verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediet (jo)kritike ose Turqia, grushtshteti

on 26 - 07 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Многу амлку критичка анализа - медиумите за турскиот пуч. Фото: YouTube
Shumë pak analizë kritike – mediet për puçin turk. Foto: YouTube

Tentimi për grushtshtet në Turqi është njëra nga ngjarjet më kontraverze me karakter ndërkombëtar që e tërhoqën vëmendjen e medieve të Maqedonisë ditët e fundit. Nuk mungon interesimi, as mbulimi i temës nga aspekte të ndryshme, as transmetimi i obersvimeve dhe mendimeve ndërkombëtar. Мirëpo, ajo që mungon në informimin mediatik për këtë temë është mendimi kritik, analiza kritike dhe krijimi i kushteve për debat kritik në nivele të ndryshme të interesit

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Një numër shumë i vogël i medieve formuan një qasje kritike ndaj temës kontraverze, madje edhe në një nivel më të thjeshtë apo të koncentruar në një ose disa aspekte të problemit:

Në mesin e shkrimeve mund të veçohen analizat e shkurta (Pse qarqet ushtarake turke deshën ta rrëzojnë Erdoganin?). Mediet e Maqedonisë në vend që të përgatisin storje të vetat, më shpesh mjaftohen me transmetimin e analizave të bëra në mediet e tjera (DW: Pse dështoi grushtshteti në Turqi). Referimi në burimet vetjake është bërë me përjashtime të rralla (mediet bile as që u përpoqën të marrin informata nga përfaqësitë tona në Turqi).

Numri më i madh i medieve të Maqedonisë aspak nuk e problematizuan temën nën prizmin e kontesktit në të cilin zhvillohet ajo (Turqit sekularë ndjehen të izoluar nnë “Turqinë e re”, Protestë e shtatëzënave kundër Erdoganit), e veçanërisht nën prizmin e pasojave që mund t’i ketë (ose që tashmë janë të qarta).

Titujt dhe informacionet që i publikojnë shpeshherë japin një fotografi jo të plotë, e madje edhe krejtësisht të gabuar, për ngjarjet pas grushtshtetit të dështuar (Тurqit të katërtën natë nëpër rrugë me mbështetje për Erdoganin), veçanërisht në mungesë të pyetjeve të parashtruara të cilat në këtë moment janë të hapura dhe të papërgjigjura. Madje edhe mediet që transmetojnë fotografi ku shihen qartë akte të torturës jo vetëm që nuk japin koment të vetin (nëse jo edhe analizë) për atë që e plasojnë para publikut, por vendojnë tituj të cilat madje krijojnë perceptim se bëhet fjalë për veprim legjitim demokratik dhe me bazë juridike (Ushtarët i arriti dënimi i Erdoganit).

Një numër shumë i vogël i medieve ofruan argumente të bazuara në analizë paraprake kritike dhe përgatitje për temën. Në këtë kuptim, interesant është teksti me titull Еrdogani shumë afër pushtetit absolut

Megjithatë, kur bëhet fjalë për këtë grushtshtet, ka disa dallime në krahasim me aksionet e ushtrisë në të kaluarën. Bëhet fjalë për një goditje jashtëzakonisht jotipike.

Ushtria në të kaluarën ka reaguar dhe ka ndërruar shumë qeveri pasi populli e kërkonte këtë prej saj. Poashtu, mund të vërehet mungesa e përgjegjësisë komandues dhe zinxhirit të komandës. Në grushtshtetet e mëparshme (siçp nuk ishte rasti tani) gjeneralët turq paraqiteshin menjëherë në televizion dhe i sqaronin shkaqet për veprimet e tyre. Kjo nuk ndodhi gjatë grushtshtetit të fundit.

Në drejtim të ngjashëm është edhe teksti RЕXHEP TAIP ERDOGAN: Sundimtari i lindjes, apo autokrat ylli i të cilit po shuhet shpejt? Мirëpo, në të dyja tekstet nuk përmenden demonstratat e shumta, që zhvillohen vazhdimisht, ndërsa vitet e fundit edhe shumë masovike dhe të shtypura në mënyrë të vrazhdë në lidhje me sundimin e Erdoganit. Për shembull, nën titullin “Demokracia duhet ta rrëzojë regjimin e Erdoganit, e jo grushtshteti” është dhënë një ide që nuk ofron argumente dhe sqarime që ndërlidhen me historikun e fitimit të zgjedhjeve nga Erdogani, mënyrën e sundimit të tij si kryeministër (I don’t respect the Constitutional Court’s decision to release journalists: Erdoğan, Turkish President Erdogan threatens court’s ‘existence’ after it releases two journalists,Erdoğan’s fury at the Constitutional Court and the Ankara beltway, Erdogan accuses journalists of ‘biggest attack’ against Turkey, says court is ‘against country’ too), demonstratat ku kërkohej ndryshim demokratik (A ËSHTË DUKE NDODHUR PRANVERA TURKE?) dhe shtypjen e përgjakshme dhe të dhunshme të këtyre demonstratave me të gjitha reperkusionet që e ndorën gjatë viteve të ardhshme (Тurqi: NMe gaz lotsjellës kundër kundërshtarëve të Erdoganit, ТАKSIMI E DRIDHI TURQINË,…). Disa medie madje nuk vëndojnë link as për te analiza e vete paraprake (analizë e huazuar) që është bërë (për shembull) në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Turqi në vitin 2014, e as për te artikujt tjerë që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim (për shembull: Ushtria përgatit grushtshtet në Turqi, Erdogani fluturon nga pushteti?).

Në medie jepen të dhëna për numrin e të arrestuarve (i cili tashmë kalon mbi 50.000) dhe për masat që ndërmerren (mbyllja e kufinjve, largimi nga puna i dekanëve dhe profesorëve, mbyllja e shkollave, e madje edhe thirrja e hapur për futjen e dënimit me vdekje), mirëpo në një numër shumë të vogël mediesh (Katër pyetje pas tentimit për grushtshtet në Turqi) parashtrohen pyetje dhe ofrohen përgjigje për metodat e represionit, për ekzistimin e listave të përgatitura për “eliminin” (madje edhe atëherë kur ka dyshime të shprehura haptazi, si për shembull HAN: QEVERIA TURKE ME GJASË KA PASUR LISTË TË PËRGATITUR PËR ARRESTIME), për atë se në çfarë mase pushteti ushtarak do të dallohej nga që është tani në fuqi, e veçanërisht për rolin e klerikut fetar në pamundësimin e grushtshtetit dhe në mbrojtje të Erdoganit?

Në disa medie titujt nën të cilët plasohen këto të dhëna madje e orientojnë publikun të mendojë se bëhet fjalë për ballafaqim legjitim me një dukuri negative (KËPUTJE E TË KEQES NË RRËNJË: Еrdogani largon nga puna 21.000 arsimtarë, 1.500 dekanë dhe 49.000 punëtorë të tjerë administrativë që kanë lidhje me puçin!).

Në një numër të madh mediesh u plasua informata që le përshtypje për mbështetje të madhe të cilën qytetarët ia japin Erdoganit (Mijëra njerëz nëpër rrugët e Turqisë për ta mbështetur Erdoganin, Ruajtja e demokracisë në Turqi: qytetarët nuk i lëshojnë shehshet) pa dhënë as numra të përafërt, shpërndarje gjeografike dhe pa e analizuar rapportin ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve, e as pa ofruar të dhëna për strukturën e mbështetësve dhe kundërshtarëve.

disa medie janë dhënë informata për karakterin e mbështetjes së ofruar për Erdoganin, mirëpo media nuk lëshohet në analizë të mëtutjeshme të informatave

Demonstrantët valonin flamuj turq dhe brohorisnin sllogane proqeveritare dhe islamike. Këndoheshin edhe këngë me të cilat lartësohet Erdogani, ndërsa para rezidencës së tij mbështetësit e lexojnë edhe Kur’anin.

Në një numër shumë të vogël rastesh u vendos link (lidhje) me ngjarjet në Maqedoni dhe nuk u trajtuan problemete që mund të jenë me interes për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Edhe në atë rast të vogël rastesh kur është bërë ndonjë lidhje, ajo, në fakt, nuk bazohet në analizë kritike, por në pasqyrimin mekanik të gjërave. Për shembull, nën titullin “PSE TURQIA ËSHTË SHTET: Оpozita e mbështet qeverinë e Erdoganit, për dallim prej tyre, opozita jonë do ta shiste vendin!”, media e transmeton informatën për qëndrimin e përbashkët të katër partive më të mëdha (që marrin pjesë në përbërje të Parlamentit), mirëpo, nuk shihet e arsyeshme që të analizohet ky veprim (veçanërisht në kontekst të zhvillimeve që do të pasojnë menjëherë – privim nga liria, torturë, kërcënime me vdekje, ndalesë për dalje nga shteti,…).

Në disa medie është vendosur lidhje me situatën në Maqedoni dhe madje është bërë edhe thirrje që pushteti të veprojë njësoj sikurse në Turqi

Populli maqedonas, sikurse edhe ai turk, është i gatshëm për luftë. Vetëm se politikanët tanë janë katastrofë. Në Turqi edhe partia në pushtet, edhe opozita kanë qëndrim të përbashkët kundër puçit, ndërsa mbeturinat antishtetërore maqedonase u gëzuan dhe dëshiruan që sa më shpejtë të ndodhë puçi edhe në Maqedoni. Të gjithë ata duhet të trajtohen ashtu siç i trajton Erdogani puçistët e tij, vetëm se kush ta bëjë këtë te ne?

Madje edhe disa ditë më vonë, kur tashmë ka informata të qarta për atë se kush janë njerëzit që identifikohen si pjesë e organizatorëve dhe pjesëmarrës në puç

mediet nuk e problematizojnë mbështetjen e cila gjoja i është dhënë Erdoganit, e as nuk parashtrojnë pyetje për përmasat e pakënaqësisë që manifestohet nëpërmjet këtyre numrave, ose kontradiktën me informatat e plasuara më parë për gjoja “klikën terroriste” që e ka realizuar puçin.

Qasja kritike në informimin mediatik nënkupton ndërtim të rrjetit të burimeve vetjake, verifikim të të dhënave, prezantim të perspektivave të ndryshme, parashtrim të pyetjeve (veçanërisht në lidhje me informatat kundërthënëse) dhe ndërtim të një zinxhiri të lidhjeve shkak-pasojë të bazuara në kontekstin përkatës historik/aktual.

Gjithsesi dy ditët e para raportimet nga terreni ishin vetëvetiu kundërthënëse. Mirëpo, thjesht nga dita e tretë, e vërteta për grushtshtetin e pretenduar në Turqi filloi të dalë në shesh, ndërsa ndryshimi i menjëhershëm i qëndrimeve të faktorëve më të fuqishëm ndërkombëtarë, sinjalizoi se transmetimi mekanik i informatave të paverifikuara me siguri është qasja më e keqe gazetareske për një çështje të këtillë të ndërlikuar.

Në kushte të këtilla, edhe njëherë përsëri brengos mungesa e perspektivës specifike të të drejtave të njeriut që do të duhej të ishte dimensioni i parë i vlerave nën të cilin zhvillohen ngjarjet dhe aktivitetet (për shembull, perpsektiva për gjendjen e të drejtave të njeriut që është dhënë në raportet e Human Rights Watch ose Аmnesty international). Sikurse edhe shumë herë deri tani, mu kjo perspektivë dhe informatat e fituara nga këto burime treguan një superioritet të lartë mbi të gjitha ato informacione “të ngjyrosura” ose burimet jo të informuara sa duhet. Megjithatë, edhe këtë herë, gazetarët tanë nuk u kujtuan ta zbatojnë parimin “në rast të dyshimit – shiko nga perspektiva e të drejtave të njeriut”.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.