verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Në ambasadën e Franacës në vend homazhe për viktimat

on 8 - 01 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht
Shkup, 8 Janar, 2015 (META) – Në Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup, sot u mbajt homazh për viktimat nga sulmi terroristi në javoren “Charlie Hebdo” në Paris. Ambasadorja Lorens Oer deklaroi se sot është ditë zie në Francë dhe nëpër përfaqësitë diplomatike të saja. Ajo sulmin e djeshëm e cilësoi si një sulm qyqarë, dhe akt tinëzak ku jetën e humbën 12 veta.

Karikaturist të njohur nga shtypi francez, gazetarë, punëtorë dhe dy polic janë në radhët e viktimave. Ata ranë viktima nga plumbat e urrejtjes dhe të mosdurimit. Në Fracë “Sharli ebdo” e jetëson lirinë e të shprehurit në të gjitha temat. Provokimi intelektual është thelbi për ndërtimin e mendimit tonë, dhe të demokracisë sonë. Vizatimi, humori, është një shprehje fundamentale – liria e të menduarit. Duke e sulmuar “Charlie Hebdo”për shkak të qëndrimeve të saja, sulmuesit dëshirojnë të na frikësojnë, ta ngrinë mendimin tonë sot që ti shmangemi idesë për liri, dhe nesër idesë për demokraci. Ne nuk e pranojmë at qëndrim barbarë. Ne asnjëherë nuk do të gjunjëzohemi para mostolerancës dhe terrorizmit. Kudo në botë, qytetarët francez dhe bartësit e demokracisë e ngrenë zërin e tyre që ta tregojnë ate. Kisha dashur tu jap homazh Sharb-it, Volinskit, Tinjusit, dhe personave të tjerë që ranë para breshërisë së plumbave. Ne jemi Sharli,- theksoi Oer.
Në homazh ishin prezent dhe përfaqësuesit e shoqatave të gazetarëve të Maqedonisë të cilit u nënshkruan në Librin e zisë . Tamara Çaushidis nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Mediume tha se gazetarët në Maqedoni janë të bashkuar në këtë situatë mortore.
“Gazetarët e Maqedonisë shumë mirë dinë ti njohin presionet dhe shtypjet të lirisë së shprehjes. Mirëpo, e gjith kjo që ndodhi në Paris është një akt barbarë që me të vërtetë na tronditi të gjithëve që në momente na la pa fjalë dhe pa tekst, me gjykim ndaj asaj që ndodhi atje. E mjerushme është ajo se mbas kaq dekadash  dhe qindra vistesh pas revolucionit francez tregohet se akoma duhet luftuar për idenë e lirisë, dhe se akoma duhet mos lëshuar pe. Ne do vazhdojmë të jemi së bashku me kolegët tanë nga Franca, në luftën mediale për qëndrim të lirisë së shprehjes,”- tha Çaushidis.
Naser Selmani nag shoqata e gazetarëve tha, se kjo është një ditë e mjerueshme për gjithë gazetarët e botës.
“Jo vetëm për gazetarët, por për gjithë botën e lirë. Dje nuk kishte tentime për vrasjen e lirisë së të shprehurit, por kishte tentime që të frikësoheshte bota e lirë. Ne nuk jemi të bindur se ideali i lirisë do fitojë mbi barbarizmin,” –tha Naser Selmani

 

Burimi: (08.01.2015). Meta.mk. Në ambasadën e Franacës në vend homazhe për viktimat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.