verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mospublikimi i lajmit për aferën “Makedonska Banka” është harakiri profesional

on 26 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
„Стапот и морковот се од минатиот век“. Очигледно не за македонските уредници. Илустрација: Nathalie Magniez

“Shkopi dhe karrota janë nga shekulli i kaluar”. Mirëpo qartazi jo edhe për redaktorët maqedonas. Ilustrimi: Nathalie Magniez

Ata që numërojnë publikuan: nga rreth 100 televizione, tetë gazeta dhe mbi 100 portale, lajmin për ekzistimin e audio-provave për korrupsionin e kryeministrit e kanë publikuar mezi 10 për qind. Bllokada ishte e plotë te gazetat me tirazh më të madh dhe te mediat më të shikuara, “te pronarët oligarkë dhe te tajkunët redaktues” (Çomovski)

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Kur para do kohësh në këtë rubrikë shkruajtëm për obligimin e gazetarit të publikojë lajm që është me rëndësi publike, theksuam, duke cituar disa profesionistë, se ai ekziston edhe atëherë kur lajmi ka të bëjë me të personalisht ose me firmën në të cilën punon dhe nga publikimi i të cilit do të kishte dëm! Publikimi i lajmit është detyrë kryesore e gazetarit, për këtë edhe ekzistojnë mediat, mirëpo shëmtim paraqet shtrembërimi i lajmeve, kur ato jepen në mënyrë selektive, ose siç ndodh shpesh te ne – anashkalohen krejtësisht, dhe ngjarja me rëndësi publike thjesht “avullohet”. E kur nuk është nëpër media, ai sikur edhe nuk ekziston, dhe eventualisht mbijeton si një lloj legjende rruge, pëshpëritëse. (shih këtu)

Nuk ka asnjë dyshim se përmbajtja e disa konferencave që në vazhdimësi i mbajti kryetari i partisë më të madhe opozitare, LSDM-së, Zoran Zaev, që kishin akuzë të drejtpëdrejtë dhe spektakulare për liderin e konkurrentit politik, se ka pranuar mitë në kesh për shitjen e aksioneve të bankës e cila konsiderohej si partiake, nuk është punë që mund të heshtet! Domethënë, mediat e shtypura të mos e shtypin, ndërsa mediat elektronike të mos e përmendin, as me fotografi as me fjalë. Për këtë prezantim ekziston interes i padyshimtë, si për faktin se ka të bëjë me njeriun që është kryeministër dhe njëkohësisht lider i partisë në pushtet, por edhe për shkak të asaj se ai në kohën e krijimit të aferës e poashtu edhe tani është person publik, gjegjësisht pastaj edhe funksionar që sipas funksionit është i obliguar ta ruajë fytyrën e shtetit juridik.

 

Heshtja mediatike dha hapësirë për heshtje institucionale

“Opozita e nxori atunë parazgjedhore. Me tregimin e dokumenteve, me transkript nga një dialog telefonik ndërmjet dy bashkëbiseduesve, socialdemokratët përpiqen ta “dethronizojnë” ‘familjen’ në pushtet. Vetëm TV Telam, 24Vesti, Alsat-i, Utrinski, disa portale dhe ueb-faqe në internet, morën guximin që ta pengojnë gilotinimin kolektiv gazetaresk. Nga mbi 100 televizione dhe mbi 100 portale, mezi 10 për qind publikuan raport nga konferenca për shtyp e liderit të LSDM-së. Bllokada ishte e plotë, te gazetat me tirazh më të madh dhe te mediat më të shikuara, te pronarët oligarkë dhe te tajkunët redaktues…Heshtje…Mediatike dhe institucionale. Kryeministri i i injoron akuzat, prokurori ngjyros vezë para Pashkëve” (Inbox7)

 

Kishte disa vërejtje, të thëna nga të ashtuquajtur ekspertë, një lloj sqarimi i këtij fenomeni. Ata bënë një lloj përpjekjeje për “racionalitet” për veprimin e heshtjes nga shumica dërrmuese e mediave sa i përket aferës “Makedonska Banka”. Domethënë, cilat janë argumentetet për mbylljen e derës për konferencën për shtyp të Zaevit?
Njëri nga sqarimet është se skandali nuk është dëshmuar, domethënë nuk duhet të publikohet? E “kur do të paraqitet një skandal i këtillë i korrupsionit të dokumentuar që lidhet me kryeministrin e vendit, ai gjithmonë dhe në mënyrë të ngjashme është në dispozicion të publikut – me dëshmi që me gjasë është e vërtetë, mirëpo asnjëherë qind për qind i vërtetuar, në fakt kjo pritet të bëhet në hetimin që do të pasojë” – thotë prof. Fërçkovski në kolumnën e tij me titull “Korrupsioni” (Libertas)

 

Depozite të ndryshme nga aktorët politikë

Këtu do të shtonim se është e vërtetë se depoziti i publikimit të këtij lajmi për njërin nga luftëtarët në ringun politik është i madh (Gruevski), mirëpo edhe depozitimi i atij që akuzon nuk është më i vogël (Zaevi). Bile, duke i njohur rrethanat te ne në fushën e gjyqësisë, mund të themi se rrezuku i publikimit të dyshimit se ka korrupsion te përfaqësuesi i pushtetit është më i madh se sa te ai i cili në këtë rast është akuzuar dhe duhet të mbrohet.

Ka edhe të tillë që thonë se lajmi i këtillë nuk publikohet në kohë zgjedhjesh! Në fakt, është e qartë se ai do ta dëmtonte njërin nga aktorët në skenën politike. Por, këtu duhet shtuar se kjo është me rëndësi dytësore, për shkak se “qëllimi dhe konteksti janë me rëndësi të dorës së dytë në krahasim me peshën e veprës së mundshme penale, vërtetësinë e dëshimve të prezantuara dhe ndikimi i tij në legjitimitetin e përgjithshëme të rendit politik dhe juridik” (Fërçkoski).

Ta paramendojmë edhe një shembull nga “jeta civile”. Të themi – përgatitet një dasëm, të rinjtë që do të martohen dhe prindërit kanë bërë harxhime të mëdha dhe para se ta thonë “po”-në vendimtare, dikush kupton dhe duhet të tregojë se njëri nga të rinjtë që martohen akoma është në lidhje, të pashkëputur, martesore, gjegjësisht nuk mund të hyjë në lidhje të re, të plotfuqishme martesore. Po, ka harxhime, kanë ardhur mysafirët, dikush ndoshta edhe prej larg, dhe praktikisht dasma është në fund, mirëpo pasojat për legjitimitetin e martesës janë më të rëndësishme se sa situata që krijohet dhe harxhimet që janë bërë.

Në fakt, të paramendojmë, në kontekstin aktual, se zgjedhjet do të kalojnë dhe se personi që pretendohet se është i korruptuar, gjegjësisht drejt të cilit është bërë me gisht dhe janë publikuar disa fakte për të cilat thuhet se janë prova, domethënë për të cilat ekziston dyshim i bazuar se paraprakisht ka bërë shkelje të gjendjes që quhet “shtet juridik” – do të formojë kabinet qeveritar. Ajo qeveri, pas pak kohe, nën ndikimin e fakteve që janë përmendur, nën presionin që mund të jetë i jashtëm dhe i brendshëm, duhet të bjerë dhe eventualisht të organizohen zgjedhje të reja dhe të bëhen harxhime të reja?!

Vështirësia e vërtetimit

Gjithsesi se vështirësia e vërtetimit dhe inicimi i procedurës është në duart e prokurorit, por ai poashtu, kur nuk i bëhet presion nga publiku, thotë se nuk ka kuadro të mjaftueshme që të merret me çdo lajm të dëgjura! (shih këtu). Domethënë vijmë përsëri te mediat dhe deri te njëri nga rolet e tyre në shoqërinë demokratike – të jenë presion plotësues mbi institucionet që ato ta kryejnë punën e tyre. Një nga ato persona, Tatjana Karakamisheva, e cila në ekranet televizive shpesh paraqitet si komentuese e ngjarjeve, në një kolumnë të saj, qartazi pranon se

“Pushteti nga ana tjetër, ka obligim edhe ndaj mediave. Ai është i obliguar të garantojë paanshmëri të tij, si dhe mospërzierje të palëve të treta në lirinë gazetareske të mediave gjatë zgjedhjeve” (Utrinski)

Por, a veproi në këtë rast censura dhe autocensura te gazetarët?

Pothuajse është frapante se si kryeredaktorët e mediave nuk u përpoqën ta sqarojnë “harakirin” e tyre profesional. Me kërkesë të drejtpërdrejtë të Alsat-M që ta sqarojnë aktin e tyre të heshtjes së “aferës së madhe sa dera”, njeriu i parë i sektorit informativ i servisit publik RTVM – “Goran Petreski (të cilin publiku e mban mend si një nga gazetarët që në mënyrë studioze janë marrë me “Makedonska Banka”, derisa ishte gazetar në A1), së pari ka thënë se do ta arsyetojë qëndrimin e tij, por disa orë më vonë e ka lajmëruar Alsat-in se në përputhje me kierarkinë e RTVM-së, qëndrimin do ta paraqesë Dime Ratajkovski, i cili është përgjegjës në televizion. Ratajkovski, i cili, sikurse edhe Petreski, merr rrogë nga paratë e popullit, nuk është përgjigjur në thirrjet e Alsat-it”.

Alsat-M e ka kontaktuar edhe Lidija Bogatinovën, kryeredaktoren e televizionit Kanal 5, por ajo në mënyrë “decide” është përgjigjur se nuk ka koment, që është e pazakonshme për një redaktor të televizionit. Redaktori i Sitel-it, Dragan Pavlloviq – Latas, nuk u është thirrjeve, ndërsa Kole Çashule, i cili është në pozitën udhëheqëse në Televizionin Alfa, është përgjigjur se nuk jep deklaratë gjatë festave (shih këtu).

 

Lakorja e devijimit

Kjo qartë tregon se si pas një deformimi fillestar, gazetaria e rrit lakoren devijante edhe më tutje, dhe nuk ndalet së treguari travestinë e saj lajkatare dhe se plotësisht e inhibon nervin profesional, që nënkupton të reagohet në çdo dukuri ose njohuri që ka diskurs publik.
Praktikisht, gazetarët në vend që të jenë pionierë të së vërtetës, bëhen “struca” më të mëdhenj se sa njerëzit e zakonshëm. Sa për ta, njerëzit e zakonshëm, në mënyrë ekskluzive e fituam të drejtën që si projekt “Shërbimi për verifikimin e fakteve” ta publikojmë raportin e papublikuar të QMAE-së, që është rezultat i anketës së realizuar prej 01.03 – 19.03.2014 në një mostër reprezentative prej 1.300 personash të anketuar. Pas anketës, madje 53 për qind e qytetarëve konsiderojnë se nuk guxojnë lirisht ta shprehin mendimin e tyre në vend! Madje 81,3 përqind e atyre 53 për qind, konsiderojnë se kjo mosliri është rezultat i frikës se diçka e keqe mund t’u ndodhë atyre ose familjes së tyre! Një pjesë e vogël (3,8 për qind) thonë se e sakrifikojnë lirinë e mendimit për përfitime personale.

A ndihen mediat maqedonase të rrezikuar ose – të blerë? Disa dukuri në kohën e fundit (ndërprerja e kontratës dhe padia kundër korrespodentes së “Utrinski”-t nga Manastiri, për shembull, zëvendësimi i kryeredaktorit të “Nova Makedonija”-s, largimi i gazetares së Vest-it nga rubrika ekonomike, e bile edhe zëvendësimi i kryeredaktores së një magazine femërore, për shkak të “intervistës së gabuar”) që ndodhin në mënyrë të kondensuar, tregojnë se zgjedhja është e vjetër, por aktual – shkopi ose karrota!

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja