verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Мultikulturalizmi dhe mediet

on 25 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Етнизација наместо мултикултурализам - која е улогата на медиумите. Фото: pixabay
Еtnizim në vend të multikulturalizmit – cili është roli i medieve. Foto: pixabay

Moskomunikimi i kulturave të ndryshme nën një “qiell” politik, më saktë në një vend, shkakton problem për atë se si të arrihet konsensus politik. Ndërsa konsensusi si çelës, nuk mund të bëhet duke imponuar sistem me vlera të supozuara, por vetëm me dialog të vazhdueshëm ndërmjet diversiteteve dhe me aksion të qytetarëve në gjendje të lirisë qytetare. Dhe këto dallime ndonjëherë debate të forta për jolirinë, frikën dhe për dhunën, e jo vetëm debate për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë. Prandaj, për çka dhe si raportuan mediet  për këtë çështje në periudhën e kaluar!?

Shkruan: Dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe etikë në media

Koha e keq vazhdon edhe më tutje! Është e pazakonshme që teksti të fillojë me konstatim, mirëpo është patjetër, për shkak se në qoftë se zgjedhjet ishin katalizatori për “zhvendosjen e gjërave”, ato u mbajtën dhe tani duhet të shihet në vepër efekti nga kjo “zhvendosje”. Mirëpo në vend të kësaj, “edhe pse zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike, me parregullsi të vogla, ato nuk i dhanë fund krizës dyvjeçare në vend”, vlerëson edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, deputeti Ivo Vajgël. Tani kriza fiton një pamje të re, siç raportojnë një pjesë e medieve, “Qeveri e re apo zgjedhje të reja?“, e disa prej tyre, ato proqeveritare, përpiqen madje të gjejnë dhe të paralajmërojnë ndonjë zgjidhje bombastike të një “problemi të tmerrshëm”, frenues të situatës së pashpresë – “VMRO-DPMNE-ja do ta mbijetojë edhe Sorosin edhe shërbëtorët dhe mercenarët e tij të brendshëm dhe të jashtëm“, duke thënë se: “ajo nëpër të cilën kaloi Maqedonia nuk është e rastësishme, por një revolucion i orkestruar, i organizuar dhe i realizuar në mënyrë profesionale(…) Armata OJQ-shë luftojnë në botën moderne, ndërsa në Maqedoni VMRO-DPMNE-ja e korri fitoren e nëntë zgjedhore kundër gazetarëve, pronarëve të mediave, profesorëve, intelektualëve, analistëve dhe aktivistëve të korruptura, të udhëhequr nga protestues profesionalë”.

Prandaj, tashmë është neveritëse të parashtrohet pyetja për agjendën që e realizojnë këto medie, për shkak se e njëjta pyetje më tepër ngjan si retorike, për shkak se nuk kemi bashkëbisedues realë, njohës të gjërave ose realisht profesionistë të branshës në këtë grupacion. Poashtu, kjo është e dukshme edhe nëpërmjet tentimit që krizën, e cila vazhdon edhe më tutje (tani në formë të konstituimit të qeverisë), t’ua transferojnë, t’ua imponojnë, t’ua ngjesin të tjerëve nëpërmjet një kornize të shtrembëruar logjike të prezantimit të fakteve  dhe me shumë pak të vërtetë, edhe në to edhe në prezantimin e tyre. Mënyrë tashmë shumë mirë e njohur dhe e freskuar për çdo ditë, veçanërisht pas 9 janarit e këndej, mirëpo me tematikën e njëjtë sikurse vitin e kaluar: “Kisha ortodokse shqiptare” do të jetë kurora e federalizimit“. Kjo zbulon se shumë prej medieve proqeveritare e shfrytëzojnë përsëri folklorin e njëjtë, për të mbjellë frikë dhe tmerr në publik, duke luajtur përsëri në kartën e kantonizimit, federalizimit, e veçanërisht të dygjuhësisë nga ana e opozitës, veçanërisht kur dihet se “topi” është hedhur në “këmbët” e partive shqiptare, gjegjësisht BDI-së dhe platformës shqiptare pa të cilën nuk do të ketë qeveri! E këto çështje, edhe bilbilat e dinë, janë mbyllur qëmoti dhe janë rregulluar me Marrëveshjen kornizë të Ohrit.

Ç’ËSHTË SPECIFIKE PËR REALITETIN  DHE SHOQËRINË MULTIKULTURORE

Me këtë, këto medie e harruan postulatin e parë të ushtrimit profesional të veprimtarisë së tyre – ndjekjen e të vërtetës dhe raportimin e saj. Logjikisht,  çështja e aspektit dhe esencës për atë se ku e bënë gabimin është temë e kësaj analize. Shumë evidente për çdo gazetar të arsimuar të këtyre medieve është koncepti i shoqërisë multikulturore në Maqedoni dhe, gjithsesi, leximi i drejtë, e jo manipulimi me përmbajtjen e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Thënë më saktë, duke plasuar skenare të mundshme për shqiptarizimin e Maqedonisë, e ndihmuar nga opozita, në mënyrë të fshehtë dhe të heshtur të ndërtohet identiteti etnonacional, e jo Maqedoni multikulturore: “dhe përderisa LSDM-ja zyrtarisht hesht, ndërsa nëpërmjet analistëve të saj i ofrohet BDI-së, duke i pranuar ofertat deri në presjen e fundit, VMRO-DPMNE doli me qëndrim të qartë se imperativ është respektimi i vullnetit të popullit dhe me këtë formimi i qeverisë, mirëpo jo me çdo kusht”. Paradoksale, apo jo!?

Në fakt, nëse dihet se ajo që është specifike për realitetin dhe shoqërinë multietnike është grupi i kërkesave të grupeve të ndryshme kulturore ndaj autoriteteve shtetërore, dhe për pasojë “kërkesat për të drejtat e pakicave duhet të kuptohen në kontekstin e asaj se ato janë përgjigje reaktive ndaj ndërtimit shtetëror të kombit, gjegjësisht pakicat parashtrojnë kërkesa “kundër” shtetit, si përgjigje ndaj kërkesave që shteti i parashtron “kundër” tyre”. Dhe këtu, në përputhje me dy kushtet e konsensusit (liria dhe dialogu), veçanërisht duhet të veçohet si problem “transformimi i paraqitjes politike nga mënyra dominante indirekte drejt mënyrës inkluzive që të tregohet tendenca për të ashtuquajturin ridemokratizim të shoqërive demokratike duke e përfshirë diversitetin kulturor”.

Shembull ilustrues në kontekst të konsensualitetit të këtillë multikulturor dhe edukimit elementar mediatik për të është Maqedonia. Mirëpo, historikisht do të duhej të kthehemi prapa dhe t’i përmendim disa gjëra:

  • Përgjigja më e mirë për kërkesat për multikulturalitet me pavarësimin e vendit është kushtetuta qytetare-liberale, edhe pse shqiptarët u shprehën dhe konsideruan se ai është etnocentrik, kështu që pasi nuk u pranua kërkesa e tyre e parë (të shpallen si popull konstituiv në Kushtetutën e vitit 1991), deputetët shqiptarë e bojkotuan votimin gjatë miratimit të Kushtetutës;
  • Orientimin e këtillë, grupet etnokulturore e përjetuan si ndalesë për të marrë pjesë procesin e  ri të ndërtimit të kombit, e madje u kërkua edhe autonomi territoriale (nga ana e PPD-së në vitin 1992 ku u organizua referendum për autonomi territoriale të shqiptarëve në Maqedoni, e njohur me emrin Ilirida);
  • Kjo rezultoi me qëndrimin e bllokut politik maqedonase inkluziviteti i entiteteve kulturore të pakicave konsiderohet i dëmshëm dhe i palejueshëm;
  • Në vitin 1994, krahu i ri politik i PPD-së, i cili më vonë  shndërrua në PDSH, e vendosi këtë kërkesë: hapjen e institucioneve të arsimit të lartë për shqiptarët në Maqedoni.

Të gjitha këto kërkesa fituan në peshë me fillimin e konfliktit në vitin 2001, dhe i ashtuquajturi “non-paper” i liderit të PDSH-së, Arben Xhaferi (i cili ishte bazë për Marrëveshje kornizë të Ohrit që u arrit më pas). Në të, përveç kërkesave të parashtruara, duhet përsëri të përkujtohemi dhe të theksojmë një moment, një fjali: thuhet se refuzohet iniciativa për secesion (ndarje) ose për federalizim të Republikës së Maqedonisë, mirëpo kërkohet që shqiptarët të mos jenë të margjinalizuar dhe të mos injorohen nga qeveria në procesin e marrjes së vendimeve.

MBJELLJA E FRIKËS NGA I ASHTUQUAJTURI “SHQIPTARIZIM” I SHTETIT

Me këtë tashmë është mbyllur çështja për çfarëdo qoftë tentimi për kantonizim, federalizim, dygjuhësi dhe “shtiza të ngjashme vrastare” nacionaliste për frikësimin e popullit, veçanërisht në kushtet aktuale kur çdoku plasohet informata për atë se si e sheh Zaevi platformën dhe pse është aq “i butë” ndaj kërkesave të shqiptarëve, pa u analizuar se “balanci ndërmjet politikës së identitetit dhe të drejtave grupore dhe politikës së të drejtave individuale u promovua me Marrëveshjen kornizë të datës 13 gusht të vitit 2001”, thotë Petar Atanasov. Sipas tij, “еlementet e variantit socio-kulturor të multikulturalizmit, të praktikuara deri në vitin 2001, me Marrëveshjen e Ohri gjithnjë e më shumë transformohen në model të ndarjes së fuqisë ndërmjet grupeve të ndryshme etnike, duke i balancuar të drejtat individuale dhe ato grupore si pasojë e etnizimit të një numri të madh të sferave në shoqëri”.

Marrë në përgjithësi, e gjithë përpjekja për të mbjellë frikë nga i ashtuquajturi “shqiptarizim” i shtetit, veçanërisht nga ana e “kriminelit të amnestuar” Zaev, siç preferojnë ta quajnë këto medie, në përputhje me udhëzimet e mentorëve të tyre nga garnitura në pushtet, është më se i kotë. Faktet flasin vetëvetiu, mirëpo më e madhe është frika nga ajo që vjen, e që është paralajmëruar edhe në të gjitha raportet për Maqedoninë, mirëpo edhe në platformën e bllokut shqiptar – vazhdimi i mandatit të PSP-së! Me këtë ndërpritet burimi dhe duhet të punohet sipas normave profesionale, duhet të kuptohet se “multikulturalizmi dhe koekzistenca e qetë në Maqedoni, edhe pse shpeshherë të ballafaquara me sfida serioze, të vendosura në bazën e shtetësisë sonë!.

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja