verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Muhabeti i kafenesë dhe teksti gazetaresk, nuk është njësoj

on 30 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

nardoen glas

[Recension: SEKS SKANDAL NË BURGUN E “SHUTKËS” – TË PËRZIER DREJTORËT!]

Ky artikull është mjaft i dobët, me shumë pohime tendencioze dhe të pambështetura. Aq shumë spekulime në një vend, vështirë mund të gjenden në një artikull, ai më tepër i ngajn muhabetit të kafenesë.

seks skandalLinku deri te artikulli origjinal: SEKS SKANDAL NË BURGUN E “SHUTKËS” – TË PËRZIER DREJTORËT!

Data dhe koha e publikimit: 25.05.2016

Data e recensionit: 27.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

DISKREDITIM

I gjithë teksti është spekulim, prej fillimit deri në fund. Në gazetari, gjithsesi se janë të lejuara edhe spekulimet, mirëpo ato gjithashtu duhet të jenë të mbështetura ma burimeve valide dhe me argumentin. Artikulli si burim e thekson një medie tjetër (Centarnews), mirëpo nuk është vendosur link, e pastaj plotësisht bazohet në atë publikim dhe e plason e (dez)informatën pa bërë fare përpjekje për ta verifikuar atë.

Duke u fshehur pas formulimit “siç kuptojmë”, lexuesve u ofrohet një tregim për gjoja “seks-skandal në burgun e Shutkës”. Dhe si në skenaret e Holywood-it ka drejtorë dhe nëpunëse. Me këtë rast plasohen (dez)informata – krejtësisht të paverifikuara dhe të pakonfirmuara dhe njollosen emrat e disa njerëzve, të cilët përmenden me funksionet që i kanë, e disa edhe me iniciale.

Në fakt, zëvendës-drejtori ka hyrë në aferë seksuale me dashnoren e drejtorit aktual А.Gj., e cila është e punësuar si nëpunëse në burg.

Mirëpo, a është kjo me interes publik? Është e vërtetë se “drejtori i burgut” është funksion publik, mirëpo a do të thotë kjo se edhe jeta e tij private (në qoftë se është e saktë ajo që është shkruar) duhet të nxirret në publik edhe atë në këtë mënyrë: pa burime precize, pa dëshmi dhe pa argumentim. Gjithsesi, se jo.

Sipas mënyrës në të cilën është shkruar dhe është plasuar ky material, le hapësirë për dyshim se është përgatitur me qëllim të qërimit personal dhe politik të hesapeve. Me mënyrën e këtillë të (dez)informimit janë shkelur disa dispozita të Kodit të gazetarëve, në mesin e të cilave:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur(neni 1)

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).(neni 10)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (neni 13)

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit. 
(neni 15)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja