verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ngjyrosje politike e Revolucionit laraman

on 31 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Платеничката револуција го покажа вис_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_p

[Recension: Revolucioni mercenar e tregoi fytyrën e vërtetë: E mbështet liderin e amnestuar për krim prej 8 milionë eurosh të vjedhura nga shteti]

“Ngjyrosje” mirëpo me ton partiak-politik. Ky produkt mediatik është vazhdim i serialit, që përpiqet me çdo kusht “Revolucionin laraman” ta kronizojë në diskursin e politikës ditore të vendit – pushteti kundër opozitës. Me këtë rast përdoren, nga këndvështrimi gazetaresk, mjete të palejuara.

Linku deri te artikulli origjinal 111: Revolucioni mercenar e tregoi fytyrën e vërtetë: E mbështet liderin e amnestuar për krim prej 8 milionë eurosh të vjedhura nga shteti

Data dhe koha e publikimit: 25.05. 2016, 22:43

Data e recensionit: 27.05.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

RAST I PËRSHTATSHËM PËR MANIPULIM

Pas paraqitjes së liderit të opozitës dhe një pjese të bashkëpunëtorëve të tij në njërën nga protestat e “Revolucionit laraman”, dikujt i ka “fjetur” kjo situatë që në aspekt mediatik ta “arsyetojë” ngjyrosjen paraprake disa javë me radhë të “revolucionit” si projekt partiak i LSDM-së. Dhe ja ndodhi – kreu i socialdemokratëve erdhi në demonstrata dhe menjëherë u paraqitën “uluritësit kujdestarë” se “revolucionarët” e kanë treguar fytyrën e vërtetë, e cila, sipas artikullit, është e inspiruar politikisht.

Interesante, mbështetja e Zaevit dhe e bashkëpartiakëve të tij që u shpreh me prezencën fizike në protestë, në tekst sqarohet si njëfarë legjitimimi i liderit të opozitës si lider i “Revolucionit laraman”. Gjithsesi, pyetja është: si është dëshmuar kjo? Përgjigja është: assesi! Për shkak se argumente për mbështetje të qartë të këtij pohimi të fuqishëm nuk ka. Nuk është risi se LSDM-ja i mbështet demonstratët dhe kërkesat e tyre për shkak se interesat e partisë dhe të organizatave që qëndrojnë prapa “revolucionit” në momentin konkret konvergjojnë, ndërsa njëra nga pikat kryesore të bashkimit është kërkesa për tërheqjen e plotë të amnistisë.

Domethënë, shikuar në aspekt gazetaresk, nëse thoni se protestat e kanë mbështetjen e opozitës kjo nuk është ndonjë informatë e re, mirëpo nëse thoni se Zaevi është kryesori në ato tubime atëherë ka problem për shkak se teza, nga aspekti profesionaë, është e padëshmuar – qëndron pezull në ajër.

Lideri i LSDM-së, me aktin vandal të hudhjes së ngjyrës mbi Ministrinë për Drejtësi më në fund e tregoi fytyrën e vërtetë, se jo vetëm që është lider i opozitës, por edhe lideri Revolucionit laraman.

Prandaj, do të thoja se paraqitja e kryetarit të LSDM-së në rrugë e bën atë “mastermind” të revolucionarëve, po aq sa edhe, ja për shembull, takimi i Nikolla Gruevskit me Xhorxh Sorosin, ish-kryeministrin e fut në radhën e të ashtuquajturve sorosoidë.

STËRZMADHIM

Pastaj, në tekst vërehet edhe përgjithësimi dhe stërzmadhimi, gjithsesi në kontekst negativ. Thuhet se demonstrantët paskan qenë të dhunshme. Po, kishte incidente, më serioz ishte ai me demolimin e zyrës së Ivanovit, mirëpo kjo assesi nuk e arsyeton konstatimin se tubimet janë të dhunshme. Shprehja e pakënaqësisë duke përdorur ngjyrë nuk është definicion i zakonshëm për dhunë.

Nuk ka mundësi e të mos përmenden edhe paqartësitë dhe joprecizitetet në tekst:

Partnerja e tij Shekerinska poashtu ishte e involvuar në krim serioz për të cilin ishte i dyshuar dhe i amnestuar bashkëshorti i saj.

Ky rast kryesisht kishte të bëjë me bashkëshortin e saj, e ajo ishte dëm kolateral në qërimin e hesapeve të cilin pushteti e shfrytëzoi politikisht. Mirëpo, pyetja është se çfarë lidhje ka kjo informatë me protestat? – Në aspekt përmbajtësor asnjë lloj lidhjeje, mirëpo politikisht është e (pa)arsyeshme, për shkak se diskreditohet edhe kundërshtari edhe demonstrantët. “Me një goditje të vriten dy miza”!

Përfundimi është se ky material nuk është i rastësishëm, por është përgatitur me paramendim dhe vetëm është pritur inspirimi i drejtpërdrejtë për publikim – paraqitja e liderit të opozitës në protesta.

Shembull për stigmatizimin dhe “ngjyrosjen” politike të një lëvizjeje.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja