verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të informatës së mirëfilltë – spin

on 28 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

fireshot-capture-52-ochajniot-zaev-naracha-pritisoci-i-napad_-http___kurir-mk_makedonija_vesti_o

[Recension: Zaevi i dëshpëruar porositi presion dhe sulme mbi gjykatën (FOTО)]

Ky tekst është spin i plotë, ndërsa e pavërteta fillon që nga paragrafi i parë. Edhe pse dihet saktë se çka ka ndodhur, artikulli e injoron këtë dhe publikon diçka që nuk ka asnjë lidhje me informatën. Gjëja e vetme që është përgatitur profesionalisht është konfirmimi nga MPB-ja se ngjarja e tillë ka ndodhur me të vërtetë.

zaev-boenje-osnoven-sudLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi i dëshpëruar porositi presion dhe sulme mbi gjykatën (FOTО)

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016, 10:30

Data e recensionit: 27.09.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

“Lideri i dëshpëruar opozitar porositi presione dhe sulme mbi Gjykatën themelore Shkup 1, ku ai duhet të gjykohet për rastin “Puçi”.”

Përveç asaj se në këtë paragraf ka edhe komente dhe kualifikime për liderin e opozitës, ai është jo i vërtetë. Në të thuhet se Zoran Zaevi ka porositur sulme dhe presione mbi Gjykatën themelore, mirëpo nuk është përmendur si e ka bërë këtë, e as që ka detaje. Nuk ka ndonjë argument që të mund t’i besohet këtij paragrafi, gjë që e bën atë joobjektiv. Fakti që Zaevi është i akuzuar në rastin “Puçi”, nuk do të thotë se ai, nëpërmjet të tjerëve, e ka ngjyrosur objektin. Përkundrazi, për atë se kush dhe pse e ka ngjyrosur atë menjëherë kishte informatë, mirëpo në tekst kjo është injoruar dhe nuk ka sqarim, e as që në këtë medie është publikuar ndonjë tekst tjetër me informatën e vërtetë.

Në fakt, “Revolucioni laraman”, menjëherë pas ngjyrosjes së gjykatës publikoi video-inçizim dhe porosi se pse aktivistët e saj e kanë bërë këtë:

“Gjykata penale Shkup 1 është burimi i obstruksioneve më të mëdha mbi punën e PSP-së.

Nga të gjitha kërkesat për paraburgim nga ana e PSP-së, Gjykata penale miratoi vetëm një kërkesë. Nga ana tjetër, për periudhën 2012-2014, nga gjithsej 717 kërkes për paraburgim nga ana e Prokurorisë së Zvërlevskit, gjykatat në Maqedoni kanë miratuar 707 (99 për qind).

Kjo është vetëm njëra nga format e obstruksioneve dhe e vendosjes së standardeve të dyfishta në praktikën gjyqësore kur bëhet fjalë për punën e PSP-së”.

Prje këtu shihet se titulli dhe teksi është spin i plotë. Që artikulli të jetë objektiv dhe gjithëpërfshirës, ai patjetër është dashur ta përfshijë edhe këtë moment, mirëpo atëherë ai nuk do të mund të spinohej.

“Gjatë natës, huliganët e revolucionit mercenar të LSDM-së/Sorosit e vandalizuan edhe Gjykatën themelore Shkup 1, ku Zaevi duhet të gjykohet për rastin “Puçi”, ndërsa huliganët duhet të përgjigjen për dëmet milionëshe që i bën me veprimet e tyre shkatërruese”.

Me këtë paragraf qëllimi është të degradohen pjesëmarrësit e “Revolucionit laraman”, kështu që ata emërtohen me fjalë fyese, të cilat nuk e kanë vendin në një tekst profesional. Përveç kësaj, nuk është e vërtetë se duhet të përgjigjen për shuma milionëshe, për shkak se, si e para, një pjesë e pjesëmarrësve janë vetëm të paditur, mirëpo jo edhe të gjykuar, ndërsa e dyta akoma nuk ka vlerësim preciz nga ekspertët për dëmet e shkaktuara. Në këtë mënyrë teksti e shkel parimin e supozimit të pafajësisë, për shkak se i dënon ata që më parë.

Pjesa e dytë e tekstit profesionalisht është e mirë dhe është transmetuar konfirmimi i MPS-së se kjo ngjarje ka ndodhur.

Marrë në përgjithësi, ky është tekst me spin me qëllim që të devalvojë. Kjo nuk është gazetari.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja