verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Momenti etik gjatë publikimit të fotografive të pacientëve të sëmurë rëndë

on 19 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ФОТО ОБНОВЕНО  ПОТРЕСНА ИСПОВЕД НА Уснија Реџепова Не давајте да умрам Reporter-crop-resize-covered

[Recension: Dëshmi tronditëse e Usnija Rexhepovës: Mos më lini të vdes!]

Lajmi se ylli i njohur i muzikës popullore që jetonte dhe punonte në Beograd, Usnija Rexhepova, është në fazën terminale të kancerit të mushkërrive të bardha, normal se shkaktoi vëmendje në vend. Rexhepova është e lindur në Shkup, gjithë familja e saj është këtu, ndërsa si pjesë e skenës jugosllave, e kishte vendin e saj të rëndësishëm në kujtimet e muzikës popullore. Mediat maqedonase publikojnë pothuajse gjithçka që do të paraqitet në shtypin beogradas për qëndrimin e saj në spital, e para do kohësh publikuan madje edhe fotografi, të cilat për të gjithë ata që mbajnë mend fytyrën e saj ishin shokuese dhe mund të thuhet jashtë shijes së mirë, mirëpo edhe jashtë vijave të kuqe që nënkuptojnë ruajtjen e nderit të saj.

ФОТО ОБНОВЕНО  ПОТРЕСНА ИСПОВЕД НА Уснија Реџепова Не давајте да умрам Reporter-coveredLinku deri te artikulli origjinal: DËSHMI TRONDITËSE e Usnija Rexhepovës: Mos më lini të vdes!

Data e publikimit: 15.08.2015

Data e recensionit: 16.08.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Madje në një moment arriti të buzëqeshë, mirëpo së shpejti e mposhti dhimbja. Ajo kërkoi ujë. Dhe atëherë u krijua panik që të mos e lënë vetë. ’Mos më lini vetë. Qëndroni me mua. Jam duke vdekur! Luftoj aq sa mundem dhe dëshiroj të shërohem’ – bërtiti Usnija, mirëpo përsëri mblodhi forcë të vazhdojë: ’Çdo ditë luftoj me dhimbjen dhe vështirë marr frymë. Gjendja ime u përkeqësua shumë shpejt. Jam e shtrirë në krevat, vështirë mund të ulem. Përpiqem, mirëpo nuk mund të qëndroj në këmbë. Pij vetëm ujë, nuk kam fuqi të ha. Kam disa kekse “Plazma” dhe kjo është e tëra.

Përshkrimet e gjendjes së pacientes, që shkojnë në detaje dhe që tregojnë informata që nuk duhet të arrijnë deri te publiku, me të vërtetë nuk janë etike, edhe pse padyshim kanë “efekt komercial”. Në fakt, të gjithë të sëmurët nga kjo sëmundje, i kanë problemet e ngjashme dhe pse ka nevojë që ato të përshkruen dhe prej tyre të bëhet një “kronikë spitali”.

Mirëpo, moment i veçantë është fotografia, të cilën e morën shumë portale tonat, disa prej tyre, së paku deri tani, “klientë” të rrallë të kritikës së Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM). Në fotografi është pacientja Rexhepova në gjendjen e saj aktuale (me kokën pa flokë, me fizionomi krejtësisht të ndryshuar), që është normale pas terapisë së pranuar, mirëpo me një fotografi të vogël se sa e bukur ka qenë më parë! Që shoku të jetë i plotë!

Pse ka nevojë të bëhet ky krahasim dhe pse duhet të ofrohet një përshkrim i tillë i një njeriu, qoftë edhe i famshëm, në krevatin e vdekjes. Legjenda se Usnija vetë është pajtuar që të publikohet kjo fotografi, në vete, objektivisht, nuk përmban leje, për atë që e ka bërë atë fotografi dhe ka dhënë dritë jeshile që me të vërtetë të qëndrohet në vendimin e për publikimin e saj, për shkak se rrezikohet gjendja e pacientit. Për të cilën gjë, vendim mund të marrë vetëm mjeku i saj. Është pikëpyetje se në atë gjendje a do të pranoheshin dokumente të nënshkruara (për shembull testamenti ndoshta do të mund të kontestohej!), e jo nga ai moment “gudulisja” e redaksisë (së Kurir-it të Beogradit) të gjejë edhe alibi për situatën?!

Mediet maqedonase së paku kanë pasur edhe më tepër kohë që të mendojnë se a guxojnë ta ndjekin “verdhësinë” e “idolëve” të tyre nga Beogradi.

 

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media në gjuhën maqedonase)

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

në këtë rast nuk është kontestues burimi

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

teksti jep tepër informata, edhe atë të panevojshme

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

e dëmton autoriteti e personit të fotografuar

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

Nën formën e përkrahjes për yllin e sëmurë, shkilet integriteti i saj fizik

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja