verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të informatave të rëndësishme për qytetarët, propagandë partiake

on 8 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Rruga në lagjen e Trimave finalizohet e standardizuar (Foto)]

Ndoshta edhe mund të konsiderohet si legjitime që politika redaktuese të jetë në anën e një opsioni politik, mirëpo kjo nuk do të thotë që përmbajtjet informative duhet të jenë propagandë për atë opsion,  ose që përmbajtjet të shkojnë deri aty që kalojnë në adhurim. Subjektet politike, bizneset apo qendrat e ndryshme të fuqisë politike dhe ekonomike çdoherë tentojnë të imponohen në media, qoftë edhe te ato që nuk janë profesionale, për të shtrirë aktivitetet e tyre. Por kjo nuk do të thotë se rregullat dhe etika e lejojnë këtë lloj propagande.

Lajmi që po recensojmë ka disa elemente jo profesionale, duke filluar nga titulli, struktura, elementi multimedial, e deri tek ajo se si është strukturuar përmbajtja në përgjithësi.

Siç vërehet në fillim të tekstit, lajmi nuk fillon me atë që është më e rëndësishme në të për qytetarët, por me elementet parësore të propagandës. Autori nuk e përqendron lajmin në asfaltimin e rrugës në këtë lagje, por në fokus e vendos punën e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë. Kjo nënkupton propagandë klasike dhe të drejtpërdrejtë.

Mbarimi i një projekti serioz që e kishte nisur komuna e Kumanovës në lagjen e Trimave po përfundon me sukses edhe atë falë këshilltarëve të BDI-së në krye me Ridvan Asanin, njofton Ilirianeës.mk

 

rruga-ne-lagjen-e-trimave-finalizohet-e-standardizuar-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Rruga në lagjen e Trimave finalizohet e standardizuar (Foto)
Data dhe koha e publikimit: 04.11.2016
Data e recensionit: 05.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Edhe pse përmes fotografive lexuesi mund të vlerësojë punën (virtualisht), gazetari përsëri pretendon se është njohës i çështjeve infrastrukturore dukë dhënë qëndrime dhe përfundime të cilët në fakt duhet t’i japin banorët apo njohësit e kësaj lëmie. Kur jemi tek banorët, atë që thamë më lartë, pra qasjen propagandistike, e vërteton edhe më tepër fakti që në tekst nuk është inkuadruar asnjë qëndrim i banorëve të lagjes.

Rruga e cila tashmë është përfunduar dhe duket mjaft e standardizuar që ju lehtëson banorëve të lagjes së Trimave një lëvizje më të rehatshme është realizuar me kanalizime dhe gjitha standardet e nevojshme të një rruge moderne, tashmë mund të shihen rezultatet finale duke hyrë kështu në projektet e përfunduara që Bashkimi Demokratik për Integrim dhe këshilltarët e saj në komunën e Kumanovës kanë luftuar për ta realizuar.

Video e bashkëngjitur në tekst nuk jep asnjë detaj nga punimet, por thjeshtë është një bisedë mes këshilltarëve të BDI-së me disa banorë të lagjes, e cila nuk jep asnjë detaj lidhur me atë që është realizuar. Ja edhe një element propagandistik!

Teksti si i tillë, me gjithë këto elemente që po i mungojnë, si dhe me elementet që po e dominojnë, nuk mund të quhet lajm. Ky fakt dëshmohet edhe me mungesën e shumë informacioneve në përmbajtjen e lajmit, mungesën e radhitjes standarde dhe, përveç kësaj, edhe mungesën e sfondit, që në këtë rast do të rrezikonte qasjen propagandistike. Me gjasë autori është i vetëdijshëm se në sfond do të duhej të thoshte se përleshja me armë në lagjen e Trimave vitin e kaluar rezultoi me më tepër viktima, se u akuzuan subjektet politike në pushtet (edhe ai shqiptar që po përmendet në tekst)  për orkestrim të skenarit të përleshjes, se vizita e përfaqësuesve të këtij subjekti pas ngjarjes irritoi banorët të cilët edhe i larguan nga vendi ku ka ndodhur përleshja dhe, mbi gjitha, se asfaltimi vjen pas 20 muajve prej përleshjes të armatosur në këtë lagje më 09 dhe 10 maj të vitit 2015.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja