Një medie sponsoron një institucion qeveritar me tekst kuazigazetaresk
Published in Recensione
on 1 - 09 - 2014 Author: Зоран Бојаровски[Recension: Kërkoni punë? – punësohuni në MPB-në e Maqedonisë]
Njëri nga parimet kryesore, themelore të gazetarisë së lirë, neutrale, është se do të jetë “qen rojtar”, kontrollues i pushtetit, për shkak se cili do qoftë pushtet ta ketë mandatin, të udhëheqë për një periudhë të caktuar kohore, atë e ka fituar nga populli dhe se gazetarët janë ata që në emrin e popullit do të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për politikat për të cilat dikush ka marrë miratimin që të “udhëheqë”.
Ky është një rol aq i rëndësishëm i gazetarëve dhe i mediave, sa që është shënuar në prembulën e “kushtetutës” së gazetarëve – Kodin e gazetarëve:
“… gazetarët … do të kontribuojnë për përforcimin e shtetit juridik dhe në kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve të tjera nga jeta publike.”
Por, si t’i besoni ndonjë medieje se e bën këtë, kur ajo sponsoron shpallje të qeverisë?!? Këtë pyetje e parashron edhe lexuesi ynë i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM) dhe na e propozoi këtë tekst për recension.
Linku deri te artikulli origjinal: Kërkoni punë? – punësohuni në MPB-në e Maqedonisë
Data dhe koha e publikimit: 27.08.2014, 09:39
Data e recensionit: 29.08.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Në fillim, menjëherë të themi se recensojmë një tekst JOgazetaresk, ose: shpallje që na “shitet” si tekst gazetaresk në rubrikën “Biznes”.
Dy nene kyçe, që e përcaktojnë dhe e ruajnë pozitën neutral të gazetarisë, janë shkelur në rastin e këtij “teksti”: neni 6 dhe neni 14.
Neni 6 në të gjitha qëndrimet e tij është shumë, shumë i qartë dhe me të vërtetë kur do t’i lidhni ato me tekstin e publikuar, nuk ka nevojë për ndonjë koment plotësues. Gjithçka është shumë e qartë:
“Gazetari nuk guxon të përdorë median për publikimin apo për fshehjen e informacioneve për përfitime personale.
Mitoja, korupsioni dhe reketi janë të huaja për profesionin e gazetarit.
Nuk guxon të lejohet reklamimi dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë ndaj lirisë së informimit.
Duhet të ekzistojë ndarje e qartë mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.”
Nga ana tjetër, neni 14, përmend edhe një shkelje shumë të rëndësishme të punës profesionale të gazetarëve:
“Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.”
Çfarë paanshmërie, balanci dhe distance mund të lidhe me një medie e cila i bën një shërbim të këtillë një institucioni shtetëror – sponsoron shpallje?
E jo se nuk mund të nxirret një temë nga ndonjë shpallje e ndonjë institucioni shtetëror. Së paku në atë mënyrë media ta kishte mbuluar “shërbimin” e saj: nga çdo shpallje mund të shkruhet një tekst gazetaresk. Ka mundur të përgatitet diçka si “zgjerim dhe plotësim” i kapaciteteve të institucionit shtetëror, se organi dëshiron “të bëjë dallim” dhe ta përmirësojë punën dhe kapacitetet, se i fton të papunësuarit “ta marrin guximin dhe ta bëjnë hapin e parë”… Shumë gjëra kanë mundur të bëhen, e të mos ishte një publikim i thatë i shpalljes në rubrikën “Biznes”???
E titulli është kulmi i shërbimit!!!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
shërbeys, sponsorues
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e