verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Një radhë etiketa, një radhë ofendime, e askund fakte

on 23 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

maktel

[Recension: (VIDEO) KËTË PATJETËR DUHET TA SHIHNI, KËTË VETËM PSIKIATRËT MUND TA DESHIFROJNË: Vetë Gruevski sot u befasua nga duartrokitjet, shihej nga fytyra – A JENII JU NORMAL QË ENDE MË DUARTROKISNI, ÇFARË BUDALLENJSH JENI JU?!?!]

 

Ky publikim është turp të quhet produkt gazetaresk duke pasur parasysh se në të shkilen pothuajse të gjitha standardet profesionale dhe etike. Është përplot me etiketime dhe komentime klasike të pabazuara, dhe e gjithë kjo me qëllim që të ofrohet një pasqyrë tjetër për ish-kryeministrin dhe liderin aktual t partisë në pushtet, Nikolla Gruevskin.

maktelLinku deri te artikulli origjinal: (VIDEO) KËTË PATJETËR DUHET TA SHIHNI, KËTË VETËM PSIKIATRËT MUND TA DESHIFROJNË: Vetë Gruevski sot u befasua nga duartrokitjet, shihej nga fytyra – A JENII JU NORMAL QË ENDE MË DUARTROKISNI, ÇFARË BUDALLENJSH JENI JU?!?! 

Data dhe koha e publikimit: 19.09. 2016

Data e recensionit: 22. 09. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

 

TITULL ME DISA FJALI!

Artikulli që recensohet është problematik qysh me të ashtuquajturin titull. Ai përbëhet nga disa fjali, të cilat janë të lidhura në mënyrë jo të regullt me shenjat e pikësimit. Në fjalinë e ndërlikuar, të gjatë me kilometra, janë shprehur qëndrime personale, komente që nuk mbështeten me fakteve, mirëpo ka edhe ofendime. Ky është vetëm paralajmërim për atë që mund të pritet në artikull.

Sipas kategorisë në të cilën është vendosur publikimi, ai është dashur të jetë lajm, që do të thotë informatë që bazohet në fakte, mirëpo nuk është kështu. Teksti që bazohet në një video të shkurtër nga një fjalim i Gruevskit, më tepër i ngjan komentit. Mirëpo, megjithatë edhe për këtë zhanr gazetaresk ka rregulla që duhet të respektohen. Në këtë rast, lajmi-komentues më tepër u ngjan përgojimeve të mëhallës, se sa tekstit serioz. I konceptuar në këtë mënyrë nuk meriton të publikohet as në blog, e lëre më në portal.

“Në shikimin e tij sikur shihej dëshpërim, çmenduri, sëmundje, psikpati, patologji, sikur tallej me të pranishmit, sikur nuk i besohej se janë tubuar edhe bile edhe t’i duartrokasin, sikur kishte edhe një dozë të kënaqësisë, me atë që bëhet karagjoz edhe pse ditët i ka të numëruara dhe gjithë atë që do ta thotë në fjalimin e tij, jo vetëm që nuk do të ketë mundësi ta realizojë, por as që e ka ndërmend ta lë atë dhe nëse dikush e realizon atë, ai këtë do ta shohë dhe do ta dëgjojë nga ndonjë qeli në Idrizovë…”

Ky fragment më tepër i ngjan ndonjë pjese të romanit, se sa shprehjes gazetareske. Për një moment do të mund të mendonim se eventualisht bëhet fjalë për transmetim në formë reportazhi nga ndonjë ngjarje, ku autori nëpërmjet përjetimeve të tij personale e përshkruan atmosferën dhe ambientin. Megjithatë, nuk është kështu, për shkak se autori nuk është i pranishëm në vendnin e ngjarjes, por informon nëpërmjet inçizimit të publikuar në internet. Sa për përkujtim, publikimi, sipas kategorisë do të duhej të  ishte lajm, as koment, as reportazh, e në asnjërin nga këto zhanre gazetareske nuk është i lejuar etiketimi, ofendimi, e aq më pak publikimi i informatave të pabaza.

Me mënyrën e këtillë të shkrimit janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 14

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja