Nisma e një lajmi është e vërteta, e jo “spin”-i
Published in Recensione
on 27 - 06 - 2016 Author: Ferikan Iljazi[Recension: Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut !]
Nuk di nga t’ia nis për të komentuar tekstet që thuajse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me informacionin dhe lajmin. Shkelja e të gjitha parimeve dhe rregullave në gazetari dhe shtrembërimi i të vërtetës që është e “shenjtë” për gazetarët e degradon profesionin. Dikur gazetaria ishte korrektor i politikës, tani politika është korrektor i gazetarisë. Dikur e vërteta ishte nisma e një lajmi, e sot është “spin”-i, apo shtrembërimi i tij.
Linku deri te artikulli origjinal: Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut !
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016
Data e recensionit: 09.06.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi
Teksti që po recensojmë është një manipulim i qëllimshëm, për gjoja injorimin e iftarit të partive opozitare të Karadakut nga Lëvizja Besa. Qoftë apo mos qoftë e vërtetë, përmbajtja nuk ka asnjë relevancë kur duket si koment i gazetarit. Akti i bojkotimit të iftarit mund të çojë deri te ndonjë informatë tjetër, por informata duhet vërtetuar patjetër. Duhet pyetur ai i cili përmendet në tekst, Lëvizja Besa, nëse informata e dhënë është e vërtetë. Në qoftë se ata e konfirmojnë bojkotimin e iftarit, teksti do të merrte një kahje tjetër, por në këtë formë, siç është shkruar, nuk mund të ketë shumë peshë pasi duket sikur lajm Fejsbuku.
“Ish komandanti i UÇK-së nga Sllupçani Abedin Zymberi ka publikuar një fotografi nga iftari i përbashkët i kryetarëve të degëve të Kumanovës dhe Likovës, nga partitë opozitare shqipëtare UNITETI, LRPDSH, RDK dhe PPD, raporton Fakte. Në takim ka munguar vetëm Lëvizja Besa ndërsa nuk jepen spjegime pse kjo lëvizje ka munguar“
Një fotografi dhe status Fejsbuku kanë mjaftuar që të përpilohet kjo storje. Për më tepër, është dhënë material për dyshime dhe lidhjen e ngjarjeve të qena e të paqena, pa asnjë fakt.
“Ky takim ishte i dyti me radhë sepse një i tillë ishte organizuar edhe më heret në të cilin takim ishin pjesmarrës edhe përfaqsuesit e Lëvizjes Besa Likovë-Kumanovë por pas takimit Lëvizja Besa doli me komunikatë se çështjen e bashkpunimit opozitarë ja kanë deleguar Këshillit Opozitarë , i cili Këshill si duket vetëm se po pengon bashkëpunimin me qëndrime kontraverse dhe me paraqitje skandaloze të përfaqsuesve të atij këshilli”
Në fund, në përmbajtje shprehen dyshime për mungesën e Lëvizjes Besa në këtë iftar.
“Si duket kjo komunikat dhe kërcnimet e Kim Mehmetit për largim të mundshëm nga këshilli opoziatarë ,Lëvizjen Besa nëse bisedon me partitë tjera opozitare ka bërë që përfaqsuesit e Besës mos të marrin pjese as në iftarin që u shtrua mbrëme nga gjitha partitë tjera opozitare të degëve të Kumanovës dhe Likovës”
Ja, të shohim tekstin me syrin e qytetarit, e jo me syrin e profesionalizmit në gazetari. Informata të mbushura me komente dhe me “fryrje” të gjërave irritojnë çdo lexues. Nga titulli mund të nxitemi për të klikuar lajmin me pritje se do të kuptojnë arsyen e mungesës së kësaj partie në iftar, por pasi të hyjmë në lajm, kuptojmë se titulli përgënjeshtrohet nga teksti. Nuk mund të japim klasifikime dhe përfundime të tilla si “injoroi”, pasi fjalët kanë peshën e tyre, ndoshta dikujt kjo i duket shumë “e butë”, por lexuesit tjerë mund ta perceptojnë ndryshe.
Prandaj duhet të ndjekur rregullat e Kodit të Gazetarisë në Maqedoni ku qëndrojnë udhëzimet se si duhet dhe nuk duhet shkruar një lajm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e