verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mobilizim militant mediatik

on 5 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Vecer 113 brigada

[Recension: Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë]

Para nesh kemi një shembull tipik për kornizim manipulativ, gjegjësisht vendosje të një përmbajtjeje mediatik në kontekst, me çka ajo fiton një domethënie krejtësisht tjetër nga kuptimi i saj autentik.

Në këtë rast, përmbajtja është një informatë krejtësisht e parëndësishme, memorabilie për aktivitetet e UÇK-së në Kosovë në vitin 1999, ndërsa korniza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë.

Domethënë, ditën kur filloi numërimi i 100 ditëve deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, media ka zgjedhur të kornizojë një informatë se cila është përcaktuar esencialisht në titull “Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë” që të shkaktojë shqetësim, frikësim të qytetarëve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të publikojë se kundërshtari politik i pushtetit aktual, lideri i opozitës, në zgjedhjet e ardhshme ka mbështetje nga “armiqtë e motshëm” të maqedonasve – shqiptarët e organizuar në formacion ushtarak.

A kemi argumente që ta arsyetojmë këtë “shkatërrim” të kornizës? Kuptohet. Shkojmë me radhë.

09052016-Vecer-113Linku deri te artikulli origjinal: Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2016, 15:07

Data e recensionit: 05.09.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

FACEBOOK-U DHE POSTIME NË BLOG SI “DËSHMI”

Si e para, përmbajtja mediatike nuk ofron asnjë link që të bindemi në autenticitetin e pohimeve të paraqitura në teskt – se në Kosovë mobilizohen njësi paramilitare, pjesëtarë të mëparshë të UÇK-së. Теksti i referohet një publikimi në një blog maqedonas në internet, që është burim aspak relevant dhe veprim joprofesional.

Si e dyta, në tekstin të cilit i referohet kjo përmbajtje mediatike, si burim përmendet faqja në Facebook e një ish-pjesëtart të UÇK-së, Mujë Krasniqi Legjend E Popullit Shqiptar, dhe nga kjo faqe janë kopjuar fotografi që duhet ta ilustrojnë mobilizimin dhe njëfarë paralajmërimi krejtësisht të paqartë të quajtur “21.pret bombë”. Konfzioni në asnjë mënyrë nuk artikulon ndonjë qëllim të qartë dhe të kuptueshëm.

EDHE “BURIMET” ASGJË NUK DËSHMOJNË

Aq më tepër, edhe kur do ta lexoni dhe do ta analizoni statusin konkret të cilit i referohet kjo informatë, nuk do të kuptoni asgjë që ka të bëjë me ndonjë lloj mobilizimi. Gjithçka që mund të kuptoni është se ai status evokon kujtime nga viti 1999 dhe nuk paralajmëron asnjë lloj aktiviteti aktual të atyre formacioneve paraushtarake. Kjo tregon se kemi shtrembërim të fakteve në kahe të përcaktuar paraprakisht, gjegjësisht spinim.

Ky është ai kornizim, që është përfshirë edhe me metodologjinë për mbikëqyrjen e prezantimit mediatik zgjedhor gjatë proceseve zgjedhore të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, në pjesën e udhëzimeve për vlerësim kualitativ të raportimit gazetaresk, nga e cila aq shumë u frikësuan përfaqësuesit e pesë televizioneve nacionale. Pikërisht kornizimet e tilla, kontekstualizimet manipulative na presin në këtë periudhë.

Mirë është t’i dallojmë ato.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja