Mosverifikimi i informacionit nuk sjell besim tek mediet
Published in Recensione
on 30 - 07 - 2015 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Shqipëria me plazhe nudo, familjarët largohen”]
Mediet zgjedhin të “luajnë” me lajme senzacionale dhe jo të zakonshme për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe për të tërhequr sa më shumë publik. Lajmi në fjalë, shkel rëndë normat etike të publikimit të një informacioni dhe kjo për disa arsye.
Linku për te artikulli origjinal: “Shqipëria me plazhe nudo, familjarët largohen”
Data dhe koha e publikimit: 22.07.2015, 16:45
Data e recensionit: 26.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Teksi që recensojmë, shoqërohet me një fotografi dhe pretendon të informojë lexuesin për në fenomen tabu në shoqëri. Gazetari e ka trajtuar atë si fakt të kryer ndërkohë që nuk na jep asnjë informacion për të provuar që pohimet e tij janë të vërteta. As edhe një të dhënë për të vërtetuar atë që sugjeron titulli. Shfaqja e disa pushuesve nudo, nuk verifikon se nudizmi është fenomen dhe as që të tjerët largohen masovikisht.
Shihet qartë që gazetari nuk ka qenë në terren për të parë situatën reale dhe teksti është bërë duke shfrytëzuar informacione të paverifikuara nga interneti. Mungesa e burimeve, sidomos mungesa e deklaratave të pushuesve në plazhet e Shqipërisë bën që lajmi të mbetet thjesht pohim i pabazë.
Fotografia që shoqëron tekstin, që, sigurisht, është vënë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, shkel rregullat etike profesionale për të cilën, në Kodin e Gazetarëve, shkruhet:
“Gazetari duhet t’i ketë parasysh standardet morale të publikut të cilit i drejtohet. Gazetari nuk duhet të përdor përmbajtje të pashembullta, shqetësuese dhe pornografike në punën e tij.”
Për më tepër, në asnjë pikë në tekst nuk tregohet nëse fotografia është bërë në ndonjë nga plazhet e Shqipërisë ose është vetëm për ilustrim. Lajmi është publikuar në më shumë media, kryesisht portale, duke bërë që të gjithë këto media të shkelin mbi këto rregulla etike dhe profesionale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
:
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
informata të rrejshme
nuk mund të përcaktohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i palidhur me tag-e