Një lajm pa burime dhe citime nuk është lajm
Published in Recensione
on 9 - 02 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Ministra, drejtorë, deputetë, funksionarë… për të hapur një shtab të BDI-së]
Ngritja e pyetjeve dhe mosdhënia e përgjigjeve nuk është lajm. Aq më shumë kur një gjë e tillë ndërthuret dhe me komente.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ministra, drejtorë, deputetë, funksionarë… për të hapur një shtab të BDI-së”.
Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016
Data e recensionit: 04.02.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Gazetarët me të drejtë shqyrtojnë fenomene të ndryshme duke dashur që ato t’ia shpjegojnë publikut. Edhe në rastin e tekstit që po recensojmë do të ishte me interes aspekti i hetimit të prezencës së zyrtarëve në tubime. Nëse ata kanë lënë punën në oraret e tyre zyrtare dhe janë në tubime? Por ky aspekt nuk verifikohet dhe nuk sillet i argumentuar.
Në vend të kësaj teksti ngre vetëm pyetje se mos vallë prezenca e zyrtarëve është zëvendësim për mungesën e qytetarëve?
Edhe ky aspekt ka interes por sërish duhet trajtuar me fakte dhe argumente që përfshin qëndrime zyrtare, hulumtim, anaiza dhe vizitë në terren.
Pothuajse të gjithë ministrat nga kabineti qeverisës, drejtorë dhe funksionarë të BDI-së që nga Likova e deri në Strugë u mblodhën në Tearcë për të hapur shtabin lokal të kësaj partie në këtë komunë, shkruan Fakte. Athua aq keq e ka punën në terren kjo parti, saqë mungesën apsolute të qytetarëve mundohet ta zëvendësojë me funksionarët e saj, të cilët marrin rrogë dhe shfrytëzojnë benifite nga buxheti i të gjithë qytetarëve?
Ngritja e çështjeve dhe pyetjeve pa adresë, nuk sjell “feedback”, që nënkupton se lexuesi nuk informohet. Pyetjet duhet adresuar në vendin e duhur! Një lloj përgjigje e kësaj pyetje do të ishte edhe anketimi i qytetarëve se pse bojkotojnë organizimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, atje ku ka ndodhur tubimi.
Nëse gazetari për një çështje thirret në ligj, atëher kjo nënkupton se ai e njeh ligjin. Mirëpo çfarë të bëj lexuesi në këtë rast, i cili nuk e ka idenë se çfarë u mundëson dhe çfarë nuk u mundëson ligji funksionarëve? Për këtë arsye autori duhet t’i sqarojë në formë koncize veprimet e funksionarëve në kundërshtim me ligjin. Akuza të tilla janë shumë gjithëpërfshirëse!
Si mund të gjithë funksionarët, që sipas ligjit janë të obliguar të vepronojnë për të gjithë qytetarët, të plotësojnë mungesën e qztetarëve nëpër tubime fshatërave, dhe për këtë të mos mbajë askush përgjegjësi? Kuptohet, kjo ndodhë vetëm në një vend ku disa persona, nëpërmjet partisë, në emër të qytetarëve, vihen mbi ligjet, keqpërdorin pushtetin dhe buxhetin e shtetit, dhe manipulojnë qytetarët./FAKTE.Net
Keqpërdorimi i pushtetit (pozitës apo detyrë) pason me ndëshkim. Kjo thënë troç mund të ishte edhe qëllimi i lajmit. Mirëpo, paragjykimet dhe mendimet personale të gazetarit, nuk do të thotë se korrespondojnë me realitetin dhe atë në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë pjesë e lajmit.
Një lajm pa burime, citime dhe vetëm pyetje pa përgjigje nuk është gazetari.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
Nuk përjashtohet
Nuk përjashtohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e