verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të gazetarisë, parashikime nga topi i kristaltë

on 21 - 10 - 2016       

[Recension: Bashkimi i Ziadinit me Abdylhadinë/ LR-PDSH-ja do të përfundojë si PPD-ja?]

Përmes lajmit, lexuesi informohet për atë që ka ndodhur, jo për atë që mund të ndodhë. Gazetari nuk është parashikues i ardhmërisë e as hartues i agjendave politike. Duhet të bëhet dallimi mes gazetarit dhe lexuesit, pasi që ky i fundit mund të jep konkluzione vetëm pasi autori ose gazetari të informojë në mënyrë objektive dhe profesionale.

Abdylhadi Vejseli njihet si një kryetarë i cili ka kaluar në shumë koalicione me partitë shqiptare dhe në fund arriti që partinë e vet ta shkri në PDSH. Vejseli sot është parë në një tryezë më Ziadin Selën që drejton Lëvizjen për Reforma PDSH, parti e cila së fundmi nuk mund të gjejë asnjë parti shqiptare opozitare e cila bashkohet për një bashkëpunim parazgjedhor pë të gruar në zgjedhjet e parakohshme parlamantare që do të mbahen me 11 dhjetor. Ky bashkim i Vejselit dhe Selës është aq i rrezikshëm sa që LR­PDSH­ja e Selës pas zgjedhjeve mund të shndrrohet një PPD me 10 anëtarë ku 9 do të thonë se janë kryetarë të LR­PDSH­së.

Teksti që po recensojmë sjell qëndrime, në të cilat nuk përcaktohet nëse i ka thënë dikush apo janë qëndrime personale të gazetarit e që përmes lajmit janë përcjellë sikur të jenë fakte.

tetovasot_sela_vejseli_2Linku deri te artikulli origjinal: “Bashkimi i Ziadinit me Abdylhadinë/ LR-PDSH-ja do të përfundojë si PPD-ja?
Data dhe koha e publikimit: 15.10.2016
Data e recensionit: 16.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

“Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”, thuhet në Kodin etik të gazetarëve. Zhvillimet politike duhet të komentohen nga njerëz eminent, analistë apo politikologë. Gazetari duhet t’i referohet palës së tretë, për të kompletuar lajmin. Në këto raste, njohësit e rrethanave politike janë të domosdoshëm. Qëndrimet e tyre e balancojnë informimin, ndërsa gazetarit i heqin mundësinë e komentimit, por jo edhe përgjegjësinë për bashkëbiseduesin.

PPD­në e Vejselit në mënyrë të heshtur nga foleja e vetë e largoi Lëvizja BESA ku pas bashkimit me PPD­në BESA nisi rrënje drastike në opinion dhe në fund as që i bëri edhe ftesë publike për bashkim opozitarë PDSH­ja e Thaçit më së shumti iu është gëzuar bashkimit të Selës me Vejselin sepse PDSH­ja vite më parë ia ka lexuar mendejn Vejselit dhe bashkëpunimi me të është një humbje e sigurt. Opozita definitivisht nuk bashkohet, zgjedhjet afrohen dhe fitorja e lehtë i shkon BDI­së pa punuar që 12 vite në qeverisje, ndërsa Sela mund të pijë kafe me Abdylhadinë. /TetovaSot

Teksti më shumë i ngjason një statusi nëpër rrjetet sociale, se sa një përmabajteje që meriton të publikohet në media. Joprofesionalizmi gazetaresk kulmon në fund, kur gazetari u sugjeron dy protagonistëve të tekstit që të pinë kafe pas zgjedhjeve. Lexuesi nuk ka nevojë për një koment të tillë, por për lajm dhe informacion mbi zhvillimet politike. Gazetari mund t’i komentojë zhvillimet, është e drejtë e tij profesionale dhe njerëzore, mirëpo gjithnjë duke u bazuar në qëndrime konstruktive dhe të argumentuara, me përgjegjësi dhe etikë profesionale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja