verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mungesa e etikës, strategji për joprofesionalizëm

on 3 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Strategjia e Kim Mehmetit që edhe toaletin ta shndërroj në kauzë të tij kombëtare”]

Në një tekst të gjatë në kategorinë e lajmeve, autori ka bërë një shkrim të mbushur me kritika dhe fyerje për Kim Mehmetin. Se a është Mehmeti një figurë politike e duhur për të qenë “zëdhënës” i pakënaqësive shqiptare në Maqedoni vendos një opinion i gjerë. Kjo çështje substanciale do përfshirje të më shumë elementeve. Gazetari duhet të punojë në interes të publikut dhe jo në interes të një grupi të interesit. Opinioni vendos mbi legjitimitetin e një figure politike dhe jo një koment i kamofluar si lajm.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Strategjia e Kim Mehmetit që edhe toaletin ta shndërroj në kauzë të tij kombëtare

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2016

Data e recensionit: 01.02.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që recensojmë ka të bëjë me një eksponent politik dhe është kryekëput tendencioz. Gazetari parashtron pyetjen se “a është Kim Mehmeti figura e duhur për të qenë zëdhënësi suprem i pakënaqësive shqiptare në Maqedoni”? Dhe, gjatë tërë tekstit mundohet me gjuhën e tij nënçmuese të bind opinionin se protagonisti i storjeve të tij në tekst, shumë aksidentalisht është aty ku është.

“Kim Mehmeti asnjë minutë burg nuk ka bërë për të qenë i persekutuar dhe më së paku ka qenë i ndaluar si shkrimatr për të qenë disident. Ringritja e tij ndodhi pas vitit 2001 kur iu shit Ali Ahmetit si patriot që ka shumë probleme me ”ata të PDSH-së”. Pra, ai shkoi të marrë azil te Aliu që të katapultohet në një shqiptar të devotshëm, sepse krejt shqiptarllëkun ai e kishte ”prokockat” nëpër ndejat me aleksa e fërçkovska. Patjetër që atij i duhej një konfirmim publik për shqiptari dhe me pehlivanllëk e përdori afrinë me Ali Ahmetin për të arritur këtë qëllim. Kjo zatën ia hapi udhën të jetë kuadër i komanduar partiak në RadioTelevizionin e Maqedonisë, duke qenë njeriu i dytë në hierarkinë e tij.”

Në rast mosverifikimi i asaj që shkruan në tekst gazetari, duke mos paraqitur as një burim relevant, produkti gazetaresk i shndërrohet në një letër spekulative, tendencioze dhe propagandistike. Gazetari “dredh” bazën e profesionalizmit kur bëhet i njëanshëm. Rregullat nuk vlejnë për komentin, por meqë ky produkt është “shitur” si lajm, ai duhet t’u përshtatej atyre rregullave.

Autori aludon në faktin se Kim Mehmeti “ngriti krye” vetëm për shkak të ndihmës që ia dha Ali Ahmeti kurse tani është bërë kritik ndaj tij vetëm për shkak të xhelozisë që ushqen për Ahmetin se nuk mund të bëhet si ai.

Sipas kodit etik gazetaresk: Ato që kanë qenë objekt i sulmit apo kritikës duhet të kenë mundësi të përgjigjen para se kontributi të publikohet, dhe nëse kjo nuk ndodhë dhe përgjigja vjen pas publikimit, ai duhet të jetë në masë të arsyeshme, i lidhur me temën dhe në formë korrekte.

“Shkrimtar rebel”, “voglush katundi”, “dele si Kimi”, “me copë shkollë të mesme për murator”, “prijës mbi gomarë”,… janë këto disa nga fyerjet dhe ironitë në adresë të Kim Mehmetit.

Vargu i spekulimeve me tendencë për të diskredituar një figurë politikë nuk përbën lajm. Lajmi do të ishte përplot argumente të verifikuara, me burime zyrtare, pa gjuhë nënçmuese dhe do të jepte një pasqyrë reale mbi protagonistin e tekstit nëse gjithçka verifikohej. Madje edhe në një rast të tillë, përdorja e ofendimeve dhe nënçmimeve nuk justifikon asgjë.

Teksti në fjalë, edhe sikur të ishte botuar si “opinion”, sërish do të ishte problematik, jo për mospajtueshmërinë me veprimet e një personi, por për gjuhën ofenduese dhe mungesën e etikës që e karakterizon.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja