verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ngjarjet në Kumanovë, protestat dhe të drejtat e njeriut

on 20 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Терористи или не, имаат право на пресумпција на невиност според закон. Фото: МВР видео клип скриншот, 2015 
Çdokush ka të drejtë të supozimit të pafajësisë sipas ligjit. Foto: Screenshot nga videoklipi i MPB-së, 2015

 

Linja e të drejtave dhe lirive të njeriut mund të jetë parim udhëheqës nëpër malin e ngjarjeve dhe parametër vlerësues me të cilin do të matet çdo aktivitet i organeve të pushtetit

 

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Në vendin e parë në mesin e vlerave themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:

liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit të pranuara në të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë.

Kjo do të thotë se në çdo aktivitet, në çdo normë, në çdo paraqitje dhe në çdo porosi të dërguar, strukturat e pushtetit duhet të bazohen në këtë vlerë themelore dhe të mbajnë llogari për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njerit dhe të qytetarit.

Kur ka koncentrim të ngjarjeve/ndodhive ku janë të involvuara struktura të ndryshme të pushtetit dhe dhe në të cilat bëhet fjalë për rrezikimin e jetës dhe të integritetit fizik të një numri të madh të njerëzve, shumë me rëndësi është që mediat ta ndjekin mu atë linjë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Linja e të drejtave dhe lirive të njeriut mund të jetë parim udhëheqës nëpër malin e ngjarjeve dhe parametër vlerësues me të cilin do të matet çdo aktivitet i organeve të pushtetit.

Vetëm si shembull do t’i veçoj tre ngjarje në disa ditët e fundit, të cilat tërhoqën vëmendje të gjerë të mediave, e ku shumë lehtë mund të humbet linja e të drejtave të njeriut.

 

HETIM PËR VDEKJEN E POLICËVE NË KUMANOVË

Shembulli i parë ka të bëjë me pjesëtarët vrarë të forcave të sigurisë. Të gjitha media në Maqedoni e publikuan lajmin se gjatë aksionit në Kumanovë të realizuar më 9 dhe 10 maj 2015, u vranë dhe u lënduan një numër i madh policësh (ose pjesëtarësh të forcave të sigurimit).

Ajo që nuk gjendet në media është kërkesa për hetim për vrasjen e policëve. Është shkelur e drejta themelore e njeirut për të jetuar. Njëri nga mekanizmat kryesorë mbrojtës të të drejtës për jetë është obligimi ligjor për hetim eventual në rast të vdekjes së dhunshme, obduksioni mjeko-ligjor dhe zbulimi i të gjitha elementeve që kanë të bëjnë me vdekjen.

Me atë që fajtorët për vdekjen e policëve potencohen në mënyrë automatike, në njëfarë mënyre sikur arsyetohet mungesa e hetimit individual dhe të thelluar. Në fakt, kur bëhet fjalë për vrasjen e ndonjë polici, këto procedura duhet të zbatohen në mënyrë edhe më të rreptë që të dëshmohet faji i vrasësve të vërtetë, si dhe të zbulohen lëshimet e eventuale organizative-teknike që kanë çuar në vdekje, që në mes tjerash nënkupton edhe përgjegjësi komanduese.

Në këtë drejtim janë një numër i vogël analizash mediatike (mendime të përcjella mediatike). Për shembull: “Мitevski: Për rreth 50 për qind të policëve, aksioni në Kumanovë ka qenë i pari për ta“, “Kush i vrau kolegët tanë?”, gjegjësisht kërkesa të përcjella që vijnë nga struktura të jashtme: “Stoltenberg kërkoi edhe hetim transparent për përleshjen në të cilën u vranë tetë policë dhe 14 pjesëtarë të “një grupi të armatosur”“, pa u futur në dimensionin e të drejtave të njeriut, të cilat do të duhej të ishin në bazën e një hetimi të këtillë.

Në disa media përmendet hetimi, mirëpo jo i tillë ku do të kërkoheshin përgjigje në pyetjet e mësipërme dhe ku do të zbulohej si si janë vrarë ose lënduar policët.

 

LEHTËSI E MADHE NË CAKTIMIN E VEPRAVE PENALE

Shembulli i dytë i аnashkalimit mediatik të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mund të shihet në raportimet për protestat që tashmë disa ditë mbahen para qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, e ku kërkohet përgjegjësi komanduese nga policia, dorëheqje e ministreshës për punë të brendshme, dorëheqje na kryeministri i vendit.

Disa media gjatë raportimit për dhunën gjatë mbajtjes së protestave, me lehtësi të madhe e shkelin të drejtën e supozimit të pafajësisë, gjegjësisht etiketojnë (madje u ngjesin edhe vepra penale) një numër të madh qytetarësh dhe i identifikojnë si të dhunshëm pa asnjë bazë.

Të këtillë janë titujt dhe artikujt/raportimet:

Në këtë rast mund të bëhet fjalë vetëm për veprime të dhunshme të kyrera nga autorë të panjohur, për shkak se media nuk ka informata për atë se a kanë qenë me të vërtetë sulmuesit pjesë e grupit të demonstruesve.

Edhe më e qartë është shkelja e të drejtës në informatën e dhënë nga RTM-ja me titullin “Demonstrantët janë futur në bibliotekën “Vëllezërit Milladinovci”, ose në infromatën e dhënë në “Puls 24” me titull “Demonstratët e LSDM-së е sulmuan një autobus të NTP-së“.

Në informatën e parë madje nuk mund të bëhet lidhje fizike ndërmjet demonstratave dhe njerëzve që gjenden në leximore, e aq më pak lidhje ndërmjet shkelësve eventualë të rendit publik dhe të pranishmëve në leximore.

Në rastin e dytë shkohet edhe një hap më tutje dhe personat e panjohur të dhunshëm jo vetëm që quhen demonstrantë, por edhe anëtarë të një partie konkrete politike, me çka, shkelja e parimit të supozimit të pafajësisë së njerëzve që protestuan në mënyrë paqësore fiton edhe dimension të diskriminimit.

 

TË DYSHUAR EDHE TERRORISTË

Shembulli i tretë ka të bëjë me përdorimin e termit terrorist/terroristë në përshkrimin e ngjarjeve në Kumanovë prej 9 deri më maj 2015. Kur përdoret ky term, në vetëdijen e njerëzve zakonish zhvendosen edhe kufinjtë e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe fshihet nevoja për respektimin e tyre, e para së gjithash, fshihet parimi i supozimit të pafajësisë.

Në përshkrimin e ngjarjeve në Kumanovë, të gjitha mediat flisnin për terroristë. Kjo sikur u jep të drejtë mediave t’i harrojnë të gjitha kufizimet në publikimin e identitetit dhe në dënimin e tyre pa e dëshmuar fajin:

Sikurse edhe çdo vepër tjetër penale, edhe kjo duhet të dëshmohet në procedurë kundërshtuese para gjykatës së pavarur. Çdonjërit nga të dyshuarit/të paditurit duhet t’u dëshmohet se kanë kryer vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë

Ai që me qëllim që ta rrezikojë rendin kushtetues ose sigurinë e Republikës së Maqedonisë  do të shkaktojë ose seriozisht do të kërcënohet se do të shkaktojë shpërthim, zjarr, vërshim ose ndonjë veprim tjetër me rrezik të përgjithshëm ose akt të dhunës, duke krijuar ndjenjë të pasigurisë ose të frikës te qytetarët, do të dënohet me burg prej së paku dhjetë vjet.

Derisa të mos dëshmohet faji individual i secilit nga të dyshuarit/ të paditurit, me shkrimet e këtilla, mediat e shkelin parimin e supozimit të pafajësisë.

Mediat janë ato që duhet ta përkujtojnë pushtetin në çdo moment dhe në çdo situatë t’i respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të qytetarit, për shkak se ato janë vlerë themelore e rendit tonë kushtetues. Dhe në çdo moment mediat duhet të sinjalizojnë kur autoritetet do të fillojnë t’i shkelin këto të drejta. Në të kundërtën, ata dhe mediat e tilla shumë lehtë bëhen vegël për shkatërrimin e të drejtës dhe mbrojtës të jo të drejtës.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja