verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në sistemin e “1984“

on 17 - 11 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
9494677089_744571a7b8_k
Variacion në temën: 1984 (dy minuta urrejtje). Foto: David Blackwell

 

Nëse menduam se romani i Oruellit “1984” ndodh në ndonjë botë fiktive, të pamundur, alegorike, e kuptojmë se bëhet fjalë për sistem i cili me shumë sukses zhvillohet dhe kultivohet në Republikën e Maqedonisë. Riorganizimi i medieve duhet të bëhet që definitivisht të mos na përsëritet në të ardhmen

 

Shkruan: Аleksandar Sholjakovski

Kur bisedohet për mediet, Maqedonia, praktikisht, asnjëherë edhe nuk doli nga njëmendësia. Madje edhe në kohën e Jugosllavisë socialiste, Maqedonia në aspekt të fjalës publike, liria e medieve dhe e integritetit gazetaresk  ishte një vilajet i errët, siç e quanin në qarqet informative dhe politike. Shfrimi i lirive në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar zgjati shkurtë dhe nuk u vendos si përfitim i përhershëm. Me ardhje në pushtet të kësaj garniture, në dhjetë vitet e fundit u bënë (me sukses) të gjitha përpjekjet për ta shfarosur lirinë, mediet të bëhen apologjetë jargavecë të pushtetit, ndërsa gazetarët (vetë)censorë të frikësuar.

Маqedonia përsëri është vilajeti i errët, me të gjitha prerogativat në fjalën publike të denja për një shoqëri të vërtetë totalitare. Ka gjithçka që e përbën këtë ambient: medie shtetërore me informata të kontrolluara rreptësisht, me polit-komesarë të deleguar nga partia në pushtet. Ekziston qendra vmroiste për komunikime, organ për si një AGJITPROP klasik (institucion për agjitim dhe për propagandë nga koha e komunizmit të vrazhdë), ka të ashtuquajtura medie private të cilat janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë ose nën kërcënimin e pushtetit, të cilat janë më monstruoze se sa shërbimi radioteleviziv publik dhe ka sistem kontrollues që është përshtatur nga ky pushtet që e ndjek korrektësinë e medieve (Аgjencia për shërbime audio-vizuale dhe mediatike, ish-Këshilli për radiodifuzion). Dhe, në fund, sistemi represiv në formë të ligjeve drastike të cilat pusheti, nëpërmjet gjyqësisë së korruptuar, i shfrytëzon bashkërisht për ta eliminuar edhe atë copë lirie të të shprehurit që ka mbetur.

Me këtë strukturë, e vërteta është afruar deri në absurd. Ajo, në fakt, nuk ekziston nëse është në kundërshtim me intencën, qëllimin dhe paramendimet e çmendura të pushtetit. Kështu, gënjeshtra bëhet e vërteta e vetme e cila, apo jo, me përsëritje edhe do ta sigurojë këtë.

INFORMATA TË FABRIKUARA

Sikurse në romanin “1984” të Oruellit, të dhënat, informatat shtrembërohen, kombinohen dhe falsifikohen. Ajo që ndonjëherë ka qenë informatë negative për punën e pushtetit, bëhet pikë që shënohet. Investimet e huaja, për shembull, në të cilat bazohet e gjithë politika e dobët ekonomike e qeverisë, nga dështimi shndërrohen në suksese të përditshme. Në afat të shkurtër publikohet largimi i një firme nga investitorët “e mëdhenj” të huaj, e pas disa ditësh po e njëjta firmë paraqitet si investitor “i ri” që do të ndërtojë fabrika të reja. Dredhia është e qartë: përsëri të shfrytëzohen beneficione që i jep pushteti i dëshpëruar, mirëpo këtë askush nuk e regjistron. Gënjeshtra e madhe për kapitalin e huaj te ne është gënjeshtër e përkryer.

Askush nuk përmend se “Shkupi 2014” prej rreth njëqind milionë eurove fillestare tani kushton mbi 600 milionë eruo, e projekti akoma nuk ka përfunduar. Askush për këtë asnjëherë nuk ka dhënë asnjë përgjigje, e as që është arsyetuar. E gënjeshtra, tani si çmenduri, vazhdon.

Investimet e premtuara prej 8 miliardë eurosh të cilat i premtoi Gruevski para disa vitesh, nuk përmenden. Është evidente se aq para janë harxhuar për çmenduritë e pushtetit. Numërimi i mëtutjeshëm do të ishte shumë i dëshpërueshëm.

Jo vetëm që kultivohet dhe stimulohet harresa, por bëhen përpjekje që ajo të institucionalizohet, të përcaktohet me ligj. Iniciativa që të ndalohen “bombat”, e parashtruar nga Xhaferi, disa gjëra të fshihen edhe nga kujtesa edhe nga dokumentacionet e mjeteve të informimit, në mënyrën më të pabesueshme na e përkujton Ministrinë për të Vërtetën të Oruellit në romanin “1984“. Atje ajo që më nuk vlen – shkatërrohet, dhe përgatitet dokumentacion i ri i cili e legalizon gënjeshtrën. Pikërisht kjo tentohet edhe te ne.

MOMENTI HISTORIK

Këto ditë ndodh një mundësi historike që situata e këtillë të eliminohet, të fitojë kahje të re. Me mundësinë për ta riorganizuar hapësirën mediatike, hapet mundësia që të gjenden zgjidhje dhe instrumente të cila definitivisht edhe në të ardhmen do ta pamundësojnë që të mos mund të përsëritet vilajeti i errët. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces duhet të mbajnë llogari se kjo nuk bëhet vetëm në funksion të zgjedhjeve të prillit të vitit të ardhshëm, por edhe për të ardhmen. Dhe kështu ta pamundësojnë përsëritjen e gjendjeve të tanishme.

Mirë, do të riorganizohet sektori publik i radiodifuzionit, mirëpo çka do të bëjmë me sektorin privat, cili do qoftë ai? Mendoj se është shumë me rëndësi që ngriten disa diga që të pengohet ndonjë Stojmenov ose Xingo i ri që ta shfrytëzojnë fjalën publike për t’u pasuruar me keqpërdorim të paskrupullt të profesionit të gazetarisë dhe të dinjitetit të njeriut. Ata e sollën jetën e medieve të Maqedonisë në nivelin më të ulët të mundshëm. Prej veprimtarisë informative bëjnë një treg të krimbur ku nuk vlen asnjë vlerë morale, e zanatit, apo familjare. Ata nën kujdestarinë e tyre angazhuan ekzekutorë me moralin më të ulët të mundshëm, të cilët e kanë gabuar profesionin, mirëpo përpiqen që të jenë njerëzit kryesorë të saj.

E di, vërejtja e oportunistëve dhe e manipulatorëve do të ishte: “Po, mirëpo ato janë medie private, pronarët mund të bëjnë çka të duan!” Mirëpo, a ka mundësi që një mishshitës privat, për shkak se ka thertore të veten, të shesë mish të prishur? Kështu, edhe ai që përpunon dhe shet informata nuk mund ta ndotë popullin pa kontroll!

ÇËSHTJE E KULTURËS SË PËRGJITHSHME

E pranoj se kjo është më tepër çështje e kulturës, arsimit, etikës profesionale, virtytit njerëzor… Mirëpo, në vendet me demokraci të zhvilluar, mediet private nuk bijnë në një nivel aq të ulët që të manipulojnë me informatat në dobi të ndonjë grupacioni. Vlejnë rregullat e pashkruara. E ajo do të thotë se informata, gjegjësisht e vërteta, gjithmonë është në vend të parë. Pasi të publikohet informata, atëherë ajo mund të shihet në këtë apo në atë mënyrë, mund të ketë anshmëri, mirëpo jo edhe mashtrim, tendenciozitet, keqdashje. Në mjediset e tilla, thjesht, nuk ka vend për manipulatorë të së vërtetës. Dua të them se në një mjedis ku keni obilgim, para së gjithash, ta përcillni informatën burimore, të padërrmuar, të pazbukuruar artificialisht, nuk do të ketë vend për manipulim. Prandaj, para së gjithash, ka nevojë për profesionalizëm, etikë gazetareske dhe rezistencë ndaj presionev dhe ndikimeve partiake.

Nuk vajtoj dhe mendoj se kjo është e mundshme dhe e realizueshme. Duhet vetëm pak vullnet i mirë, paraqitje e sinqetë dhe mendim i lirë dhe i fuqishëm publik. Gjërat tjera, veçanërisht pozicionimi i medieve private, do të duhet t’i nënshtrohet këtij publiku, i cili do të ketë mundësi të mendojë lirshëm dhe publikisht ta shprehë pakënaqësinë ose kënaqësinë e tij për atë që e ofrojnë mediet.

Kuptohet, në qoftë se Oruelli nuk jeton më këtu.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja