verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Muhabet çarshie!

on 22 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Доказ.Мк Ивонче милионче извисила- не_ - http___www.dokaz.mk_ivonche-milion

[Recension: Ivona e një milionëshit mashtrohet – e padëshiruar për redaktore të Dnevnik-ut ?!]

Materiali që e recensojmë është spekulues dhe komentues, mirëpo nuk është i mbështetur me asnjë fakt ose deklaratë, dhe për këtë arsye më tepër i ngjan muhabetit të çarshisë, se sa produktit gazetaresk.

Доказ.Мк Ивонче милионче извисила непожелна за уредник на ДневникLinku deri te artikulli origjinal: Ivona e një milionëshit mashtrohet – e padëshiruar për redaktore të Dnevnik-ut ?!

Data dhe koha e publikimit: 17.07. 2016

Data e recensionit: 19. 07. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

PËRGOJIM

Vetë titulli paralajmëron se teksti do të jetë etiketues dhe komentues. Në asnjë pjesë të këtij publikimi nuk theksohet burimi i informatave, dhe për këtë arsye vihet në pikëpyetje vërtetësia e tij.

Artikulli më tepër i ngjan përgojimit. Në të nuk ka asnjë vërtetim për pohimet e bëra, nuk janë kërkuar deklarata as nga Ivona Talevska, as nga MPM-ja e as nga “Dnevnik”-u, mirëpo as nga pronarët e “Veçer”-it dhe të “Sitel”-it, të cilët, poashtu, përmenden në tekst.

Për nga forma e tij, me siguri do të duhej të ishte lajm klasik, mirëpo në të, përveç komenteve dhe spekulimeve, nuk ka fakte me të cilat do të mbështetet informata paushalle që plasohet si e vërtetë e qindpërqindtë. Kjo më së miri mund të vërehet nga fjalitë e mëposhtme:

“Partia në pushtet, grushti goditës i të cilës me vitë është dyshja Ivona dhe Laki, para do kohësh ka planifikuar që gazetën “Dnevnik” ta “përforcojë, gjegjësisht në pozitën udhëheqëse në periudhën parazgjedhore ta vendosë Ivonën. Ideja e këtillë ka hasur në thikë nga menaxhmenti dhe pronarët e MPM-së, të cilët prerazi nuk kanë dashur të dëgjojnë që Ivona të gjendet në listën e tyre të rrogave, e lëre më si kryeredaktore”.

PA DISTANCË PROFESIONALE

Artikulli është përplot me gabime shtypi dhe ka pikësim joadekuat. Poashtu, në përputhje me standardet gazetareske për shkrim të artikujve, personat që përmenden në një tekst theksohen me emër dhe mbiemër ose vetëm me mbiemër, madje edhe atëherë kur bëhet fjalë për persona që i kemi të afërt në jetën private. Në atë mënyrë bëhet distanca profesionale. Në rastin konkret, përdorimi vetëm i emrit ka qëllim të nënçmojë dhe të tallet me njerëzit e përmendur.

Teksti është shkruar dhe është plasuar në atë mënyrë që janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve, në mesin e të cilave:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur. (Neni 1)

Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.(Neni 4)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (Neni 13)

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit. (Neni 15)

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij. (Neni 16)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja