verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Një fotografi, megjithatë, nuk është një mijë fjalë

on 24 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Libertas - Arheoloshki

[Recension: FOTO: Shpërtheu uji nën Muzeun arkeologjik]

Теksti e dezinformon publikun se nën Muzeun arkeologjik ka shpërthyer ujë. Informata nuk është e saktë për shkak se ky institucion demantoi se është vërshuar, gjegjësisht theksoi se bëhet fjalë për pastrimin e muzeut. Маteriali që i nënshtrohet këtij recensioni bazohet vetëm në fotografi. Edhe pse bëhet fjalë për një tekst që e transmetuan shumë medie, detyrë e gazetarit është ta verifikojë informatën për vërshimin, gjegjësisht të marrë deklaratë nga institucioni për të cilin shkruan.

Ky tekst është edhe një shembull për atë se si funksionojnë mediet gjatë transmetimit të teksteve, të gjithë “ngjiten” njëri pas tjetrit, pa e verifikuar atë që është duke shkruar (transmetuar).

либертасLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shpërtheu uji nën Muzeun arkeologjik

Data dhe koha e publikimit: 17.08.2016 – 16:07

Data e recensionit: 19.08.2016

Recensue: Silvana Zhezhova

Përveç fotografive, burim i vetëm në këtë tekst janë personat që e kanë pastruar ujin nga muzeu, të cilët janë anonimë në tekst, për të cilët edhe nuk dihet se a kanë dhënë me të vërtetë ndonjë deklaratë, për shkak se nuk përmenden me emër dhe mbiemër.

Faktor zyrtar, gjegjësisht relevant për verifikimin e informatës është njeriu i parë i institucionit. Në demantin që u është dërguar medieve, drejtoresha Vesella Çestoeva, për aksionin thotë se ka qenë pastrim rutinor me zorrë uji, të cilën gjë të punësuarit e muzeut e praktikojnë një herë në muaj.

“Siç raporton gazetari qytetar, gratë që e kanë pastruar ujin e mbledhur, në bisedë në mes tyre, janë ankuar se edhe përkundër asaj se pastrimi i hapësirës në hyrje të muzeut nuk është detyrë e tyre, megjithatë, vetëm ato kanë qenë të angazhuara për këtë, ndërsa përgjegjësit e tyre kanë qëndruar nëpër zyrat e tyre”.

Gjatë vërshimit ose zjarrit në ndonjë institucion ka rregulla të caktuara të sjelljes që të mos rrezikohet siguria e të punësuarve. Ato me siguri nuk parashhin që përgjegjësit të qëndrojnë nëpër zyrat e tyre. Kur u vërshua Muzeu arkeologjik në vitin 2013, uji largohej me pompa, e jo me fshesa. Fotografia edhe një herë ka mundur të jetë shkak për ta rishqyrtuar situatën faktike në terren.

Sikur të ishte ashtu siç thuhet në tekst, me siguri kjo nuk do të ishte hera e parë që të vërshohen objektet që gjenden përreth Vardarit, në qendrën e ngushtë të Shkupit. Kjo, sipas ekspertëve, ndodh kur rritet sasia e ujit të lumit Vardar, mirëpo edhe për shkak të asaj se objektet “qëndrojnë” në ujë. Mirëpo, për çfaërdo qoftë informate për vërshim, fillimisht kontaktohet institucioni i prekur, në vend që informata të bazohet vetëm në fotografi.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja