verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mes rreshtave profesionale nuk guxon të ketë nënçmim dhe fyerje

on 20 - 10 - 2015       

[Recension: Ringjallet vogëlushja e BDI-së, flet për zyrtarizimin e USHT-së, harron përkuljen para branitellave]

Shkelja e disa elementeve të kodit të gazetarisë, nënçmimet dhe komentet në një artikull, dëshmojnë qartë për nivelin profesional të gazetarit. Gazetari është ai i cili duhet të luftojë për të drejtën e secilit dhe liria, e drejta dhe integriteti e tij, ashtu edhe si e tjerëve, përfundon kur fillon ajo e tjetrit.

Ringjallet vogëlushja e BDI-së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ringjallet vogëlushja e BDI-së, flet për zyrtarizimin e USHT-së, harron përkuljen para branitellave

Data dhe koha e publikimit: 13.10.2015

Data e recensionit: 14.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në këtë rast, lajmi (as nuk mund ta quajmë të tillë) që po recensojmë nuk plotëson asnjë kriter profesional dhe si i tillë nënçmon, rëndon dhe diskriminon rëndë personalitetin në fjalë, e posaçërisht kur lajmi na “informon” për aktivitetin politik të një femre.

Vogëlushja e BDI-së Kaltrina Azizi, pas një heshtje të gjatë, sot iu është kujtuar të thotë diçka edhe atë në profilin e saj në Facebook. Gjatë gjithë mandatit të saj përpos përuljes para monumentit të branitellave ajo na rikujton se BDI-ja e ke zyrtarizuar USHT-në, por nuk ka tregon se në vendlindjen e saj nuk është investuar, nuk tregon se në vendlindjen e saj shtypen dhe malltretohen shqiptarët por vogëlushja mundohet të tregojë gjëra të mdhaja. Vogëlushja e BDI-së Kaltrina Azizi mes tjerash na tregon se USHT-ja është e dyta me buxhet si dhe na sqaron se nga 10% tani kemi 21% rritje të buxhetit në arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

Përdorimi i termit “vogëlushja” shkel personalitetin e saj dhe imazhin si deputete ose përfaqësuese e popullit. Nëse gazetari personalisht ka problem me personin në fjalë, për hir të opinionit i cili një pjesë është edhe votues, duhet t’i përmbahet rregullave profesionale, asgjë më tepër. Interesant nuk të bën fakti se nënçmon, por fakti që informon drejtë, në mënyrë objektive dhe të balancuar.

“BDI përveç asaj që legalizoi Universitetin Shtetërorë të Tetovës duke bërë realitet kërkesën legjitime të shqiptarëve. Ajo u ndërroi kaheje politikave dikur të orientuara drejt mbylljes së USHT-së dhe sot nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë debatojmë mbi atë se si USHT renditet i dyti me radhë me buxhet më të lartë në vend, menjëherë pas UKIM-it. Flasim se si është rritur vlera e buxhetit për arsimin e lartë shqip nga 10 në 21% nga vlera e përgjithshme e buxhetit shtetërorë. Përfshirë këtu mjetet që u ndahen Universitetit të Europës Jug-lindore; Fakultetit të shkencave Islame dhe për ndërtimin e Kampusit Universitarë në Shkup” shkruan vogëlushja e BDI-së Kaltrina Azizi ./TetovaSot/

Ndërthurja e ngjarjeve shpërqendron publikun. Çuditërisht, në tekstin që po recensojmë kjo fillon që nga titulli. Secili lexues do t’i parashtronte vetes një pyetje: Çfarë e lidhë USHT-në dhe “branitellat”?

Autori duhet të trajtonte ndaras të dy çështjet. Ndarja e buxhetit për Universitetet në mënyrë korrekte është temë shumë e rëndësishme për tu lënë e trajtuar në dy-tre rrjeshta. Një gazetarë i guximshëm dhe ambiciozë do të merrte shkak nga kjo nismë për të hulumtuar mbi pakorrektësitë që supozohet se janë bërë pse bëhen në këtë aspekt. Fyrja dhe përçmimi i tjetrit nuk mjaftojnë për të hedhur posht atë që tjetri ka thënë. Për më tepër janë gjeste shumë të ulta për një njeri, e mos të flasim më për një gazetarë.

“Gazetari nuk do flet me gjuhen e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në asnjë bazë”, (Neni 10 i Kodit të sjelljes).

Përmes një sfondi të shkurtër dhe shumë të nevojshëm për gazetarin profesionale, autori do të duhej të hapte çështjen në opinion, që më pas lexuesi ta vlerësoj se vallë Kaltrina Azizi është “vogëlushja e BDI-së” ose jo, përkatësisht të informonte se e njëjta në BDI ka kaluar filtra të mjaftueshëm, për të mos i veshur epitetin vogëlushe, por të gëzoj respektin si përfaqësuese e qytetarëve në ligjvënie.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo.

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjinor,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja