verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Temë e rëndësishme, por me mungesë të elementeve bazë për lajm!

on 24 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Tmerr në spitalet e Maqedonisë, fotografohen pacientët gjatë operacionit dhe publikohen fotot]

Detajet nuk janë me rëndësi në lajm, megjithatë, lajmi duhet të bazohet në disa detaje, me qëllim që të marrë formë dhe të jetë i plotë. Nevoja për lajm vetëm sa për ta bërë dhe shpejtësia për ta plasuar atë në etër, nuk është profesionale. Faktet dhe dëshmitë relevante janë ato të cilat i japin formën lajmit dhe i japin besueshmëri. Kjo e fundit, gjithmonë varet dhe vlerësohet nga vetë publiku, asnjëherë nga autori ose gazetari.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një lajm, i cili është bërë me të drejtë, për çështje relevante për interesin publik që e intereson mbarë opinionin, por fakti që mungojnë disa elemente kyçe në të, e bën atë të duket tendencioz, pa bazë, si përmbajtje që pa nevojë ‘sulmon’ vëmendjen e opinionit në mënyrë që nuk mund ta quajmë gazetareske. Teksti fillon me fjalët: “Një skandal që po tronditë Maqedoninë”. Edhe pse është bërë praktikë që çdo të dytit titull t’i jepet epitet i tillë, duhet kujtuar se nuk është gazetari ai i cili vlerëson, por ai i cili thjeshtë dhe profesionalisht informon. Vallë është skandal, krim ose papërgjegjësi profesionale, këtë e vlerëson lexuesi.

Një skandal po e tronditë Maqedoninë. Në spitalin e përgjithshëm në Qytetin e Gjevgjelisë, kirurgët, anestezologët dhe ekipi tjetër ndihmës pas operacionit të rrëndë të lukthit ka vendosur që të fotogrofohet duke shkelur privatësin e pacientit të operuar. Ky personel ka vendosur që në sallën e operacionit të fotografohen para pacientët të operuar i cili është në gjendje të pavetëdishme nën anestetikë(ilaçe dhe gazra që përdoren gjatë operimit për të humbur vetëdijen pacienti).

Tmerr në spitalet e Maqedonisë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Tmerr në spitalet e Maqedonisë, fotografohen pacientët gjatë operacionit dhe publikohen fotot”
Data dhe koha e publikimit: 20.04.2016
Data e recensionit: 20.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autori e cilëson si shokues aktin e shpërndarjes së fotografisë në rrjete sociale. Edhe kjo, qoftë edhe e vërteta, përveç se me vlerësim në bazë të informatës duhet të tregohet duke dhënë dëshmi për këto reagime. Nëse reagimet janë nxitur, autori e ka për detyrë t’i citojë disa nga ato dhe jo thjeshtë të bësojë në vetëvete se vetëm më një fjalë si “reagime të shumta”, do të bindë lexuesit se ky është një mega-skandal dhe se është shkelur privatësia e pacientit. Kjo e fundit, tërheq edhe më shumë vëmendje. Për cilën privatësi bëhet fjalë, kur në foto shifet qartë se nuk është zbuluar fytyra dhe as ndonjë e dhënë personale e pacientit? Mbase nën mbulesë mund të mos ketë pasur pacient?! Nëse në fotografinë origjinale është dukur fytyra, mirëpo vetë redaksia e ka mbrojtur identitetin e pacientit, duhet të cekë se mbrojtja është bërë nga ata, e jo nga ai që ka postuar fotografinë. Këtë as nuk e ka vërtetuar dhe as që ka provuar ta spjegojë autori.

Element tjetër (bazë) që i mungon lajmit dhe që gazetarin e bën të njëanshëm është çështja e prononcimit të palës së tanguar. Autori nuk ka kërkuar qëndrim as nga drejtori i spitalit, as nga përgjegjësi i repartit dhe, për më tepër, thotë se deri më tani nuk ka reaguar as ministri i shëndetësisë (emrin e të cilit e apostrofon) por që nuk e ka vlerësuar si me rëndësi që vetë të kërkojë qëndrim nga ministri Nikolla Todorov. Përderisa mes rreshtave autori akuzon personelin për një akt skandaloz, ai vetë ka bërë një shkelje të etikës gazetareske, duke mos kërkuar qëndrim as nga ata, e as nga i apostrofuari, emri i të cilit e mbyll tekstin.

Kjo fotografi shokuese ka nxitur reagime të shumta në opinion për shkak se me këtë shkilet privatësia dhe të drejtat e pacientëve.Deri më tani Zhurnal mëson se nuk ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Se lajmi është bërë shkel e shko, me gjasë i marrë ose i bazuar nga media të tjera dhe vetëm është përshtatur në gjuhen shqipe, pa mos u filtruar mirë dhe pa mos u konfirmuar nga redaksia në fjalë, e vërteton fakti që askund në tekst nuk thuhet se është kërkuar qëndrim, është vizituar ose inspektuar reparti nga redaksia. Kjo dëshmon për një formë që funksionon jo vetëm në këtë përmbajtje,  por në shumë të tilla në një numër të konsiderueshëm të mediave të internetit, të cilat për qëllime komerciale, bëjnë lajme ku në njëfar forme për një plesht digjet i gjithë jorgani. Sidomos duke marrë parasysh se ngjarja ka ndodhur në një repart, ndërsa në titull aludohet se të gjitha spitalet e Maqedonisë janë në gjendje të tillë. Mund edhe kjo të mos jetë shumë larg realitetit, por një titull i tillë meriton dhe kërkon shumë dëshmi dhe argumente.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Jo relevante

Të pakonfirmuara

Të pakonfirmuara

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

Ndoshta

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja