verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të gazetarisë, PR

on 25 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Top lajm: Ostreni mosmirënjohës, nga 2008 merr çdo muaj nga 2 mijë euro prej Telekomit?!”]

Në çdo kurs gazetarie, studentëve, ndër të tjera, u mësohet edhe një fakt shumë i rëndësishëm, e ai është të bërit dallim në mes gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun. Këto dy fusha janë rreptësisht të ndara. Gazetari e ka të ndaluar të jetë pjesë e zyrës për shtyp të çfarëdolloj organizate apo kompanie tjetër. Gazetari, në të njëjtën kohë, mund të punojë si arsimdhënës, mund të ketë biznes privat, mund të punojë si kamarier, mund të ketë zyrë për përkthime e të tjera, dhe, kuptohet, nuk guxon të shfrytëzojë profesionin e tij si gazetar për të promovuar as këto aspekte. Por, kurrë dhe në asnjë moment nuk guxon të bëjë një punë të dytë që lidhet me PR. Lajmi në fjalë është një PR i një partie politike, përmes të cilit sulmohet kundërshtar i saj politik.

[Recension: “Top lajm: Ostreni mosmirënjohës, nga 2008 merr çdo muaj nga 2 mijë euro prej Telekomit?!”]Linku për te artikulli origjinal: “Top lajm: Ostreni mosmirënjohës, nga 2008 merr çdo muaj nga 2 mijë euro prej Telekomit?!”

Data dhe koha e publikimit: 19.05.2016

Data e recensionit: 24.05.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Vërtetë nuk është e udhës që gazetarët të merren me analiza të tilla, së paku jo në zhanret informative. Të ishte ndonjë opinion apo koment, është krejt punë tjetër. Vetëm për faktin që Gëzim Ostreni është larguar nga BDI, të bëhet gjithë kjo zallamahi prej informacioni? Nuk ka nevojë. Nëse ai gëzon privilegje nga shteti, atëherë mund të analizohet pjesa e legalitetit të atyre të ardhurave që i merr ai apo kushdo qoftë tjetër, si dhe kualiteti i punës që kryen si një i paguar prej qytetarëve. Por, këtu na del një gjë krejtësisht ndryshe. Ostreni në këtë rast gjykohet, sepse autori i tekstit duket sikur është i mllefosur me një gjë tjetër – daljen e tij nga BDI. Ky shkrim sikur dëshiron t’ia bëjë me dije publikut se nuk duhet besuar një njeri të cilit BDI dhe lideri i saj ia paskan dhënë të gjitha të mirat, ndërsa ai ua ka kthyer shpinën, por jo edhe privilegjeve. Dhe e gjithë kjo thuhet hapur.

“Edhe pse paushallet mujore të tij nga pozita e anëtarit të bordit drejtues të Telekomit arrijnë në 2 mijë euro, gjenerali shqiptarë tashmë në pension (74 vjeçarë) doli i pakënaqur nga politikat të cilat drejtonte BDI-ja e Ali Ahmetit dhe vendosi të themelojë parti politike me emrin ‘Uniteti’, duke i kthyer shpinën ish bashkëpunëtorit të tij i cili e vendosi në pozita të tilla që të gëzojë privilegje.”

Tani, Ostreni kritikohet për “paushallët” e tij, apo pse doli nga partia dhe formoi partinë e tij? Është e qartë si drita e diellit se në këtë tekst dominon e dyta. Kjo i “dhemb” autorit. Sepse nëse do të ishte problematik posti i tij në kompaninë e Telekom-it, atëherë s’kishte pse në përmbajtje të thuhet hapur se këtë post ia ka dhuruar vetë ish-bashkëluftëtari i tij Ali Ahmeti.

Më pas, teksti vazhdon të “iluminojë” publikun duke i sqaruar se sa i vetmuar është gjenerali në partinë e tij dhe se askush nuk ka shkuar pas tij. Gjithashtu përmendet mosha e tij, për të treguar se karriera e tij veç më ka përfunduar. Pra, i gjithë shkrimi është e dedikuar vetëm e vetëm për të diskredituar figurën e një personi, në këtë rast një politikani. Kjo s’duhet të ndodhë në asnjë moment, për asnjë person. Shumë kollaj ka mundur autori ta shndërrojë këtë tekst në një lajm të mirë dhe profesional, përveç me shmangien e cilësimeve personale, edhe duke marrë në telefon Ostrenin dhe duke e pyetur për të gjitha dyshimet që mund të ketë për të.  Për më tepër, në përmbajtje mund të përfshihen edhe vlerësimet e ekspertëve të fushës lidhur me rolin e tij në atë bord. Pyetja e fundit që figuron në tekst, e cila është shënuar me të kuqe dhe me shkronja më të mëdha se sa teksti, më së miri do të ishte që t’i parashtrohet drejtpërsëdrejti Gëzim Ostrenit, e pse jo edhe publikut.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja