Mosdije, apo manipulim për klikime me vetëdije?
Published in Recensione
on 18 - 10 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferrit”]
Një histori e tërë, e ndërtuar pa asnjë burim, mbyllet me informacione që flasin për mungesë të dijes elementare për kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike dhe institucioneve të drejtësisë në përgjithësi, ose për shpërndarje me tendencë të një informacioni të pavërtetë, për shkak të ndikimit që çështja e shtjelluar në këtë përmbajtje e ka te publiku.
Linku deri te artikulli origjinal: “Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferrit”
Data e publikimit: 10.10.2016
Data e recensionit: 11.10.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Arrestimi i vëllait të një funksionari politik sigurisht që përbën lajm interesant për opinionin dhe për mediat, edhe atëherë kur arsyeja nuk ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës ose funksionit publik, pushtetit ose diçka të ngjashme. Mirëpo, në rastin konkret arsyeja nuk bëhet e ditur. Mund të jetë çështje private, procedurë për kundërvajtje ose diçka e zakonshme që nuk është drejtpërsëdrejti e lidhur me interes publik. Autori bën të ditur se nuk ka më shumë informacione, megjithatë nuk thotë nëse ka pyetur në MPB, Prokurorinë ose organet tjera hetuese për rastin, e as funksionarin e apostrofuar.
“Policia e Maqedonisë ka arrestuar vëllain e Musa Xhaferit, thonë për Gazetën “Lajm”, burime të sigurta policore. Sipas këtyre burimeve, vëllai i Musa Xhaferit është arrestuar para disa viteve në Kërçovë dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Prilep. Nuk dihen cilat kanë qenë shkaqet për arrestimin e tij, mirëpo marrim vesh se është liruar menjëherë pas intervenimit të funksionarëve të lartë të BDI-së.”
Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është e vërtetë, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtetë, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.
Në pjesën e dytë të tekstit ngatërrohen kompetencat e institucioneve. Prokuroria Speciale Publike është themeluar për hetimin e veprave apo krimeve që burojnë nga materialet e përgjuara ilegalisht. PSP nuk heton arrestime për raste të zakonshme, që janë në kompetencë të organeve të rregullta të hetimit. Lëndët që ajo ka marrë përsipër janë qartësisht të definuara dhe lista e tyre nuk shtohet brenda natës ose varësisht zhvillimeve ditore.
Marrim vesh se këto intervenime të bëra përmes telefonit i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e cila duhet të hetojë nëse lirimi i vëllait të Musa Xhaferit është bë sipas procedurave ligjore, ose vetëm për shkak se ka qenë vëlla i një funksionari të lartë partiakë.
Ky institucion do të merrej me hetimin e këtij rasti ose këtij personi, vetëm nëse arrestimi është bërë si pasojë e hetimeve që vijojnë aktualisht e që janë të lidhura me materialet e përgjuara. Është manipulim me opinionin që një përmbajtje të pretendojë se PSP heton intervenimin me telefon, si arsye pse është liruar vëllai i Musa Xhaferrit, i arrestuar paraprakisht si pasojë e një hetimi dhe vendimi që nuk ka lidhje me PSP-në. E të mos flasim për titullin, i cili është bërë në atë mënyrë që nuk jep determinantë kohore për atë se kur ka ndodhur rastin, duke shtyrë publikun të mendojë se ndoshta bëhet fjalë për një rast të freskët. Një gjah i tillë për shikueshmëri dhe klikime ndoshta është i ‘zakonshëm’ për mediat rozë, por jo edhe për ato që pretendojnë ta informojnë publikun në mënyrë serioze.
Artikulli origjinal është i Lajm, por kjo nuk e amniston Tv Shenjën nga qasja joprofesionale në këtë përmbajtje.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
Nuk informon mjaftueshëm
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e