuara me TVM-në janë burimi kryesor i informatave për pjesën më të madhe të publikut në vend.

Kjo është njëra nga arsyet që me vite rejtingu i partive në pushtet është stabil, përkundër të gjitha dëshmive për keqpërdorime ose për zvogëlimin e standardit jetësor. Pas mbylljes së dhunshme të televizionit A1, partia në pushtet e eliminoi rrezikun e vetëm për ekzistimin e saj, duke pasur parasysh faktin se media e tashmë të burgosurit Velia Ramkovski ishte televizioni bindshëm më i shikuar dhe më me ndikim në Maqedoni. Të gjitha përpjekjet e pushtetit që të A1 t ngulfatet nëpërmjet formave të tjera të presionit nuk patën sukses, e poashtu dështuan edhe përpjekjet e televizioneve të tjera të cilat rregullisht ngecnin pas A1-it, kështu që zhdukja fizike e medies së preferuar në Maqedoni ishte hap i logjikshëm.

Pasojat nga mbyllja e A1-it i ndjejmë akoma, për shkak se asnjë medie nuk arriti të krijojë program komercial që do të shihej masovikisht të plotësuar me edicione reale informative. Zbrazëtirën në shikueshmëri e plotësuan produksionet ballkanike-turke që emitohen në televizionet vendore, të plotësuara me dozat ditore të mashtrimit më të poshtër të qytetarëve.

SHUMË PROPOZIM-LIGJE PËR MEDIET

Kjo situatë ishte shkak edhe për vendosjen e pakos mediatike në negociatat politike që dolën nga Marrëveshja e Përzhinës, mirëpo sfera e ndjeshme dhe e ndërlikuar kontribuoi edhe për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës, me çka normalizimi i vendit dhe kushtet për zgjedhje të besueshme vihen në pikëpyetje.

U krijuan shumë spekulime dhe supozime për ndërprerjen e negociatave për mediet, që udhëhiqeshin nga ndërmjetësuesi belg Vanhaute, mirëpo me gjasë shkaku që bashkësia ndërkombëtare këto negociata i ktheu në Kuvend është pikërisht pamundësia që mediet të rregullohen me masa mekanike.

Për shembull, dispozita që redaktorët e medieve të ndëshkohen dhe t’u merren licencat televizioneve ku komentohet në lajme, me të vërtetë është problematike dhe vështirë mund të realizohet. Është e qartë se këto rregullime duhet të udhëhiqen nga një përbërje e ndryshuar dhe e pavarur e Agjencisë për mediem mirëpo shtrohet pyetja se a ka mundësi që ndonjë përbërje e ardhshme mund t’i keqpërdorë kompetencat e saj dhe ta shqiptojë një masë të tillë drakonike, e cila nuk është e paraparë me dispozitat aktuale.

Tani në Kuvend ligje me për mediet dorëzojnë SHGM-ja, BDI-ja, LSDM-ja, mirëpo asnjëri nga këto subjekte nuk është i koordinuar dhe nuk ka konsensus për atë që duhet të miratohet si ligj. Kjo nuk jep ndonjë shpresë se nëse ligji miratohet, do të sjellë ndryshime thelbësore, duke pasur parasysh shumicën e cila akoma e ka pushtetin në odën ligjvënëse.

Nga ana tjetër, ambasadorët, gjithnjë e më shpesh kërkojnë rregullim të kësaj sfere, dhe përkujtojnë se data e zgjedhjeve nuk është e rëndësishme, por tbatimi i reformave kyçe. Është më se e qartë se pushteti nuk dëshiron të heqë dorë nga propaganda, për shkak se ajo është njëra nga shtyllat e rejtingut, i cili me të madh është duke u shkrirë, kështu që nuk besoj se në periudhën e ardhshme ka mundësi të ndryshohet diçka me rëndësi në drejtim të profesionalizimit të medieve. Për këtë nuk ju nevojitet ndonjë dëshmi e veçantë, vetëm lëshojeni televizorin në kanalet e vëllaut të madh dhe gjithçka është e qartë.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja