verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të raportit nga seanca gjyqësore, koment tendencioz

on 28 - 02 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

kurir

[Recension: TURP: Katica dhe Fatimja bënin teatër në gjykatë, gjykatësja i dënoi, e ato lavdëroheshin se do të paguajë populli]

Теksti që e recensojmë është përplot me komente dhe me kualifikime dhe akuza të paqëndrueshme ndaj prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai. Një qasje e këtillë jashtëzakonisht tendencioze vërehet që në titull. Përndryshe, artikulli, duhet të paraqesë raport nga seanca gjyqësore për dhunën në komunën Qendër, mirëpo në vend të kësaj, lexuesve u është ofruar një material i njëanshëm komentues, ku akuzohen dy prokuroret e lartëpërmendura.

БРУКА Катица и Фатиме правеа театар во Судот судијата ги казнуваше тие се фалеа дека ќе плати народот Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinalTURP: Katica dhe Fatimja bënin teatër në gjykatë, gjykatësja i dënoi, e ato lavdëroheshin se do të paguajë populli

Data dhe koha e publikimit: 22.02.2017

Data e recensionit: 24.02.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

MUNGON ARGUMENTIMI

“Sjellje e çuditshme dhe skandaloze e prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai në vazhdimin e seancës gjyqësore për rastin “dhunë në komunën Qendër”. Јаneva dhe Fetai në seancën dhe shqyrtimin e sotëm në gjykatë deshën të bënin teatër, duke bërë ndërprerje të vazhdueshme dhe duke e ofenduar personalisht gjykatësin dhe gjykatën”.

Mirëpo, më poshtë në tekst nuk ka asgjë konkrete në lidhje me sjelljen “e çuditshme dhe skandaloze” të prokuroreve. Nuk është sqaruar se ku është “teatri i Janevës dhe i Fetait”. Kjo është thënë në mënyrë paushalle, pa asnjë argument.

“Që para se të fillojë gjykimi, ato, pa ua dhënë fjalën, filluan ta ofendojnë gjykatën me fjalë ofenduese”.

Thuhet se e kanë ofenduar gjykatën, mirëpo përsëri nuk është potencuar se për çka konkretisht mendohet dhe cilat janë ofendimet që i kanë bërë prokuroret.

MUNGON PALA E DYTË

Në artikull mungon pala e dytë e storjes, gjegjësisht cili ka qenë shkaku që Janeva dhe Fetai e kanë ndërprerë gjykatësen dhe kanë shprehur pakënaqësi nga puna e saj. Në fakt, siç transmetuan mediat tjera, prokuroret speciale e kanë akuzuar gjykatësen Mihajllova se e ka falsifikuar procesverbalin e seancës paraprake.

Më poshtë artikulli i akuzon Fetain dhe Janevën se janë lavdëruar se dënimin që ua ka shqiptuar gjykatësja, do ta paguajnë me para të popullit dhe se me këtë do të bënin keqpërdorim.

“Me vetë lavdërimin para gjykatës se dënimin do ta paguajnë nga buxheti i shtetit që i është dhënë në dispozicion PSP-së, ato praktikisht e pranojnë keqpërdorimin, për shkak se dënimi personal nuk mund të paguhet me para të popullit”.

Kur dënohet një prokuror, është e logjikshme se dënimin do ta paguajë prokuroria. Në artikull mungon deklarata e Fetait në lidhje me dënimet.

“Këto janë para nga buxheti ynë i përbashkët, gjykatëse, tha Fetai”, transmetoi “Fokus”-i.

Теksti është i njëanshëm, komentues dhe shikuar në tërësi, ai është në kundërshtim me standardet e praktikës së mirë gazetareske.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.