verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediet “po thyejnë rekorde” me tekste propaganduese

on 18 - 11 - 2015       
TetovaSot - Ermira po thyen rekord ne emisione

[Recension: “Ermira po thyen rekord në emisione”]

Pse u dashka që mesazhet propaganduese të zënë kaq hapur vend në rubrikën e lajmeve? Kjo mbetet e pakuptimtë për disa lexues të cilët pasi kanë lexuar një tekst si ky që do të shqyrtojmë në vazhdim, nuk arrijnë ta kapin qëllimin informues të tij. Studiuesit më të mëdhenj të mediave në botë thonë që propaganda (cila do qoftë ajo) është edhe pjesë e lajmeve të mediave botërore, por e kamufluar aq mirë sa që publiku i gjerë e ka vështirë detektimin. Propaganda, në lajmin që recensojmë, është sa evidente, aq qesharake.

TetovaSot - Ermira po thyen rekord ne emisioneLinku deri te artikulli origjinal: “Ermira po thyen rekord në emisione”
Data dhe koha e publikimit: 16.11.2015
Data e recensionit: 17.11.2016
Recensues: Fatlume Dervishi

“Ermira po thyen rekord në emisione.” – Për cilin rekord e ka fjalën gazetari?

Këtë e kuptojmë në tekst. Gazetari nxjerrë në pah faktin që personi në fjalë është shpesh pjesë e emisioneve të disa mediave tona por përsëri fjala rekord është shumë subjektive përderisa nuk është bërë asnjë matje.

“Ajo tashmë njihet si një figurë me të cilën identifikohet Bashkimi Demokratik për Integrim”. Kjo nuk është aspak fjali e serioze dhe e qëlluar për një tekst lajmi sepse një pretendim i këtillë është i pakuptimtë.

“Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku qëndroi për një specializim, duket sikur i kishte munguar shumë opinionit”. Autori nuk ka asnjë mundësi për të matur sa personi në fjalë i ka munguar opinionit dhe nga ana tjetër fjalia se “E ky rikthim e ka forcuar akoma më shumë partinë shqiptare në pushtet” janë dy nga treguesit kryesor që flet shumë për qëllimin e këtij shkrimi. Informim do të ishte sikur gazetari të kishte analizuar intervistën e personit në fjalë të dhënë në ndonjë nga këto emisione dhe në fund të theksonte me më pak subjektivizëm, pjesëmarrjen e saj të shpeshtë nëpër emisione.

Në vend të kësaj, gazetari ja ka kushtuar të gjithë tekstit vetëm faktit që Ermira Mehmeti është shumë shpesh pjesë e emisioneve sepse është elegante dhe oratore dhe që rikthimi i saj e ka forcuar edhe më shumë subjektin politik të cilit i takon, gjë për të cilën nuk ka shfrytëzuar asnjë burim nga ky subjekt që do ta konfirmonte pretendimin e autorit.

Fjalia e fundit “Atë mund ta gjeni kohëve të fundit gati cdo të dytën ditë nëpër emisione televizive të ndryshme” i ngjan më shumë një fjalia të atyre reklamave të cilat japin informacione se ku mund ta gjejnë shikuesit produktin ose shërbimin e reklamuar.

“Çdo lloj publikimi komercial, si dhe propagandë politike që nuk janë të veçuara saktë vlerësohen si shkelje e rëndë e standardeve profesionale.” – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

Ermira Mehmeti ftohet në emisione në cilësinë e deputetes, që do të thotë, të përfaqësueses së popullit. Kjo është pjesa që duhet t’i interesojë gazetarit. Si e përfaqëson ajo popullin e saj dhe me çfarë idesh, planesh dhe strategjish paraqitet para tyre. Një profesionist në fushën e gazetarisë, duhej ta trajtonte në këtë aspekt, në vend të faktit aspak të rëndësishëm se sa herë ka qenë Ermira Mehmeti në emision dhe si është dukur.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnje burim

asnje pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

spekulativ

jo i qelluar

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja