Në vend të parodisë perversitet
Published in Recensione
on 27 - 04 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: Konferencë për shtyp e PSP-së për rastin e ri “Seksi special” – VIDEO]
Ky publikim është jashtëzakonisht vullgar, jashtë të gjitha standardeve gazetareske, madje nuk bën pjesë as në zhanret kritikuese me stil të lirë. Маteriali bazohet në një videomaterial që paraqet parodi shoviniste, që i tejkalon kufinjtë e mirësjelljes dhe ka për qëllim t’i përqeshë prokuroret publike.
Linku deri te artikulli origjinal: Konferencë për shtyp e PSP-së për rastin e ri “Seksi special” – VIDEO
Data dhe kohra e publikimit: 21.04. 2016, 15:45
Data e recensionit: 25.04.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
PRIMITIVIZËM DHE PASHIJE
“PSP-ja sot doli me konferencë të re për shtyp që ta preznatojë rastin më të ri që e kanë hapur. Dhe ky titull plotësisht përgjigjet me veprën – SEKS SPECIAL. Ndiqeni videon nga konferenca për shtyp e prokuroreve publike dhe mësoni se sa herë kanë seks, çfarë seksi dhe a kanë seks 3 prokuroret speciale publike. Skandaloze është ajo se ky rast zhvillohet kundër 3 prokuroreve që është absurd i madh. Si mendoni, cila ka më shumë seks?”
Përmbajtja mediatike që e recensojmë është plasuar në kategorinë “lajme”, që vetëvetiu nënkupton se lexuesve duhet t’u ofrohet informatë serioze. Mirëpo, në rastin konkret nuk është ashtu. Që në titull paralajmërohet se publikimi nuk ka të bëjë me konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike. Përshtypja e këtillë konfirmohet me videomaterialin ku janë paraqitur qëndrime ofenduese seksiste, që është e palejueshme sipas standardeve të parapara në Kodin e gazetarëve:
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…). (Neni 10)
Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni.. (Neni 11)
Mënyra në të cilën është përpunuar dhe është plasuar ky material është në kundërshtim edhe me parimet që janë paraparë në Doracakun për etikë në gazetari (fq.21 -22), ku në mënyrë precize thuhet se:
- Media dhe gazetari nuk duhet të publikojonë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, përkatësisë etnike, gjinisë, besimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikepit fizik, etj.
- Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij, duhet të ketë kujdes gjetë zgjedhjes së tyre dhe nuk guxon të ofendojë ose të përqeshë. Gazetari profesional asnjeherë nuk do të flasë për persona në bazë të stereotipeve dhe paragjykimeve për racën, gjininë, moshën, fenë, përkatësinë etnike, orientimin seksual, hendikepin fizik, pamjen fizike ose statusin social.
- Gjuha e gazetarit gjithmonë duhet të jetë e matur dhe neutrale, kundrej asaj që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe që është, ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes. Gjihtmonë duhet të shmangen frazat që në vete përmbajnë konotacione shoveniste, seksiste ose konotacione tjera diskriminuese.
Madje edhe sikur të jetë publikuar në kategorinë “zbavitje”, sipas përmbajtjes, teksti nuk është adekuat për publikim, veçanërisht për shkak se me të tentohet që në mënyrë të pacipër dhe të pahijshme të diskreditohen prokuroret për shkak të karakteristikave të tyre personale.
Ndoshta, ideja e krijuesve të kësaj vepre ka qenë të bëhet kozeri, e inspiruar nga ngjarja aktuale (konferenca për shtyp e Prokurorisë speciale publike) dhe popullariteti gjithnjë e më i madh i PSP-së (veçanërisht i tre prokuroreve). Mirëpo, “reflektimi” është formuluar në atë mënyrë që është larg të qenit zbavitës dhe humoristik. Dhe, edhe pse theksohet se ky material është dërguar nga një lexues, megjithatë kjo nuk është e zvogëlon përgjegjësinë për përmbajtjen e e publikuar që paraqet pasqyrë të primitivizmit dhe të pashijes.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
:
BIAS
:
:
:
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim gjinor
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e