Në gazetari, faktet të japin krahë, e jo pijet energjike
Published in Recensione
on 22 - 02 - 2017 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “(VIDEO) NATA E GJATË NË LSDM, KRYETARI ZORAN ZAEV MBAN KONDICIONIN ME RED BULL DHE KAFE”]
Interesi publik nuk ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit të funksionarëve. Rezultatet e punës së tyre dhe veprat në kuadër të funksionit që kanë janë gjërat të cilat e interesojnë publikun, e jo ushqimet dhe pijet që konsumojnë “për të qenë në formë”. Këto nuk janë fakte që të dërgojnë te një përfundim i rëndësishëm, të paktën në rastin konkret, jo. Edhe gazetaria ka limite, brenda të cilave gjithçka arsyetohet, e jashtë tyre – ndëshkohet.
Linku deri te artikulli origjinal: “(VIDEO) NATA E GJATË NË LSDM, KRYETARI ZORAN ZAEV MBAN KONDICIONIN ME RED BULL DHE KAFE”
Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017, 02:40
Data e recensionit: 17.02.2017
Recensues: Fatlume Dervishi
Titulli “Nata e gjatë në LSDM, kryetari Zoran Zaev mban kondicionin me Red Bull dhe kafe” mund të duket “soft” dhe tërheqës për lexuesit për të parë se si gazetari e ka trajtuar këtë, si e ka zbuluar, si prezantohet Zaev si njeri i zakonshëm, etj.
Është një gjuhë populiste dhe lehtë e kapshme. Mirëpo, sa i takon aspektit të interesit publik, kjo në fakt nuk është aspak e rëndësishme, sepse nuk është tregues real (ashtu siç është prezantuar) për natën e gjatë me punë të Zaevit dhe subjektit që ai drejton, nuk është tregues që pijet energjike (në tekst gabimisht qëndron “energjetike”) dhe kafeja janë sinonim i ndonjë pune të palodhshme në shërbim të vendit. Në gazetari, Red Bull nuk tregon fuqi dhe nuk jep krahë.
“Negociatat e gjata për formimin e qeverisë si duket po e lodhin kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.
Në veturën e tij zyrtare dominojnë pijet me energjetike dhe kafja.”
Informacione për jetën private të ndonjë personi mund të publikohen vetëm nëse sjellja e atij personi në jetën private ka ndikim ndaj interestit publik. Në këto raste duhet të provohet nëse publikimi i informacionit do të mundej të rrezikojë ndonjë person tjetër.
Artikulli është i shoqëruar me video material, i cili tregon pamje nga brendia të makinës së kreut të LSDM-së. Edhe pse flet për një natë të gjatë, nga regjistrimi shihet se është bërë gjatë ditës. Makina e incizuar është private, e jo zyrtare. Privatësia është po aq e rëndësishme për funksionarët sa është edhe për njerëzit e zakonshëm.
Opinion ka të drejtë të dijë për punën e institucioneve dhe për njerëzit e zgjedhur për ti shërbyer interest publik, por poashtu, njerëzit kanë të drejtën e privatësisë…
Ky tekst, mbase, ka publikuar këto të dhëna në pamundësi për të siguruar ndonjë informacion më të rëndësishëm nga brendia e selisë, ku supozohet se janë diskutuar çështje të rëndësishme për formimin e qeverisë së vendit. Megjithatë, edhe në raste të tilla, parimet profesionale të gazetarit vlejnë dhe duhen respektuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
asnjë burim
asnjëra pale
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të konstatohet
anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e