verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediet në luftën politike dhe triumfi i propagandës

on 28 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Плакатот за филмот „The War You Don't See“. Извор: Wikipedia
Pllakati i filmit “The War You Don’t See”. Burimi: Wikipedia

Si realizim i trishtueshëm është duke ndodhur parashikimi i babait të propagandës, Edward Bernays, i cili që moti e paralajmëroi këtë situatë – propaganda nuk është “qeveria e padukshme”. Propaganda është – qeveria!

Shkruan: Zoran Bojarovski

Pse gazetaria iu nënshtrua propagandës? Pse censura dhe shtrembërimi u bënë praktikë e përditshme mediatike? Pse gazetarët e rinj nuk i mësojnë parimet e virtyteve të larta gazetareske dhe nuk e dallojnë “gazetarinë” që ka qëllim të caktuar dhe rolin e tyre në gazetarinë propaganduese?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente për shkak se e vërteta në këtë vend është e kthyer mbrapsht duke iu falënderuar pikërisht një shumice të madhe gazetarësh dhe ekipesh gazetareske me promovimin e gënjeshtrave dhe me manipulime të vrazhda.

Koha në të cilën jetojmë, sot dhe këtu, i ballafaqoi qytetarët e këtij vendi me sprova dhe rreziqe serioze. Një kontribut të rëndësishëm për këtë gjendje kanë edhe një pjesë e medieve dhe ata që e realizojnë propagandën në to. Ato, publikut i ofrojnë syze me të cilat realiteti paraqitet si iluzion ngjyrë roze.

PROPAGANDA ËSHTË – QEVERIA!

Në situatën e tillë, si realizimi i trishtueshëm është duke ndodhur parashikimi i babait të propagandës, Edward Bernays, i cili që moti e paralajmëroi këtë situatë – propaganda nuk është “qeveria e padukshme”. Propaganda është – qeveria!

Qeveria e tillë udhëheq pa frikë nga kontradiktat dhe me lehtësi të plotë dhe të padurueshme i përdor mediet që të sundojë me arsyen e shëndoshë dhe me aftësinë e njerëzve për ta dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Ja një nga shembujt e shumtë, të përditshëm:

Ritweet i Hanit: Nuk ka nevojë për shtyrjen e zgjedhjeve

01 Kurir-Retvit-na-Han

Ky produkt mediatik është manipulim brutal me faktet dhe me të vërtetën. Pse? Për shkak se është përdorur tweet-i i eurokomesarit Јohanes Han, ku ai e transmeton qëndrimin e liderit të BDI-së, i cili ka deklaruar se nuk ka nevojë të shtyhen zgjedhjet e caktuara për më 24 prill.

Tvitot-na-Han-za-Ahmeti

Siç e shihni, teksti i lartëpërmendur me të vërtetë nuk ka lidhje me të vërtetën dhe me faket se  jo Hani, por Ahmeti ka deklaruar se nuk ka nevojë të shtyhen zgjedhjet. Mirëpo, kush mërzitet për këtë kur propaganda është qeveria, mediea është makinë propaganduese e qeverisë, ndërsa ky veprim është keqpërdorim brutal dhe manipulim me burimin e informimit.

Ne jemi dëshmitarë të luftës me ndihmën e medieve. Për çdo ditë i shohim dhe dëshmojmë se në, betejat tanimë të paskrupullta, përdoren të gjitha armët: censura, demonizimi, hakmarrja, orientimi i vëmendjes në drejtim tjetër, monstrum sureale mediatike me tre kokë të përbëra nga gënjeshtrat, akuzat e rrejshme dhe insinuatat.

Prandaj, “gazetarët” dhe gazetarët që tani marrin pjesë në luftën mediatike duhet të mendojnë për një pyetje që do të duhet ta parashtrojnë pas 10-15 vitesh: A do ta kishim krizën e thellë politike dhe institucionet e korruptuara të sistemit në qoftë se do ta bënim punën tonë në mënyrë profesionale dhe të ndershme?

Kuptohet, këtë pyetje do të duhet ta parashtrojnë edhe shumë kategori të tjera të profesionistëve dhe të qytetarëve për shkak se çdokush do të duhet të dëshmojë për pjesëmarrjen e vet në shkatërrimin e shoqërisë në Maqedoni në dekadën e dytë të shekullit 21.

Dhe kur flasim për pjesëmarrjen “personale”, duhet të jetë e qartë se ka dallim kur jeni të vënë në ballë të propagandës në ndonjë portal ose medie të parëndësishme dhe kur këtë yzengji e keni vënë në ndonjërën nga televizionet nacionale dhe mediet me ndikim, e veçanërisht nëse shërbeni në mediet publike radiodifuzive – RTM.

NËSE TË VËRTETËN E ZËVENDËSON HESHTJA, ATËHERË HESHTJA ËSHTË GËNJESHTËR

Tani duket e kotë, mirëpo kjo çmenduri propaganduese duhet të ndërpritet. Prandaj, reformat në sferën mediatike, të përfshira në Marrëveshjen e Përzhinës, janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Po aq të rëndësishme sa edhe Prokuroria speciale publike, si dhe lista e pastë zgjedhore dhe procesi i drejtë zgjedhor.

Për këtë duhet të flitet zëshëm dhe vazhdimisht, për shkak se, siç ka thënë shkrimtari dhe disidenti i njohur rus nga koha e BRSS-së, Eugenij Jevtushenko, “nëse të vërtetën e zëvendëson heshtja, atëhetë heshtja është gënjeshtër”.

Ka shumë shembuj në historinë e gazetarisë kur është heshtur dhe kur propaganda i ka fituar luftërat. Mirëpo, ne gazetarët duhe t’i shohim edhe betejat që i kanë fituar gazetarët: Si ajo e Woodward-it dhe Bernstein-it nga afera “Watergate” kur për shkak të punës së tyre ra njeriu më i fuqishëm në botë në vitin 1974, kryetari i SHBA-ve.

Në vitin 1977, Carl Bernstein, njëri nga dy vetët e aferës “Wategate”, me punën e tij gazetareske zbuloi se madje 400 gazetarë dhe redaktorë në SHBA kanë kanë punuar për CIA-n.

Kemi edhe raste të tilla të cilat, nëse i marrim si shembuj, do të na ndihmojnë ta fillojmë procesin e kthimit të besimit te gazetaria. Gazetari që do ta shpërbëjë propagandën dhe profesionistë të gazetarisë që do të jenë agjentë të së vërtetës, e jo të propagandës së njerëzve të fuqishëm politikë.

Para pak më shumë se 100 vitesh, para fundit të Luftës së Parë Botërore, kryeministri britanik David Lloyd George i ka thënë në besim redaktorit të gazetarit “Manchester Guardian”: “Në qoftë se njerëzit e kuptojnë të vërtetën për luftën, ajo mund të ndërpritet që nesër. Mirëpo, kuptohet, ata nuk e dijnë dhe nuk duhet ta kuptojnë”.

Koha është ta kuptojnë.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja