verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Një lajm i pambaruar profesionalisht

on 7 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: ‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’]

Lajmi, i cili nuk adresohet në vendin e duhur, nuk meriton të quhet i tillë. Kjo, nga që autoritetet apo subjektet, veprimet e të cilëve shtjellohen në tekst, duhet të jenë të informuar për motivin e gazetarit dhe artikullin e tij. Gjithmonë temës duhet t’i qasemi në mënyrë objektive, me qëllim që opinioni të informohet mirë dhe në mënyrë sa më gjithpërfshirëse për çështjen, për të cilën ne raportojmë.

Lajmi që po recensojmë është i njëanshëm dhe gazetari nuk ka përfunduar detyrën e tij, e cila në këtë rast është adresimi i shqetësimit të qytetarëve tek kompetentët apo protagonistët e lajmit.

Xhamia e premtuar dy vite më parë në Fushë Topanë nuk duhet askund. Aty kanë mbetur vetëm gurë-themeli i shtëpisë së shenjtë, i promovuar kohë më parë me pompozitet nga autoritetet kompetente, transmeton Fakte. Një lexues i agjencisë së lajmeve INA, ka dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes. Për këtë neglizhencë ai akuzon kryetarin e BFIM-së, Molla Sulën dhe kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitin.

Nëse duam të kompletojmë një lajm, nuk duhet harruar asnjëherë palën tjetër, prania e të cilës në tekst është vula e raportimit objektiv dhe të drejtë. Në këtë rast, palët e apostrofuara nuk janë kërkuar për qëndrim dhe kjo e përmbajten tendencioze, të njëanshme dhe jo objektive sa i përket çështjes, për të cilën raporton.

‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “’Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’
Data dhe koha e publikimit: 30.08.2016
Data e recensionit: 01.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Çështjet e ndjeshme, siç janë ato fetare, duan angazhim profesional të kujdesshëm, ngaqë tema prek interesin e një komuniteti të tërë, e në këtë rast të atij islam. Për t’ua hequr turpin ose fundja për t’ua veshur papërgjegjësinë ndaj qytetarëve palëve të apostrofuara, autori ka qenë i obliguar të kërkojë qëndrim nga ata, për të cilët shkruan.

“Turp për BFI me Molla Sulen edhe për kryetarin e  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilët që 2 vjet e kanë zënë parkun dhe deri sot asnjë punim nuk e kanë bërë. Këta dy persona vetëm marketing janë duke bërë me këtë Xhami”, shprehet lexuesi i revoltuar./Ina-Online

Burimet anonime gjithnjë janë gjysmërelevante, nga që lexuesi hedh dyshime në autenticitetin e deklaratës. Për këtë, gazetari është i obliguar ta vërtetojë pohimin edhe nga ndonjë burim tjetër, të dalë në terren dhe për këtë çështje të zhvillojë një anketë e cila do të dëshmonte revoltën e qytetarëve, të konsultojë ndonjë ekspert. Përgjegjësia e gazetarit ndaj interesit publik nuk përfundon vetëm me kopjimin e një teksti dhen publikimin e tij vetëm duke e cituar burimin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja