verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Atribuimi i saktë është i domosdoshëm

on 23 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Mërgimtarët po grabiten në autostradën serbe]

Portalb-Mergimtaret-po-grabiten-ne-autostraden-serbe

Është një nga parimet bazë të gazetarisë profesionale, atribuimi i saktë i burimeve. Ajo që vihet re shpesh është marrja e informacioneve nga portale të ndryshme por pa verifikuar mirë burimin origjinal. Kjo praktikë sjell edhe përhapjen e lajmeve që mund të mos jenë të verifikuara apo të jenë të njëanshme.

Portalb - Mergimtaret po grabiten ne autostraden serbe 1Linku për te artikulli origjinal: “Mërgimtarët po grabiten në autostradën serbe”
Data dhe koha e publikimit: 18.07.2015, 18:58 
Data e recensionit: 21.07.2015 
Recensues: Fatlume Dervishi

Lajmi që recensojmë është marrë nga portali Albinfo (albinfo.ch) dhe i njejti është cituar. Por lajmi origjinal i përket agjencisë INA (ina-online.net).

Si temë me interest publik të veçantë, gjatë stinës së verës është ardhja e mërgimtarëve dhe çështjet që i preokupojnë ata. Andaj, jo pak media, gjatë kësaj stine, ju kushtojnë atyre hapësirë mediatike. Por, informacionet e marrë nga media të tjera duhen cituar saktë.

Në rastin konkret citimi do të duhej t’i atribuohej burimit të parë të lajmit. Ashti siç ka bërë edhe portali albinfo.ch. Përveç jo korrektësisë ndaj medies, botimi i tillë tregon jopërgjegjësi sepse transmeton informacion të paverifikuar vetë.

Edhe fakti që citon median që ka publikuar e para informacionin (në këtë rast kemi të cituar median e dytë),  nuk e ul përgjegjsinë mbi median tjetër që e ritransmeton atë informacion te publiku. Në rastin e lajmit në fjalë, kemi dëshminë e një mërgimtari i cili ka shfaqur shqetësimin e tij për fenomenin me të cilin është përballur. Shqetësimi i tij është publikuar me të drejtë, kur dihet fluksi i emigrantëve dhe intersi publik, por lajmi do të duhej të kishte edhe burime nga autoritetet serbe.

Për informacionet e kësaj natyre, që janë shumë të rëndësishme për publikun por që nuk janë të konfirmuara, në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë shkruan:

  • Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

  • Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.

Gazetari duhet të kishte theksuar faktin se informacioni është i pakonfirmuar nga burime të tjera edhe pse me të drejtë ka botuar njoftimin për shkak të interesit publik.

Kjo mangësi vërehet edhe te lajmi i portalb.mk. Ndërkohë që shkel edhe parimin e citimit të drejtë për çka Kodi i gazetarit thotë:

  • Nesë informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

:

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

:

:

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

senzacionalist

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale