verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nga lajme joprofesionale lexuesi do të ikë

on 20 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Kryetari i RDSH-së, Rustemi, e dëgjon Profesoreshën Karakamisheva, e merr kuferin dhe ik në Afrikë]

Një lajm bosh që nuk ka asnjë interes publik. Mungesa e hulumtimit për lajme të reja nuk duhet të nxisë shkrime të këtilla që as nuk kanë interes publik, as nuk flasin për ndonjë shkelje ligjore, e nuk është as humor ose satirë fundja. Autori i këtij teksti ka përdorur një fotografi të kryetarit të Rinisë Demokratikë të PDSH-së Muhamet Rustemi, që e ka shkrepur në Afrikë, dhe këtë e tregon si të jetë ndonjë ndodhi e madhe. Edhepse ka një funskion partiak, Rustemi në këtë rast nuk ka bërë ndonjë akt politik ose diçka që publikut do t’i interesonte.

Kryetari i RDSH së Rustemi e dëgjon Profesoreshën Karakamisheva e merr kuferin dhe ik në AfrikëLinku deri te artikulli origjinal: Kryetari i RDSH-së, Rustemi, e dëgjon Profesoreshën Karakamisheva, e merr kuferin dhe ik në Afrikë.

Data dhe koha e publikimit: 15.01.2016

Data e recensionit: 17.01.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Që në titull, shihet tentativa për të bërë humor me këtë ngjarje, por as humori nuk e ka arritur qëllimin. Gazetari ka dashur të lidhë ikjen e Rustemit me gallatën që plasi kohë më parë në rrjetet sociale pas deklaratave të profesoreshës universitare Tanja Karakamisheva, e cila ikjen e të rinjve nga Maqedonia e shpjegoi me humbjen e dashurisë në Maqedoni, ose për të shëruar plagët e dashurisë të parealizuar. Kështu e titullon tekstin e tij autori.

“Kryetari i RDSH-së, Rustemi, e dëgjon Profesoreshën Karakamisheva, e merr kuferin dhe ik në Afrikë”

 Më pas vazhdon elaborimi i postimit në fesjbuk, sikur të jetë ndonjë hulumtin i madh.

“Një foto tronditëse vjen nga Afrika. Kësaj rradhe në vend se të fotografohet një afrikan, fotoja është bërë nga një shqiptarë i Kumanovës. Mësohet se bëhet fjalë për Muhamet Rustemin nga Kumanova, i cili njëherit është edhe Kryetarë I Rinisë Demokratike Shqiptare si pjesë e partisë së Menduh Thaçit”

Gazetari kërkon përgjigje për qëndrimin e këtij personi në Afrikë, edhe pse nuk ka asnjë tregues se ai atje është përshkak të funksionit që ka. Po të kishte ndonjë ndodhi në Afrikë që do të kishte mundur të bëhet ndonjë lidhshmëri, ndoshta ja vlente që të transmetohet te publiku. Por vetë fakti se ky person, me gjasë, privatisht ka shkuar në Afrikë, nuk ka nevojë të bëhet temë lajmi.

“Ende është e paqartë qëndrimi i tij në Afrikë, mirëpo Rustemi përmes një fotografije në mënyrë alegorike tregon se në Afrik temperaturat janë tepër të nxehta, andaj me mall të madhë kërkon stinën e dimrit. Ndryshe qëndrimi i Rustemit në Afrik nga disa komentues të rrjetit në fejsbuk, komentohet me sarkazëm se ndoshta vallë i ka ndëgjuar mesazhet e profesoreshës maqedonase Karakamisheva, e cila thotë se qytetarët e Maqedonisë largohen nga vendi për shkak të dështimit në dashuri”

Lexuesit mund të acarohen nga tekste të këtilla që në titull tregojnë diçka ndryshe, e në përmbajtje janë të përgatitura ndryshe. Nuk duhet harruar se atë që e shkruajmë e lexojnë mijëra njerëz. Një trajtim i gabuar mund të na kushtojë shumë, të na humb lexues por edhe  besimin e tyre në tekstet  e ardhshme që do t’i shkruajmë. Një tentativë e gabuar humori, mund të ulë vlerën e 100 teksteve tona serioze.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja