verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mos citimi i medieve nuk është profesionale

on 22 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: LSDM kërkon 12 zëvendës prokuror special, VMRO është kundër]

Përvetësimi i teksteve të huaja pa citim dhe pa lejen e autorit jo vetëm që është joprofesionale, por edhe joetike. Kopjimi dhe përvetësimi zbeh besimin, ndikimin dhe perceptimin e medias nga kolegët dhe qytetarët. Sidomos sot, kur thuajse janë zhdukur të gjitha fragmentimet e publikut shqiptar në Maqedoni dhe thuajse pa përjashtim, të gjithë lexojnë dhe përcjellin si mediat në gjuhën shqipe ashtu edhe ato në gjuhën maqedonase.

LSDM kërkon 12 zëvendës prokuror special  VMRO është kundërLinku deri te artikulli origjinal: LSDM kërkon 12 zëvendës prokuror special, VMRO është kundër

Data dhe koha e publikimit: 09.09.2015

Data e recensionit: 15.09.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti që po recensohet është në fakt kopje e plotë e tekstit të publikuar në faqen e internetit të televizionit “24 Vesti”. Vetëm është përkthyer lajmi nga maqedonishtja në shqip dhe me asnjë fjalë nuk është cekur burimi origjinal i lajmit. Përkundrazi, gazetari e përvetëson lajmin sikur ta kishte shkruar vetë dhe tenton të marrë meritat për informacionet.

Dymbëdhjetë zëvendës prokuror për të cilët po insiston opozita të punojnë më prokurorin special për aferën “Përgjime” dhe “Puc” dhe thëniet e partisë në pushtet se këto kërkesa janë dalje prej kornizës së marrëveshjes së Przhinos, edhe më andej është mos pajtimi kryesor në bisedimet rreth prokurorit special, transmeton zhurnal.mk

Veprimet e tilla lëjnë shije të hidhur mbi reputacionin e medias, por edhe cenojnë integritetin personal e profesional të vetë gazetarit. Në aspektin etik dhe moral, gazetari duhet të respektojë kolegët, por edhe më shumë lexuesit dhe publikun të cilit i drejtohet. Jo vetëm kaq, por përvetësimi i teksteve të huaja pa citim bart edhe pasoja ligjore, për shkak të të drejtave autoriale të mbrojtura me ligj.

Nga ana tjetër, kur publiku njeh më shumë gjuhë, është e lehtë që të vihet re kur lajmi nuk është cituar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja