verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Një presje – dallimi me miliarda

on 20 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

22222222-098765-09870097-crop-resize

[Recension: Greqia shiti 14 aeroporte rajonale]

Kemi tekst me lëshim serioz. Të dhënat e shënuara nuk përputhen me gjendjen faktike, dhe si rezultat i kësaj publiku është dezinformuar për shumë miliardë euro. Ky është një shembull për atë se “sa pak mungon që të bëhet një gabim i madh”.

22222222Linku deri te artikulli origjinal: Greqia shiti 14 aeroporte rajonale

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2015, 13:24

Data e recensionit: 19.08.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Është e pabesueshme se me sa pak në gazetari mund të bëhet gabim serioz. Në këtë rast, ajo është një presje e vënë në vend të gabuar në kohë të gabuar. Bëhet fjalë për një informatë legjitime – qeveria greke, nën presionin e gjendjes së pavolitshme financiare, ia jep me koncesion 14 aeroporte rajonale një kompanie gjermane. Këtu nuk ka asnjë problem. Gabimi, në aspekt gazetaresk, paraqitet në pjesën e parave të cilat Athina zyrtare duhet t’i inkasojë nga operatori i ri i këtyre aeroporteve. Ky tekst thotë se bëhet fjalë për 12,3 miliardë euro, që, nëse mendohet pak më mirë, është me të vërtetë një shumë e lartë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për aeroporte që kryesisht gjenden në ishuj që kanë trafik më të madh vetëm gjatë sezonit turistik. Mirëpo, syri i kujdesshëm i lexuesit tonë, si dhe kontrollimi i tij i dyfishtë, zbuloi se gabimi është bërë në pozicionimin e presjes në shumën që gjermanët do t’ua paguajnë grekëve për dhënien me qira të aeroporteve. Në fakt, konzorciumi Fraport-Slentel për këtë kontratë do të paguajë 1,23 miliardë euro, e jo 12,3 miliardë siç “informon” ky artikull. Ka dallim, edhe atë në vlerë prej 11,07 milliardë eurosh. Besoj se bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm, mirëpo megjithatë serioz.

Gazetari duhe të publikojë informata të sakta, të verifikuara… – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Problemi bëhet edhe më i madh për shkak se ky lajm është publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve dhe pastaj, me gabimin e saj, si i tillë është marrë nga рothuajse të gjitha mediet e vendit. Prandaj, edhe e kemi këtë efekt të dominos “I pari gaboi, dhe pas tij gjithë të tjerët.

Prandaj, sa për udhëzim, ja se çka thotë për këtë shërbimi i Rojtersit në “Doracakun e tij për gazetarët”:

Saktësia dhe paanshmëria janë shenja dalluese të gazetarisë së Tomson Rojetersit. As saktësia e as paanshmëria nuk duhe të sakrifikohen për shkak të shpejtësisë. Faktet kontrolloni dy herë, NUMRAT, emrat, datat…

Ah, kjo presja, që na bëri një bela.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media në gjuhën maqedonase) 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

plason informata të gabuara

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

ka mundur edhe më mirë, nuk shet por jep aeroporte me koncesion

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja