verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të gazetarisë – të pavërteta, spekulime dhe anshmëri politike

on 9 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Exclusive: Pas 11 dhjetorit, BDI merr kryetarin e Parlamentit, ndërsa LSDM Ministrinë e jashtme?”]

Teksti përmban një sërë të pavërtetash e spekulimesh, një pjesë e të cilave prezantohen si merita dhe si rezultat i “betejës së madhe të BDI-së” në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ky anim është bërë shumë hapur, kurse verifikimi i këtyre pavërtetësive është shumë i thjeshtë. Le ta elaborojmë…

zhurnal-pas-zgjedhjeve-bdi-merr-kryetarin-e-parlamentit-ndersa-lsdm-ministrine-jashtme-1Linku deri te artikulli origjinal: “Exclusive: Pas 11 dhjetorit, BDI merr kryetarin e Parlamentit, ndërsa LSDM Ministrinë e jashtme?”

Data dhe koha e pubikimit: 05.11.2016, 11:56

Data e recensonit: 06.11.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori ka rikthyer ç​ështjen e marrëveshjes të bërë në korrik të vitit 2016 mes liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, të njohur si ‘Përzhino 2’. Por, në lidhje me këtë, në tekst ka shumë të pavërteta, gjegjësisht janë shtuar pikë të marrëveshjes që nuk ekzistojnë. E gjitha është shoqëruar me komente pozitive nga autori ndaj një subjekti politik.

“Tani Agjencia e Lajmeve Zhurnal ekskluzivisht (jozyrtarisht) mëson pas 11 dhjetorit Parlamenti i Maqedonisë do të kalojë në duart e shqiptarëve dhe se këtë  këtë post do ta gëzoj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Sipas burimeve tona të sigurta kështu janë dakorduar katër partitë më të mëdha në Maqedoni, dhe për këtë vendim që të mbetet në duart e shqiptarëve ka qenë një betej e madhe, e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), mëson Zhurnal.”

Marrëveshja e njohur si ‘Përzhina 2’, në asnjërën nga pikat e saj, nuk parasheh që BDI-së pas zgjedhjeve t’i takojë posti i kryetarit të Parlamentit.

Ja marrëveshja e korrikut: Agreement between the four political parties 20 July 2016.

Katër partitë, gjegjësisht liderët e tyre, nuk janë dakorduar për një gjë të tillë. Është i pakuptimtë pretendimi në tekst se autori këtë informacion e ka siguruar nga “burime të tij të sigurta…”, sepse marrëveshja është publike, ka qenë publike që në momentin që është arritur, kurse një çështje e këtillë nuk mund të kishte kaluar pa u vënë re deri më tani në opinion. Meritat për këtë “të arritur të madhe”, që në fakt nuk është e vërtetë (në mungesë të fakteve apo dëshmive të besueshme nuk mund ta trajtojmë si të tillë), autori ja ka mveshur BDI-së. Kjo nuk është e gjitha. Po aq konfuze dhe e paelaboruar është edhe ideja e një qeverie teknike pas 11 dhjetorit, gjegjësisht pas datës së zgjedhjeve.

“Ndryshe, pas 11 dhjetorit Maqedonia do të drejtohet nga një qeveri teknike e cila do të zgjidh shumë problematika dhe e gjithë kjo me miratimin e ndërkombëtarëve. Kështu, qeveria teknike do të ketë për detyrë të miratojë ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në nivel republikan, gjithashtu në kuadër të qeverisë teknike do bëhet edhe zgjidhja e emrit me Greqinë si dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, transmeton Zhurnal.”

Maqedonia udhëhiqet nga një qeveri teknike aktualisht. Kjo është pjesë e marrëveshjes, madje që në Marrëveshjen e parë të Përzhinës. Mandati i qeverisë teknike është vetëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pse vallë thuhet se një të tillë do të kemi (edhe) pas zgjedhjeve? Përgjigja e kësaj pyetje kuptohet shpejt nga teksti që vijon; për të premtuar miratimin e ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (kujdes, qeveria nuk miraton ligje), zgjidhjen e ç​ështjes së emrit dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pretendime interesante, por, të tilla siç janë, duhet të jesh shumë naiv ose edhe i painformuar për t’u besuar.

Kodi etik:

Gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumenta. 

Është e vështirë të mendosh që ky tekst mund të jetë vetëm lapsus i një “gazetari” të painformuar mbi gjërat esenciale të politikës aktuale në vend. Në fakt, më shumë ngjan me një tentim për të mashtuar publikun që të lexojë këtë përmbajtje, me shume fjalë dhe zbulime të ‘mëdha’, e as edhe një dëshmi më të vogël për gjërat që teksti i pretendon.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë

asnjë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

aspak

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja