verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mos citimi i medies kur përcillet një lajm nuk është etike

on 27 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: MaqedonishtAlsat - Kasami - Punojme ne drejtim te bashkimit te opozites

[Recension: “Kasami: Punojmë në drejtim të bashkimit të opozitës”]

Si për çdo krijim tjetër, edhe për artikujt gazetaresk, plagjiatura është e patolerueshme, është shkelje e të drejtës së autorit dhe e normave etike. Por nuk është aspak i rrallë si fenomen. Kopjimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve informuese dhe moscitimi i burimit janë disa nga “lëshimet” më të shpeshta të mediave.

Alsat - Kasami - Punojme ne drejtim te bashkimit te opozites 1Linku për te artikulli origjinal: “Kasami: Punojmë në drejtim të bashkimit të opozitës”
Data dhe koha e publikimit: 23.10.2015, 14:16
Data e recensionit: 26.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Në periudhë të një krize të theksuar politike, mediat “vrapojnë” për ekskluzivitetin e informacioneve mbi veprimet dhe vendimet e funksionarëve politik të ngarkuara me përgjegjësi të ndryshme publike. Intervista është gjithmonë një formë e mirë për të mësuar informacione të veçanta dhe gazetarit që e bën atë i duhet një punë e madhe për të arritur të bëjë një produkt gazetaresk me vlerë.

Në rastin konkret, trajtojmë një informacion të shkëputur nga një intervistë, që media, e ka vlersuar si me peshë për ta ritransmetuar. Intervista nuk i takon të njejtës medie dhe autori që e ka ripublikuar informacionin e shkëputur nga intervista e plotë nuk e ka cituar burimin ose median që ka realizuar intervistën.

Ky akt, llogaritet si plagjiaturë dhe Kodi i Gazetarëve të Maqedonisë e dënon atë.

  • Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlersëohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.

  • Nesë informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.

Intervista origjinale (që është produkt i drini.mk) është shumë më e gjatë dhe në të trajtohen më gjerësisht gjërat. Kurse teksti tjetër është më i shkurtër dhe pasqyron vetëm një pjesë shumë të shkurtër nga kjo intervistë. Meqë ka zgjedhur ta trajtojë në këtë mënyrë, gazetari duhet të plotësonte produktin e tij edhe me mendimin e të paktën njërit prejt subjekteve tjera politike që theksohen në tekst, Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Lëvizjes për Reforma në PDSH, PPD-në ose Demokracisë e Re. Duhet theksuar se teksti është transmetuar vetëm në web-faqen e Alsat-M dhe jo në edicionin e lajmeve në televizion.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja