Mungesa e hulumtimit zbeh lajmin
Published in Recensione
on 4 - 11 - 2015 Author: Ferikan Iljazi[Recension: “Ekskluzive Tensione në BDI-në e Tetovës për një “vikendicë“]
Teksti që po recensojmë raporton për një “spekulim” që nuk arrin dot ta konfirmojë, ose thënë më së miri nuk është munduar që ta konfirmojë. Autori i lajmit në këtë portal ka raportuar vetëm mbi “burimet e autorit” po megjithatë faktin se këtë informatë e ka mësuar prej burimeve të tij, autori e nxjerr në pah tek në fund të tekstit, edhe atë vetëm nëpërmjet një citimi të vetëm.
Linku deri te artikulli origjinal: Tensione në BDI-në e Tetovës për një “vikendicë”
Data dhe koha e publikimit: 29/10/2015
Data e recensionit: 30/10/2015
Recensuese: Ferikan Iljazi
Teksti është shumë tendencionz por megjithatë interesant në qoftë se do të kishte përmbajtur elementet e duhura që do të konfirmonin krim dhe korrupsion brenda partiak. Por autori në mungesë të burimeve, fakteve, vetë ia ka ulur peshën tekstit.
“Javën e fundit janë rritur tensionet në degën e BDI-së në Tetovë, kurse shkak për këtë është një uikend-shtëpizë (apo siç i thonë në BDI: Vikendicë) në Kodër të Diellit. Bëhet fjalë për vikend-shtëpizën e Ndërmarrjes Komunale, e cila është uzurpuar pa kurrfarë kontrate. Burimet tona thonë se ish drejtori i Qendrës rekreative në Kodër të Diellit, Hajrulla Hasani, i cili është kuadër me ndikim në degën e Tetovës, në atë vend bashkë me disa funksionarë tjerë të BDI-së dëshirojnë të ndërtojnë hotel, mirëpo punët kanë ngecur për shkak se komuna, respektivisht kryetarja e komunës Teuta Arifi refuzon të japë leje për legalizim”
Autori është dashur të kontaktojë degën e BDI-së në Tetovë, ish drejtorin e Qendrës rekreative në Kodër të Diellit, Hajrulla Hasani, si dhe kryetaren e komunës Teuta Arifi të cilët do të konfirmonin apo mohonin një informatë të tillë. Kjo është hapi i parë që ka mundur të bëjë gazetari. Por nuk duhet përjashtuar edhe potenciali që ka ky tekst për gazetari hulumtuese pasi që aludon në shumë shkelje ligjore nga funksionarë të lartë, që për publikun janë mjaftë interesante.
Megjithatë ky version i tesktit kështu siç ëshë publikuar, duhet marrë si shembull se sinuk duhet shkruar një lajm. Kjo pasi që Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë urdhëron gazetarët profesionist që të publikojnë vetëm informata të vërteta dhe të verifikuara, e nëse nuk arrin që të verifikojë ato që ka mësuar të paktën atë fakt duhet ta cekë në tekst, gjë që autori i këtij lajmi nuk e ka bërë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e