verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Një status Facebook-u, për një përmbajtje që s’mund të quhet lajm

on 14 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”]

 Me ardhjen e mediave sociale dhe popullarizimin e tyre në shekullin e XXI, të gjithë kanë mundësinë e publikimeve të video regjistrimeve, fotografive apo edhe shfaqjes së mendimeve në llogaritë e tyre elektronike. Ky demokratizim i skajshëm i informacionit, duket se një pjesë të mediave dhe shoqërisë e ka kapur ta papërgatitur.

[Recension: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”] Para se Gutenbergu të shpikte makinën e shtypit aty kah mesi i shekullit të XV-të, njerëzit çdo gjë që kishin për të shkruar e bënin në formën e dorëshkrimeve. Pra gjithsecili mund të shkruante çfarë të dëshironte, pa u penguar nga askush. Me ardhjen dhe masivizimin e shtypshkronjës, shkrimet filluan të monopolizoheshin. Jo çdo njeri mund të shkruante tash më. Ato shkrime që nuk shtypeshin, nuk gëzonin hapësirën e nevojshme për t’u përhapur me shpejtësinë e njëjtë sikur se përhapeshin tekstet e shtypura. Dhe kjo formë vazhdoi për gati 500 vite, deri në fund të shekullit të XX. Por, me ardhjen e mediave sociale në shekullin e XXI, njerëzimi sikur u rikthye në periudhën para-gutenbergiane, ku përsëri të gjithë kanë mundësinë e publikimeve apo edhe shfaqjes së mendimeve në llogaritë e tyre elektronike. Ky demokratizim i skajshëm i informacionit, duket se një pjesë të shoqërisë e ka kapur ta papërgatitur. Linku për te artikulli origjinal: Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi! Data dhe koha e publikimit: 08.11.2016 Data e recensionit: 10.11.2016 Recensues: Agron Vrangalla Në këtë recension do të kapen dy komponenta kryesorë që duket se janë më problematik për sa i përket lajmit që qëndron pas linkut më lart, titulli i lajmit dhe teksti i tij, pra gjithçka. Së pari, titulli i lajmit është skandaloz, i pasaktë, i shpikur, propagandistik, nuk pasqyron përmbajtjen, e kështu me radhë. Të paktën të kishte një rregull të moçme të kokës së lajmit, që është 3K (kryefjala, kallëzuesi, kundrina), por as atë se paska. Dakord, kjo e fundit ishte më tepër për batutë sepse nuk është se e respekton dikush më këtë rregull, edhe pse është shumë funksionale për ata që janë fillestarë në gazetari. Por pse s’u kursyem pak me fjalët që u thanë për titullin e lajmit: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”? Janë disa arsye: Lajmi në fjalë nuk posedon video, ndërkohë që këtu përmendet ndonjë video; Mund të jetë e saktë që Ahmeti ka pyetur veten a është shqiptar, por nuk ka marrë një përgjigje nga Musa Xhaferri, pra kjo lojë fjalësh nuk qëndron në kokë; Lajmi është marrë nga lajmpress.com, ndërkohë që ina-online.net e ka marrë pa ndryshuar asgjë, që i bie se të dy e kanë gabim; Ky titull nuk ka lidhje me përmbajtjen. Së dyti, përmbajtja. Mos pyet, çfarë të themi... Nuk ka përmbajtje, ka vetëm një status facebook-u. Do thoni, e mo mirë se gjithë tani citojnë statuse facebook-u, ç’të keqe ka? Ja disa arsye: Statuset e rrjeteve sociale nuk përbëjnë lajme. Mund të përbëjnë indicie për lajme; Nëse dëshironi të bëni lajme me qëndrimet e personave që publokojnë në rrjete sociale, duhet të merrni leje nga ata. Jo leje vetëm për respekt, por të pyetet personi se a është ky një qëndrim që mund të publikohet në media, apo ka nevojë të modifikohet pak; Edhe sikur të keni marrë leje, statuset e facebook-ut nuk publikohen të vetëm, pra i gjithë lajmi të jetë një status. Jo. Do merren dy-tre statuse nga palë të ndryshme dhe do “arnosh” një lajm. Nuk është lajmi më i mirë që ke bërë në jetën tënde, por mund të shpëtosh për sot; Statusi konkret që ka publikuar autori i tekstit, duket se ka të bëjë me rivalitet politik. Shumë mirë është ai status. Por c’ju desh autorit të bëjë lajm me këtë status? Apo vetëm se bashkëndajnë të njëjtin qëndrim redaksia me personin që ka bërë statusin. Nëse është kjo arsyeja, atëherë me këtë portal punët nuk kanë vajtur sic duhet. Mund të renditen edhe një sërë arsyesh të tjera se përse këto tekste janë të patolerueshme për t’u futur në kategorinë e lajmeve, por mjafton kaq sa për të bërë me dije në mënyrën më miqësore të mundshme se këto publikime nuk duhen praktikuar. Ne mediat online mungojnë ato që quhet gatekeepers, apo filtra që rikontrollojnë lajmet përpara se të publikohen. Por nëse portalet janë të politizuar, nuk bëjnë punë as një mijë mbrojtës të portës që të shpie tek publiku. Linku për te artikulli origjinal: Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!

Data dhe koha e publikimit: 08.11.2016

Data e recensionit: 10.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Në këtë recension do të kapen dy komponentë kryesorë që duket se janë më problematikë, titulli i lajmit dhe teksti i tij, pra, gjithçka.

Së pari, titulli i lajmit është skandaloz, i pasaktë, i shpikur, propagandistik dhe nuk pasqyron përmbajtjen. Të paktën të kishte një rregull të moçme të kokës së lajmit, që është 3K (kryefjala, kallëzuesi, kundrina), por as atë nuk e paska. Dakord, kjo e fundit ishte më tepër për batutë, sepse këtë rregull shumëkush nuk e respekton më, edhe pse është shumë funksional, sidomos për ata që janë fillestarë në gazetari. Por pse s’u kursyem pak me fjalët që u thanë për titullin e lajmit: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”? Janë disa arsye:

  • Lajmi në fjalë nuk posedon video, ndërkohë që këtu përmendet ndonjë video;
  • Mund të jetë e saktë që Ahmeti ka pyetur veten a është shqiptar, por nuk ka marrë një përgjigje nga Musa Xhaferri, pra kjo lojë fjalësh nuk qëndron në kokë;
  • Lajmi është marrë nga lajmpress.com, ndërkohë që ina-online.net e ka marrë pa ndryshuar asgjë, që i bie se të dy e kanë gabim;
  • Ky titull nuk ka lidhje me përmbajtjen.

Së dyti, përmbajtja. Mos pyet, çfarë të themi… Nuk ka përmbajtje, ka vetëm një status të marrë nga Facebook-u, të përzier me komente qesëndisëse dhe cilësime ofenduese. Do të thoni, e mo, mirë, se gjithë tani citojnë statuse Facebook-u, ç’të keqe ka? Ja disa arsye:

  • Statuset e rrjeteve sociale nuk përbëjnë lajme. Mund të përbëjnë indicie për lajme;
  • Nëse dëshironi të bëni lajme me qëndrimet e personave që publikojnë në rrjete sociale, është e udhës që të merrni leje nga ata. Jo leje vetëm për respekt, por të pyetet personi se a është ky një qëndrim që mund të publikohet në media, apo ka nevojë të modifikohet pak;
  • Edhe sikur të keni marrë leje, statuset e Facebook-ut nuk publikohen të vetëm, pra, që i gjithë lajmi të jetë vetëm një status apo një qëndrim i një personi. Jo. Së paku, duhet të merren dy-tre statuse nga palë të ndryshme, që të “arnosh” një lajm. Nuk është lajmi më i mirë që ke bërë në jetën tënde, por mund të shpëtosh për sot;
  • Statusi konkret që është publikuar duket se ka të bëjë me rivalitet politik. Shumë mirë. Por ç’ju desh autorit të bëjë lajm me këtë status? Apo vetëm sepse redaksia dhe personi në fjalë që ka shkruar këtë status bashkëndajnë të njëjtin qëndrim? Nëse është kjo arsyeja, atëherë me këtë përmbajtje punët nuk kanë vajtur siç duhet.

Mund të renditen edhe një sërë arsyesh të tjera se përse këto tekste janë të patolerueshme për t’u futur në kategorinë e lajmeve, por mjafton kaq, sa për të bërë me dije në mënyrën më miqësore të mundshme, se këto publikime nuk duhen të praktikohen në gazetarinë profesionale. Ne shumë prej mediat online mungojnë ata që quhet ruajtës të portës (gatekeepers), apo filtrat që rikontrollojnë lajmet përpara se të publikohen. Por, nëse portalet janë të politizuar, nuk bëjnë punë as një mijë mbrojtës të portës që të shpie tek publiku.

 

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja