Njëanshmëria është favorizim
Published in Recensione
on 25 - 09 - 2015 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “BDI kërkon llogari nga BESA për fushatën e shtrenjtë mediatike”]
Detyra e gazetarit është të afrojë publikun më të vërtetën dhe të qënit kritik është një hap i sigurtë drejt saj. Por kritikat duhët të zënë vend, në kuptimin që, duhet të bazohen në diçka faktike dhe të jenë sa më bindëse. Kur mungojnë faktet dhe kur kritikat duken si fjalë të thëna pa përgjegjësi, publiku duket të jetë shumë larg të vërtetës.
Linku për te artikulli origjinal: “BDI kërkon llogari nga BESA për fushatën e shtrenjtë mediatike”
Data e publikimit: 20.09.2015
Data e recensionit: 21.09.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Titulli na njofton për një interaktivitet ndërmjet dy partive politike shqiptare në vend. Me të lexuar titullin, lexuesi krijon përshtypjen që BDI kërkon publikisht nga Lëvizja BESA të dhëna për shpenzimet për “fushatën e shtrenjtë mediatike” (siç i referohet autori).
Informacionet që jep teksti, nuk korrespondojnë me njoftimin që bën autori në titull. Akuza rezulton të mos jetë publike, por një bisedë private mes autorit të tekstit dhe burimit të tij.
“Përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, kërkojnë llogari nga Lëvizja BESA, lidhur me prejardhjen e mjeteve financiare të fushatës së saj të shtrenjtë mediatike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”
Burimi i tij është person zyrtar, Flet për një çështje serioze në emër të subjektit të cilit i takon, por i mbuluar me petkun e anonimatit. Në këto raste, anonimiteti dhe vërtetësia e burimit, lë mjaft dyshime për lexuesin. Informacioni që i mungon kësaj fjalie, është se për çfarë shume flet autori kur thotë “fushatë e shtrenjtë”. Në pjesën e dytë të paragrafit hyrës, përveç që vazhdon të mos e sqarojë fjalën “e shtrenjtë” autori vazhdon edhe të japë komente mbi aktivitetet e subjektit politik që sulmohet duke pretenduar që investojnë vetëm e vetëm për të përfituar …
“Kjo pasiqë Lëvizja BESA ka filluar të bëjë propagandë të shtrenjtë mediatike, madje edhe duke investuar në objekte minore infrastrukturore, siç janë urat, vetëm e vetëm për të përfituar ndonjë përkrahës.”
Pjesa tjetër e tekstit është vendosur në thonjëza dhe citohet si deklaratë e burimit zyrtar dhe anonim të informacionit. Në këtë mënyrë gazetari heq përgjegjësinë nga vetja sepse për ato që thuhen brenda thonjëzave, tashmë mban përgjegjësi ai të cilit i atribuohen.
Publiku, në këtë rast, meriton të dëgjojë edhe palën tjetër, atë që akuzohet se “pa kurrëfarë turpi, orientimin e tyre aziatik e kamuflojnë me Besën shqiptare”.
Është një akuzë e rëndë para publikut. Autori e len pa fakte nëse flitet për akuza me vend ose thjeshtë për fjalë në ajër.
Meqë autori nuk thotë që ka tentuar por nuk ka arritur të marrë prononcimin zyrtarë të palës tjetër, Lëvizjes BESA, kjo nënkupton që teksti është lënë qëllimisht i njëanshëm.
Njëanshmëria në tekst, do të thotë se favorizohet një anë. Kjo është e patolerueshme dhe shkelje e parimeve bazë të gazetarisë profesionale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, anonime
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
logo
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e